Lajmet e fundit

01:08 - "Vëllai i Madh" i çon në nominim të gjithë banorët për këtë javë (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i çojë të gjithë banorët në nominim.
Shkak për këtë mbetet thyerja e rregullave të formatit nga konkurrentët e kastit, përfshirë bisedat me tone të ulëta, papastërtinë në dhomën e gjumit, e arsye të tjera.
"Kë doni ta shpëtoni?" - votoni të preferuarin tuaj duke votuar përmes SMS-ve.
01:04 - Blero - Shqipes: Ti je e paedukatë (VIDEO)
Blero dhe Shqipja gjatë natës ‘Prime’ të sotëm kanë pasur një debat së bashku.
Në një moment, Blero e ka quajtur Shqipen të paedukatë, përcjell Klankosova.tv.
“Ti je e paedukatë”, është shprehur Blero, drejtuar Shqipes.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:48 - Raporti tejet i afërt mes Bleros dhe Blerandos - çka thuhet në materialin e zgjedhur? (VIDEO)
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Blero po shihen më të afërt se kurrë.
Këtë e dëshmoi edhe materiali që u prezantua këtë ‘Prime’.
Në klip u panë edhe banorët e tjerë se si akuzonin si Blerandon po ashtu edhe Bleron, për afërsinë ndërmjet tyre.
Por për të parë të gjithë materialin, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:41 - "SHQ1PE.co" feston 4-vjetorin e themelimit, u dedikon dhurata të çmuara për banorët (VIDEO)
“Vëllai i Madh” ka shpalosur një sërë surprizash për banorët e Big Brother VIP Kosova, pa harruar edhe dhuratat për ta.
Kësisoj, brendi shqiptaro-amerikan Shqipe.co i krijuar më 28 nëntor të vitit 2019 në New York, ka sjellë dhurata për të gjithë banorët.
Kuptoni më shumë rreth kësaj befasie për banorët, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
00:28 - Gjuha e ashpër e Santianës, Bledi i drejtohet asaj: Meritova kërkim-falje, po nejse (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane i është drejtuar me disa kritika Santianës rreth gjuhës së ashpër të saj.
Pasi Santiana kërkoi falje për fjalorin e paprecedentë të saj, Mane pati disa fjalë për të.
“Atë faljen e meritoja unë që parë, por gjithsesi kemi rrugë të gjatë në Big Brother për të bërë”, është shprehur Mane.
Por për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:28 - “Vëllai i Madh” zemërgjerë për Ditën e Flamurit, ndan 100 % të buxhetit për banorët (VIDEO)
Me sfidën e buxhetit të kësaj jave, banorët kanë fituar 40 % të buxhetit.
Por, “Vëllai i Madh” ka vendosur që për Ditën e Flamurit të jetë zemërgjerë dhe ua ka rrumbullaksuar në 100 % buxhetin.
Banorët i janë gëzuar shumë këtij lajmi dhe njërëzi kanë brohoritur “Vëllai i Madh”.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:15 - Santiana thotë se "Monika e ka keqkuptuar lojën në BBVK" (VIDEO)
Pas transmetimit të video materialit të përplasjes mes Monikës dhe Santianës, ka sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit.
Santiana ka thënë se “Monika e ka keqkuptuar lojën” në Big Brother VIP Kosova.
Për ta parë reagimin e plotë të Santianës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:05 - I tha që ka buzëqeshje "fake", Alba i kthehet Monikës: Kam pasë respekt, por ke fol pas shpine (VIDEO)
Monika në një diskutim gjatë javës, i ka thënë Albës se e ka buzëqeshjen “fake”.
Alba sonte në ‘Prime’ është shprehur se Monika ka folur pas shpine, përcjell Klankosova.tv.
“Kam pasë respekt, por ke fol pas shpine”, është shprehur Alba.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:05 - Monika komenton debatin me Santianën: Më përqeshi te banorët e tjerë (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të përplasjeve mes Monikës me Santianën, por edhe me banorë të tjerë, Monika ka komentuar mbi këtë çështje.
