Lajmet e fundit

Liverpool dhe Manchester United kanë arritur ta nxjerrin një pikë në derbin e javës së tetë të Premier Ligës.
Ndonëse lojën e dominoi Liverpool, vendësit nuk arritën t’i arkëtojnë tri pikë kundër skuadrës së Jose Mourinhos.
Pas kësaj ndeshjeje, Manchester United gjendet në pozitën e parë me 20 pikë por një ndeshje më pak se klubet tjera, ndërkaq Liverpool në pozitën e gjashtë me 13 sosh.