Lajmet e fundit

Liverpool po përgatitet që t’i refuzojë ofertat për Mohamed Salah, raporton Daily Mail.
Salah është shndërruar në një nga yjet kryesore në botën e futbollit sivjet, duke arritur që deri tash t’i shënojë 43 gola.
Ndonëse Madridi mund të përgatitet që t’i japë deri në 200 milionë funte, Të Kuqtë do t’i hedhin poshtë ofertat që do të vijnë në drejtim të tyre.
Ata madje po synojnë që t’ia përmirësojnë kontratën egjiptianit – kontratë të cilën e kishte nënshkruar tek verën e kaluar.