Ajo u justifikua për debatet që ndodhën mes saj dhe të tjerëve.
Ndërsa ajo tha se “Santiana e ka përqeshur te banorët e tjerë”.
Por për ta dëgjuar të plotë komentimin e Monikës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:53 - Gjithçka që duhet të dini mbi përplasjen Santiana - Monika (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të sotëm është transmetuar një video material me protagoniste, Santiana-Monika.
Dyshja janë parë të debatojnë me tone të larta gjatë përplasjes së ashpër mes tyre, derisa ndër arsyet mbetet larja e enëve.
Por, si reaguan Monika e Santiana, përgjatë kohës kur video materiali po transmetohej, dhe çfarë detajesh tjera u shpalosën aty, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
23:50 - Ganiu vazhdoi garën, çka thonë banorët e tjerë për vendimin e publikut? (VIDEO)
Publiku ka vendosur përmes televotimit që Ganiu do të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova.
E për vazhdimin e tij të garës edhe banorët kanë pasur nga një mendim, përcjell Klankosova.tv.
“Më erdh shumë mirë që Ganiu do të jetë pjesë e lojës, sepse siç thash edhe më herët, neve po na duhet Gani Gërmia si humorist”, është shprehur Lumbardhi.
Për të dëgjuar mendimet e të tjerëve, klikoni videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:37 - Publiku voton që Ganiu të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova
Publiku ka vendosur përmes televotimit mbi fatin e Ganiut për qëndrimin mbi shtëpinë më të famshme në vend që ai të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova.
Ganiu është vënë në televotim gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ si rezultat i një sërë sjelljesh të papërshtatshme dhe shkeljeve të rregullave të “Vëllait të Madh”.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:31 - Azemi befasohet nga babai i tij (VIDEO)
Pas rrëfimit prekës të Azemit, dhe leximit të letrës që i’a kishte dërguar babai i tij, atë e priti një surprizë.
Babai i tij e befasoi Azemin me vizitë brenda shtëpisë të “Vëllait të Madh”.
Që të dy u emocionuan shumë, dhe përqafime e puthje të përzemërta u shkëmbyen mes tyre.
Por për detaje më të hollësishëm, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm:
23:29 - Mbyllet televotimi për Ganinë (VIDEO)
Për shkak të sjelljes së Ganisë ndaj Lumbardhit, “Vëllai i Madh” ka vendosur që ta lë në dorë të publikut, nëse Ganiu do të qëndrojë në shtëpi apo jo, duke hapur kështu një televotim.
Televotimi tashmë është mbyllur dhe këtë e ka bërë të ditur Jonida, përcjell Klankosova.tv.
“Ka ardhur moment që ta mbyllim televotimin e hapur për Ganinë. Mbyllet televotimi. Ka votuar kush ka votuar”, është shprehur Jonida.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:22 - Azemi mezi e lexon letrën - s'i ndalë lotët (VIDEO)
Konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Azemit, në dhomën e rrëfimeve po e pret një letër nga babai i tij.
Sapo hyri aty, ai u përball edhe me disa foto të familjes së tij, të cilat e emocionuan atë tej mase.
Më pas ai u ul për ta lexuar letrën.
Por teksa e lexonte letrën nga babai i tij ai mezi i ndalte lotët, dhe e kishte të vështirë ta lexonte atë.
Se çfarë i ka shkruar babai i tij, klikoni videot në linkun e mëposhtëm:
23:19 - Azemi vendos të flasë për herë të parë, shpalos të pathënat e jetës së tij (VIDEO)
Sonte në natën ‘Prime’ ka qenë Azemi ai që e ka bërë rrëfimin mbi përjetimet e tij.
Ai ka vendosur të flasë për herë të parë, duke shpalosur të pathënat e jetës së tij, përcjell Klankosova.tv.
“Unë nga këmba e deri lart jam i ngarkuar, gjithmonë kam qenë, që 7 vjet e deri më tani, me 500 mijë gjëra”, është shprehur ai.
