12.08.2017 · përditësuar para 3277 dite1 min lexim
Këmbëngulja e Barcelonës për ta blerë Philippe Coutinhon dhe ajo e Liverpoolit për ta mbajtur, ka çuar drejt një lufte të hapur, shkruan Mirror, njofton Klan Kosova.
Mesfushori ka dorëzuar pranë klubit të tij një kërkesë për transferim, përkundër se klubi njëherë tha se nuk e ka ndërmend ta shesë.
Liverpool ia ka refuzuar menjëherë kërkesën Coutinhos duke e acaruar situatën.
Një anëtarë I familjes së brazilianit ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “Philippe do të dëshironte një zgjidhje miqësore pasi ka dashuri të madhe për klubin dhe për fansat. Por, siç kanë treguar edhe në të kaluarën lojtar si Gerrard e Suarez, Liverpool s’i njeh largimet miqësore të lojtarëve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.