Lajmet e fundit

Sonte duke filluar nga ora 21:00 në Klan Kosova do të transmetohet ndeshja e parë e grupit B në mes Liverpoolit dhe Milanos në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në këtë takim, të dy skuadrat hyjnë me mungesa të mëdha, por ajo që bie më në sy është mungesa e Firminos tek Liverpool dhe e Ibrahimovic tek Milano.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Robertson, Gomez, Matip, Alexander Arnold, Henderson, Fabinho, Keita, Jota, Origi dhe Salah.
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Leao, Rebic.
Kujtojmë se këtë ndeshje mund ta ndiqni edhe përmes Live Updates në Klankosova.tv.