Për të dëgjuar rrëfimin e plotë, klikoni videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:54 - Minus 5 mijë euro nga çmimi i madh - "Vëllai i Madh" me dënim pas fjalorit të pahijshëm të Santianës (VIDEO)
Kundrejt fjalorit të pahijshëm të përdorur nga Santiana, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nga çmimi të zbresë hiq më pak se 5 mijë euro.
Vendimin e “Vëllait të Madh”, Santianës dhe banorëve të tjerë ua ka kumtuar prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi.
Për më shumë detaje, ndiqni videot në linçet e mëposhtme.
22:47 - Bledi - Santianës: Ti je xheloze karshi vajzave tjera në shtëpi (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar sjelljen e Santianës kundrejt vajzave të tjera.
Ai edhe ka kritikuar Santianën për fjalorin që ka përdorur ajo karshi Kaderit.
“Ti tregon shenja xhelozie në raport me vajzat e tjera në shtëpi”, është shprehur Mane.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:46 - Vazhdon oferta e jashtëzakonshme e Nimi TV (VIDEO)
Nimi TV vazhdon me ofertën e vet për klientët në diasporë, ku ofron 13 muaj abonim për vetëm 6 euro muaji.
Me këtë ofertë, ju keni qasje në kanale shqip dhe të sportit, duke përfshirë ligat e futbollit dhe ekskluzivisht kanalet Big Brother VIP Kosova, falas.
Oferta vlen deri më datën 28 nëntor andaj, nxitoni.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:42 - Alby: I'a kam ndjerë energjinë e mirë Kaderit, që nga momenti kur ka hyrë në shtëpi (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby gjatë spektaklit ‘Prime’ ka rrëfyer arsyet që qëndrojnë pas krijimit të miqësisë me Kaderin.
Ajo ka thënë të jetë “energjia pozitive” e Kaderit, ndër arsyet se pse dyshja janë lidhur aq shumë.
“Kaderi që kur ka hyrë brenda me të vërtetë ia kam ndjerë energjinë e mirë, dhe më shkon muhabeti me të, s’kemi inat me njëra-tjetrën. Kemi një shoqëri të mirë me të për momentin”, ka thënë Alby.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:36 - Santiana për Kaderin: Kjo është e bukur, por kur e çelë gojën e prish krejt (VIDEO)
Santiana dhe Kaderi kanë pasur debat edhe sonte në ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
Santiana i ka thënë Kaderit se është e bukur, por nuk di të flas, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo është e bukur, por kur e çelë gojën e prish krejt se nuk din me fol”, është shprehur ajo.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:17 - Hapet televotimi - a duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi? (VIDEO)
Pas sjelljeve jokorrekte të Ganiut karshi Lumbardhit – një reagim ka ardhur nga “Vëllai i Madh”.
“Vëllai i Madh” e ka dërguar Ganiun në një nominim automatik.
“Rrugëtimi yt në BBVK është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtatshëm, janë evidente fjalorthi ofendues si dhe gjuha me ofendime kundrejt banorëve të tjerë. Pasi fatmirësisht cenimi fizik ka munguar deri tash, unë fatin tënd në lojë, shkaku i sjelljeve tua, kam vendosur t’ia lë publikut”, tha pos tjerash “Vëllai i Madh”.
A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi? Votoni duke dërguar SMS.
22:15 - "Bledi - Ganiut: Mos gënje që ke qenë i dashuruar (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka dhënë një opinion për sjellje e Ganiut.
Ai ndër të tjera i ka thënë atij që të mos gënjejë që ka qenë i dashuruar, përcjell Klankosova.tv.
“Mos gënje që ke qenë i dashuruar, se një mashkull i dashuruar nuk sillet në atë mënyrë”, është shprehur Bledi.
Bledi gjithashtu ka pasur edhe një mesazh për Albyn dhe Kaderin, duke u dhënë që ta mbajnë afër Ganiun.
