Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool, Mario Balotelli duket se nuk është i dëshiruar më në skuadrën e Klopp.
Edhe pasi ta përfundojë marrëveshjen e huazimit në Milan, ai do të transferohet te skuadra e tij e re.
Kina është destinacioni i radhës për italianin, i cili në vitet e fundit nuk ka mundur që ta gjejë veten nëpër klube të ndryshme.
Kohën e fundit klube kineze janë treguar tejet duarlira në shpenzimet e tyre për lojtarët e rinj, andaj interesimi i Liverpool është që SuperMarion ta shes atje, transmeton Klan Kosova.