Lajmet e fundit
Skuadra angleze ka siguruar shërbimet e Boby Adekanye.

Anësori Nigerian ka njoftuar në Instagram se ka nënshkruar transferimin e tij tek skuadra e Brendan Rodgers.
Ish lojtari i skuadrës B të Barcelonës, Bobby Adekanye ka konfirmuar në Instagram se ka nënshkruar kontratë me Liverpool.
‘Reds’ kanë siguruar shërbimet e 16 vjeçarit nga gjigandët katalantë, megjithë interesimin e madh për të edhe nga Ajax, ku ai luajti si huazim vitin e shkuar.
Adekanye shkroi në rrjetin social: “Jam i lumtur që nënshkrova me Liverpoolin”.
Mësohet se skuadra nga Anfield Road ka siguruar shërbimet e anësorit pas premtimit për ta përfshirë atë në skuadrën startuese.