Skuadra angleze Liverpool e ka mposhtur atë të Aston Villës në sekondat e fundit të takimit.
Reds fituan me rezultat 2-1 për ta vazhduar diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt, transmeton Klan Kosova.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 21-të me anë të Trezeguet.
Andy Robertson arriti që t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 87-të, derisa Sadio Mane shënoi golin e fitores në minutën e 90+4.
Pas kësaj xhiroje, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 31 pikë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.