“Gani, ty nuk të ka përkëdhelur ndonjë femër dhe do i kërkoja Albyt dhe Kaderit bëni sevap me atë djalë, qëndroni afër, prekeni, përkëdheleni” është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:09 - Anita: E kotë të tentosh ta mbash Ganiun me këmbë në tokë, Lumbardhi nuk e provokoi atë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, gjatë spektaklit ‘Prime’ e ka komentuar përplasjen Gani-Lumbardh.
Haradinaj e ka kritikuar Ganiun për sjelljet e tij karshi banorëve, e edhe kundrejt Lumbardhit.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë faji për këtë përplasje nuk ka qenë i Lumbardhit, sepse sipas saj “ai nuk e ka provokuar Ganiun”.
“Jam munduar ta mbaj me këmbë në tokë Ganiun, por është e pamundshme”, ka shtuar Haradinaj pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqini videot në linçet e mëposhtme.
22:07 - Kush s'e ka parë videon?"- Debat mes Alaudinit dhe Blerandos (VIDEO)
Një debat sonte në natën ‘Prime’ ka ndodhur mes Alaudimit dhe Blerandos, ku ky i fundit e ka akuzuar moderatorin se nuk e ka parë videon e situatës së tij me Metin.
Alaudini e ka kundërshtuar, duke i treguar se si është nxjerrë ajo video, përcjell Klankosova.tv.
“S’e paske pa videon Dini, sinqerisht”, është shprehur Blerando.
“Nëse ma vë në pikëpyetje a e kam parë videon apo jo, ne e kemi nxjerrë atë video, sepse është dashur të kërkojmë nëpër sisteme, resiverat qe janë të mbuluar”, ka qenë përgjigja e Alaudinit.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:01 - Blerando: E pashë që Ganiu s'ishte mirë atë ditë, vërehej në sy (VIDEO)
Blerando e ka komentuar debatin mes Gani Gërmisë dhe Lumbardhit.
Ai është shprehur se Ganiu atë ditë nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale, përcjell Klankosova.tv.
“Mua mu duk që Gania atë ditë nuk ka qenë në gjendje emocionale të mirë, e kam vërejtur, edhe nuk iu dukshin sytë mirë”, është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:59 - Kaderi drejtuar Ganiut: Mos u mundo me i shkelë femrat sepse s'je kurrkushi hiç (VIDEO)
Edhe Kaderi është treguar e ashpër ndaj Ganiut, dhe deklaratave të tij të tij të transmetuara përmes një video materiali gjatë spektaklit ‘Prime’.
“Përderisa për shokun e vet ka folur gjithçka, s’ke nevojë me u mundu me i shkelë femrat, sepse s’je kurrkushi hiç”, i ka thënë Kaderi, Ganiut.
Për ta dëgjuar deklaratën e fortë të Kaderit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:56 - Alby u drejtohet burrave: Asnjë nga ju nuk jeni liderët e mi (VIDEO)
Alby sonte në ‘Prime’ ka pasur një diskutim me Lumbardhin, duke i thënë se nuk është lideri i saj.
Madje, ajo u është drejtuar edhe burrave, duke u thënë se asnjëri nuk janë liderët e saj, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk je lideri im, asnjë nga ju burrat nuk jeni liderët e mi, asnjë nga këto gratë nuk janë lideret e mia, jam lidere e vetës time”, është shprehyr Alby.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:52 - Ganiu drejtuar Lumbardhit: Ke dështuar edhe në dashuri (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar me në fokus përplasjen Gani-Lumbardh.
Ganiu ka vazhduar të mbetet i ashpër karshi Lumbardhit.
“Ke dështuar edhe në dashuri”, i ka thënë Ganiu, Lumbardhit pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:49 - Lumbardhi: Na duhet Gani humoristi e jo Gani rrenci (VIDEO)
Debati mes Ganisë dhe Lumbardhi ka vazhduar edhe sonte në ‘Prime’.
Lumbardhi në një moment i ka thënë se iu duhet Gani humoristi, e jo siç u shpreh ai, Gani gënjeshtari, përcjell Klankosova.tv.
