Lajmet e fundit
Mesfushori anglez do të transferohet tek Liverpool pas një sezoni gati mediokër me Manchester City.

Liverpool ka arritur marrëveshje me Manchester City për të transferuar mesfushorin James Milner.
https://twitter.com/LFC/status/606377378907078656
Skuadra nga Anfield Road është dakorduar edhe me lojtarin, prandaj 29 vjeçari do të kalojë si transfer i lirë, pasi kontrata i skadon më 1 korrik.
Për këtë nënshkrim, Liverpool konkurroi me rivalët Arsenal, ndërsa mesfushori anglez do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me ‘Reds’.
Milner pritet të zë pozitën e Steven Gerrard, që largohet nga klubi drejt La Galaxy, pas 17 vjetësh.
Në 32 paraqitje sezonin që shkoi, Milner dhuroi shtatë asiste dhe shënoi pesë gola.