Lajmet e fundit

Liverpool i ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e portierit të Atletico Madrid-it, Jan Oblak, duke bërë një ofertë prej 90 milionë eurosh, pohon Don Balon.
Të Kuqtë pritet që ta zëvendësojnë Loris Kariusin këtë verë, pas performancave mediokre në stinorin e fundit, e veçanërisht në finalen e Ligës së Kampionëve.
Oblak ka qenë në radarin e Liveprool-it që një kohë të gjatë, ndërkaq Klopp tani ka bërë një lëvizje për lojtarin i cili ka klauzolë prej 100 milionë eurosh.