Lajmet e fundit
Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp u treguan më të fortë se ata të Pep Guardiola, pasi shënuan fitore në përballjen e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në përballje me Manchester City, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup.
Të parët në epërsi kaluan Qytetarët, përmes Leroy Sane, që gjeti rrjetën e portierit Loris Karius në minutën e 57-të të takimit.
Por Të Kuqtë u dhanë vetëm pak kohë të gëzohen, pasi gjashtë minuta më vonë Mohamed Salah barazoi rezultatin.
Skuadrës nga Anfield Road fitoren ia siguroi Sadio Mane, që shënoi gol në minutën e fundit të takimit.