Lajmet e fundit
Menaxheri gjerman është duke përgatitur ofertë prej mbi 33 milionë eurosh për mesfushorin e Schalke, pasi ka qenë i impresionuar me lojën e tij qëkur ishte menaxher i Borussia Dortmund.

Liverpool është duke bërë gati një ofertë prej mbi 33 milionë eurosh për Max Meyer.
Jurgen Klopp është fans i gjermanit, të cilin pati tentuar ta transferojë edhe sa ishte tek Borussia Dortmund.
Mbetet të shihet nëse Schalke do të jetë e interesuar për këto bisedime, pasi Leroy Sane raportohet se është gati kalimit tek Manchester City.