Lajmet e fundit
Liverpool raportohet që është shumë afër që të arrijë marrëveshje me sulmuesin e Aston Villas, Christian Benteke.

42.5 milionë euro janë të gatshëm The Reds për të paguar për të sjellë atë në Stamford Bridge.
Benteke ka qenë që nga fillimi i afatit kalimtar caku kryesor i trajnerit Brendan Rodgers, për një transferim të tij në Anfield.
Liverpool ka shpenzuar deri tash duke sjellë disa lojtar të rinj, ndërsa tash me shitjen e Raheem Sterling gjasat janë të mëdha edhe për investime të tjera, përfshirë këtu Benteken.
Belgu, sezonin e fundit me Aston Villan ka realizuar 16 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit u përball me një lëndim që e la jashtë fushës për një kohë.