Lajmet e fundit
Xherdan Shaqiri mund të kalojë në ishull, pasi qëndrimit të tij tek Inter duket se i ka ardhur fundit dhe Liverpool ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqir, duket se e ka të sigurtë largimin nga Inter. Kjo pasi skuadra nga qyteti i modës, Milan, ka vendosur të përforcojë radhët me futbollistë më kualitativë dhe pasi ai nuk ka treguar diçka që nga transferimi i tij, në janar të këtij viti.
Mediat angleze raportojnë se Liverpool ka shprehur interes për të transferuar Shaqën. Skuadra nga Anfield Road pati synuar blerjen e Shaqirit edhe më herët, por ai pati zgjedhur kalimin tek Inter.
Veç Liverpoolit, për shërbimet e Shaqirit është interesuar edhe Stoke City.