“Neve na duhet Gani humoristi, e jo Gani ofenduesi, Gani bullizuesi, Gani shpifësi, Gani rrenci”, është shprehur Lumbardhi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:43 - Ganiu komenton përplasjen e tensionuar me Lumbardhin (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka komentuar përplasjen e tij të tensionuar që kishte me Lumbardhin.
Ai ka thënë se Lumbardhi e ka prekur në tri pika, që sipas Ganiut “aty s’bën të preket askush”.
“Me Lumbardhin kam folur për dashurinë e jetës, me të cilën nuk jam mbi 1 vjet, dhe nuk e di as ku është. Më ka çuar prej gjumit në gjendjen time më të tmerrshme”, ka thënë Ganiu.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:42 - Lumbardhi e Gania vazhdojnë debatin edhe në ‘Prime’ (VIDEO)
Këtë javë ka pasur një përplasje mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmisë dhe Lumbardhit, përplasja e të cilëve është bërë mes ofendimesh e ngritjesh zëri.
Sonte në ‘Prime’ është publikuar videomateriali që ka shpjeguar gjithçka rreth përplasjes së tyre, përcjell Klankosova.tv.
E debati mes Lumbardhit dhe Ganisë kanë vazhduar edhe sonte në natën ‘Prime’.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:34 - Si filloi përplasja mes Ganisë e Lumbardhit - publikohet videomateriali që shpjegon gjithçka (VIDEO)
Gjatë kësaj javë ka pasur një përplasje mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmisë dhe Lumbardhit.
Përplasja e tyre është bërë mes ofendimesh e ngritjesh zëri, derisa një moment Gania edhe e ka goditur tavolinën, përcjell Klankosova.tv.
Por, se si filloi përplasja mes këtyre dy banorëve, sonte në ‘Prime’ është publikuar videomateriali që shpjegon gjithçka.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:26 - Blero interpreton mesazhin që e përçoi Vesa për të (VIDEO)
Vesa ka pasur një mesazh për të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova.
Një të tillë e ka pasur edhe për Bleron, duke i thënë që sytë janë kah ai, përcjell Klankosova.tv.
Blero e ka interpretuar më pas këtë mesazh të Vesës.
Për të kuptuar interpretimin e tij, klikoni videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:25 - Edona: S’u habita me mesazhin e Vesës, se do të fitoj (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona pasi dëgjoi mesazhin e të eliminuarës së fundit, Vesës, tha se nuk është e habitur.
“Nuk jam habitur me mesazhin e Vesës, sepse do ta fitoj njëmend”, ka thënë ajo pos tjerash.
Për të ndjekur deklaratën e plotë të Edonës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:22 - Burrat veç, gratë veç – ndarje sipas zakonit në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova janë ulur kësaj radhe sipas zakoneve shqiptare.
Djemtë janë ulur në tokë këmbëkryç, ndërsa vajzat janë ulur në divane.
Sipas zakoneve burrat ulen veç, e gratë veç.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:20 - Vesa u çon mesazhe banorëve – çka u tha atyre? (VIDEO)
Vesa është banorja e cila u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova.
Ajo pas daljes nga shtëpia ka pasur nga një mesazh për secilin banorë aty brenda, përcjell Klankosova.tv.
Për të dëgjuar mesazhet e saj, klikoni videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:16 - Përshëndetje traditash me nysat - intonohet himni kombëtar (VIDEO)
Spektakli ‘Prime’ i sotëm ka nisur pak më ndryshe se herëve të tjera.
Konkurrentët e Big Brother Kosova po duken mahnitës me veshje tradicionale për nderë të festës së 28 nëntorit.
Menjëherë pas përshëndetjes, banorët filluan ta këndojnë himnin kombëtar.
Për ta dëgjuar se si e interpretuan dhe si u dukën banorët, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:00 - Nis nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova
Ka nisur nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova.
Spektakli ka nisur nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ku edhe si herëve të tjera opinionistë do të jenë Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.
Gjatë kësaj nate të ‘Prime’ do të ketë emocione të forta e po ashtu edhe befasi për disa nga banorët.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: