Lajmet e fundit

Real Madrid e ka bërë mesfushorin e Liverpool, Mohamed Salah, toprioritet për verën që po vjen.
Por skuadra nga Anfield duket se po merr masat e duhura në këtë drejtim. Liverpool, sipas The Sun, është duke planifikuar që t’ia dyfishojë rrogën egjiptianit, përcjell Klan Kosova.
25 vjeçari sivjet “ka futur nën këmbë Evropën”, duke qenë golashënuesi më i mirë me 43 gola në të gjitha garat.
Forma e tij e jashtëzakonshme këtë sezon ka bërë që Salah të vihet në thumbin e shumë klubeve të mëdha – edhe Real Madridit.
Nga sa e ka rrogën tash, 90 mijë funta në javë, Liverpool ka synim që rrogën e tij javore ta ngrish në 185 mijë.