Lajmet e fundit

Është Julian Draxler emri më i ri që po përflitet për t’u bashkuar me Liverpool-in në merkaton e dimrit. Jurgen Klopp e pëlqen sëtepërmi futbollistin e kombëtares gjermane i cili po gjen pak hapësira te Paris Saint Germain gjatë kësaj periudhe dhe mund të largohet në janar.
Me Coutinhon që është gjithnjë e më pranë transferimit te Barcelona, “The Reds”, e shohin pikërisht te Julian Draxler zëvendësuesin ideal të brazilianit./supersport.al