Lajmet e fundit
Liverpooli dëshiron të përforcohet këtë verë me James Milner, ekipi nga Anfield është shumë afër transferimit të mesfushorit anglez, në tentim për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga ikona e klubit Steven Gerrard.

Raportohet se Liverpooli është afër transferimit të yllit të Machester City James Milner.
Reprezentuesi i kombëtares angleze do të jetë transferi i lirë gjatë kësaj vere pasi kontrata me Cityn përfundon , dhe bisedimet për një rinovim me Citizens kanë stagnuar.
Arsenali dhe Liverpooli kanë qenë të lidhur me një transferim të 29-vjeçarit dhe raportohet se të ‘’Kuqtë’’ janë të vendosur për të nënshkruar me të.
Pohohet se Milner është i destinuar për të arritur në Anfield edhe pse ka të ngjarë që City ta bëjë një ofertë në minutën e fundit duke i ofruar një kontratë dhe të tentoj ta mbajë në ekip.
Milner po shihet si zëvendësim i Steven Gerrard në mesin e fushës.