Lajmet e fundit
Sulmuesi i Anglisë e ka pranuar se nuk është në planet e Jurgen Klopp në Anfield dhe që në janar synon të largohet nga skuadra

Daniel Sturridge pritet të largohet nga Liverpool qysh në janar, pasi nuk është i kënaqur me minutat në lojë.
Anglezi nuk i ka kompletuar 90 minuta në Premierligë këtë edicion dhe e ka pranuar se nuk është në planet e menaxherit Jurgen Klopp.
West Ham dhe Stoke City kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit, por pritet që gjithcka të qartësohet vitin tjetër.