Lajmet e fundit
Skuadra e madhe angleze është e interesuar ta transferojë asin 17-vjeçar të Lyon, që kërkohet edhe nga një varg klubesh tjera europiane

Liverpool është duke tentuar të nënshkruajë me talentin e skuadrës franceze Lyon, Mohamed Bahlouli.
17-vjeçari ka luajtur për grupmoshat U19 të skuadrës dhe ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha europiane me paraqitjet e tij.
Por më së afërmi transferimit të tij është skuadra nga Anfield Road, që tashmë ka vënë kontakt me lojtarin.