Lajmet e fundit

Liverpool-i nuk ka arritur të fitojë te Leeds United-i, pasi ndeshja e xhiros së 32-të të Premier Ligës mbaroi 1:1.
Kampioni në fuqi i Anglisë udhëhoqi një kohë të gjatë pasi fillimisht kaloi në epërsi përmes Sadio Mane-së në minutën e 31-të.
Ndërkaq, ishte goli i Diego Llorente-s për Leeds-in në minutën e 87-të që solli rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ky barazim gjen të Kuqtë në pozitën e gjashtë me 53 pikë, ndërkaq Leeds-in në të dhjetin me 46 sosh.