Gjiganti anglez Liverpool ka filluar seriozisht kërkimin për një lojtar që mund të marrë rolin e Mohamed Salah, i cili pas shumë viteve të suksesshme në “Anfield” mund të kërkojë aventura të reja.
Kandidati kryesor që drejtuesit e “The Reds” kanë identifikuar Malick Fofana, anësori belg 20-vjeçar i Olympique Lyonnais. Fofana iu bashkua Lyon-it në vitin 2024, pasi u transferua nga KAA Gent, dhe menjëherë u bë një nga pikat më të forta të sulmit francez, transmeton Klankosova.tv.
Shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të shënuar e kanë shndërruar në një lojtar kyç. Vetëm sezonin e kaluar, ai regjistroi 11 gola dhe 6 asistime në 41 ndeshje, duke u konfirmuar si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.