Lajmet e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Mohamed Salah, në minutën e 11’, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Salah shënoi edhe njëherë.
Në pjesën e dytë, Harry Kane e ngushtoi epërsinë në minutën e 70’, gola të tjerë nuk prodhoi kjo ndeshje dhe përfundoi në favor të Liverpoolit.
Liverpooli pas fitores kalon në vendin e 8-të me 19 pikë, pas 13 ndeshjeve, derisa Tottenhami në pozitën e katërt me 26 pikë, pas 14 ndeshjeve. /Klankosova.tv