Lajmet e fundit

Liverpooli dhe Milani do të ndeshen sot, për kalim të mëtejmë nga grupi kualifikues B.
Liverpooli do të luajë pa Harvey Elliott, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës të dielën. Roberto Firmino gjithashtu ka të ngjarë të mungojë nga lëndimi.
Për Milanin, është e pasigurt nëse Olivier Giroud do të luajë, pas shërimit nga COVID-19. Tiemoue Bakayoko është në pikëpyetje pas lëndimeve, ndërsa Rade Krunic do të mungojë.
Shqetësim tjetër për Milanin është mungesa e Zlatan Ibrahimoviqit, i cili po ashtu po vuan nga lëndimi, njofton Klankosova.tv.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit:
Në portë: Alisson,
Në mbrojtje: Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson,
Në mesfushë: Henderson, Fabinho, Thiago,
Në sulm: Salah, Jota, Mane.
Formacioni i mundshëm i Milanit:
Në portë: Maignan,
Në mbrojtje: Kalabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez,
Në mesfushë: Kessie, Tonali,
Në sulm: Florenzi, Diaz, Leao, Rebiç.