Lajmet e fundit

Liverpool këtë fundjavë udhëton për në Etihad Stadium për tu ndeshur me Manchester City.
Por skuadra e Jurgen Klopp atje do të kërkojë pikë pa mesfushorin Philippe Coutinho, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Braziliani është lënë jashtë skuadrës për këtë takim dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Klopp.
Ai ka thënë se futbollistit i duhet ende kohë të kalojë në fitnes dhe kjo ka qenë arsyeja që ai po mungon në këto javët e para të Premier League.