14.11.2018 · përditësuar para 2817 dite1 min lexim
Skuadra angleze, Liverpool, nuk është e interesuar të nënshkruajë kontratë me sulmuesin francez, Ousmane Dembele, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Jurgen Klopp, që ta përvetësojë atë në të kaluarën.
Më herët ishte raportuar se i riu francez ka qenë nën shënjestrën e Liverpool-it, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, së fundmi mediat kanë raportuar se Dembele nuk është në listën e klubit dhe se menaxheri Klopp nuk ka gjasa të nënshkruaj kontratë me të gjatë muajit janar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.