Lajmet e fundit

Liverpool janë në bisedime më treshen Amerikano jugore , Roberto Firmino,Carlos Bacca dhe Salomon Rondon, sipas Sky Sports.
Pas një fushate zhgënjyese për të kuqtë në vijën e sulmit, Brendan Rodgers është i vendosur për të sjellë kualitet në repartin ofenziv për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori sulmues i Hoffenheim Firmino raportohet se do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare në Anfield për një shumë prej 18 milionë funteve pasi të përfundoj Kupa e Amerikës.
Në ndërkohë, Liverpool duhet të shpenzojnë për Baccan , 21.5 milionë funte për ta marrë atë nga Sevilla, ndërkohë lojtari i Zenit Saint Petersburgut, Rondon thuhet se mund të lirohet nga ekipi për një shumë prej 14 milionë funteve.