Lajmet e fundit

Liverpool pritet që t'i hapë diskutimet me heroin e tyre në Ligën e Kampionëve, Divock Origi, raporton Daily Star.
Pasi janë vërtetuar me aftësitë e tij që i shfaqi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku realizoi dy gola, Të Kuqtë po planifikojnë që ta mbajnë edhe pas këtij sezoni.
Ai është tek finalisti i Ligës së Kampionëve që nga viti 2014, duke u huazuar te Lille dhe Wolfsburg më 2014-15, respektivisht 2017-18.