Lajmet e fundit

Legjenda e Liverpool, John Aldridge ka thirrur Jurgen Klopp duhet të bëjë një transferim të madh – duke rikthyer në klub Luis Suarez.
Uruguaiani la Anfield për Barcelona në vitin 2014, ku është bërë futbollist kyç për Luis Enrique si pjesë e vijës sulmuese të famshme “MSN”.
“Për të qenë i sinqertë, skuadra është kaq e mirë me që nuk garojmë në Evropë”.
“Coutinho është duke u rikthyer shpejt ashtu si Matip dhe Gomez. Plus të rinjtë kanë potencial të mjaftueshëm”, ka thënë Aldridge.
“Menaxheri e di nëse ka nevojë të blejë futbollistë, por nëse nuk e gjen njeriun e duhur atëherë do t’i duhet të luajë me futbollistët e rinj. Paratë janë gati por nuk besoj se ai do të dalë e të shpenzojë për hir të dikujt”.
‘Personalisht unë do të shkoja e ta merrja Suarez”, ka përfunduar Aldridge./Klan Kosova/