Lajmet e fundit

Liverpooli e ka shkatërruar Manchester Unitedin, duke e mposhtur me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Gakpo, në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u shënuan plotë gjashtë gola. Fillimisht Darwin Nunez dyfishoi epërsinë në minutëne 47’. Vetëm tre minuta më vonë Gakpo shënoi golin e tretë dhe të dytin personal.
Mohamed Salah, me një gol të bukur në minutën e 66’, katërfishoi epërsinë e Liverpoolit.
10 minuta më vonë, Nunez realizoi golin e pestë. Salah nuk u ndalë dhe realizoi edhe njëherë në minutën e 83’.
Goli i fundit i këtij takimi u shënua nga Roberto Firmino, në minutën e 88’.
Liverpooli pas fitores renditet në pozitën e pestë me 42 pikë pas 25 ndeshjeve, teksa Unitedi më vendin e tretë me 49 pikë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber