Lajmet e fundit
Reds raportohet të kenë paguar rreth 500,000 funte për të siguruar shërbimet e 18 vjeçarit.

Liverpool ka kompletuar nënshkrimin me Allan Rodriguez de Souza nga Internacional, thuhej në një njoftim të klubit.
18 vjeçari, që është stërvitur me Reds gjatë para-sezonit dhe ka luajtur në tre miqësore me skuadrën, është huazuar tek skuadra finlandeze SJK, për të kompletuar transferimin.
Kështu Allan është bërë braziliani i katërt në Anfield, bashkë me Philippe Coutinhon, Roberto Firminon dhe Lucas Leivan.
Raportohet se Liverpool ka paguar 500, 000 funte për të siguruar shërbimet e të riut.