Lajmet e fundit

Nga janari e tutje vëllezërit Eden dhe Thorgan Hazard mund të jenë kundërshtarë në derbin Chelsea – Liverpool.
Është skuadra nga Anfield që ka shfaqur interesim për mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, Thorgan Hazard, shkruan Daily Star, përcjell Klan Kosova.
Liverpool dëshiron që belgun ta blejë që në afatin e janarit, pasi e sheh si të duhur për ta mbuluar pjesën ofensive të mesfushës.
Shuma e ofertës që The Reds pritet ta bëjnë për futbollistin nuk është bërë e ditur.