Lajmet e fundit

Marouane Fellaini nuk ka kaluar ditë të mira në Manchester United, për çka në dy vitet e fundit përflitet një largim i tij.
Por është një skuadër angleze që e kërkon atë. Madje Liverpool thuhet se po bën gati ofertën për belgun, shkruan L’Equipe, përcjell Klan Kosova.
Fellanint këtë verë i skadon kontrata, por që ende nuk dihet nëse do t’i ofrohet e reja, apo Djajtë e Kuq, do të lënë të largohet si i lirë.
Përveç Liverpool edhe PSG dhe Monaco janë duke monitoruar situatën, prandaj ish mesfushori i Everton mund të kalojë edhe në Ligue 1./Klan Kosova/