Liverpool ka vazhduar serinë mbreslënëse në fillim të këtij sezoni. Ata kanë arritur të shënojnë fitoren e katërt radhazi duke mposhtur si mysafir Leicester Cityn me rezultat 2-1.
‘The Reds’ që në fillim sulmuan, kështu duke arritur të shënojnë në minutën e 10’ të takimit përmes Sadio Mane.
Djelmoshat e Jurgen Klopp nuk u ndalën me kaq.
Ata arritën që në pushim të shkojnë më të qetë, kur Bobby Firmino në minutën e 45’ arriti të shndërrojë në gol krosimin e James Milner, kështu duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.
Leicester në pjesën e dytë u hodhë në aksion, për të kërkuar golin që do tu kthente atyre shpresat për së paku një pikë, transmeton Klan Kosova.
Gabimin e portierit mysafir, Alisson, arriti ta shfrytëzojë Madisson i cili këtë top e pasoi te Ghezzal i cili ngushtoi epërsinë në 2-1, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar.
Xherdan Shaqiri në këtë takim u inkuadrua nga minuta e 70’ kur zëvendësoi Mohammad Salah.
Kjo fitore mban Liverpoolin në pozitën e parë në tabelën e Premier League me 12 pikë të mbledhura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.