Lajmet e fundit

Liverpool po e përcjellë nga afër sulmuesin e Valencia-s, Ferran Torres, sipas Guillem Balague-s së Sky Sports.
18 vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re me Los Che e cila do ta mbajë në “Mestalla” deri më 2021, e që përfshin po ashtu edhe një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Torres ka debutuar sivjet për Valencia-n, dhe ka pasur shtatë paraqitje në La Liga, dhe tri në Kupën e Mbretit.