Lajmet e fundit

00:40 - Del klipi me momentet interesante, por edhe përplasje mes Albyt, Edonës, Lumbardhit dhe Kaderit (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, Edonën, Albyn, Kaderin dhe Lumbardhin.
Brenda klipit janë përfshirë skena që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, të ndodhura mes katërshes së lartcekur.
Momente interesante, por edhe përplasje të shumta, mund t’i gjeni në videon në linkun e mëposhtëm.
00:39 - Edona: Alby dhe Kader janë dashuruar në Lumbardhin (VIDEO)
Për marrëdhënien mes Lumbardhit, Kaderit dhe Albyt, Edonës i është kërkuar të komentoj mbi këtë çështje.
Edona është shprehur se si Alby ashtu edhe Kaderi janë dashuruar në Lumbardhin.
Por për ta dëgjuar të plotë komentin e Edonës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:33 - Mane i këshillon banorët se si të sfidojnë Shqipen (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka kritikuar banorët për sjelljet e paprecedenta të banorëve.
Por diçka se çfarë ra në sy dhe u dallua nga komentet e Manes, ishin këshillat që u dha banorëve se si ta sfidojnë Shqipen.
Sipas Manes, banorët duhet të ndërtojnë strategji të reja, në lidhje me lojën me Shqipen.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:29 - Mane falënderon Bleron për mesazhin që e dha për depresionin (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, opinionisti i këtij formati televiziv, Bledi Mane ka pasur një falënderim për Bleron.
Kjo pasi që Blero në klipin e tij të rrëfimit ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni.
“Një falënderim të veçantë për Bleron, për mesazhin e fortë që dha për njerëzit që vuajnë nga depresioni”, ka thënë Mane pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:13 - Anita-Shqipes: Është pjesë e lojës tate, por s’ke të drejt t’i përdorësh personat e jashtëm (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj i ka adresuar disa kritika Shqipes.
Ajo e ka kritikuar atë për tonin e zërit, si dhe për mënyrën sesi sipas saj, i përdor “personat e jashtëm”, duke iu referuar të dashurit të Santianës dhe të fejuarës së Bucit.
“Shqipe, mos e tepro. E kuptoj që je një personazh me shumë ngjyra, del përditë një Shqipe tjetër, e bën këtë me paramendim, është pjesë e lojës tate, ke edhe guximin të ballafaqohesh sy më sy, por kjo nuk të jep të drejt t’i ofendosh dhe t’i përdorësh personat e jashtëm”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:08 - Shqipja mezi i ndal lotët tek flet për një histori të saj, e tejkalon me mospajtimet me Santianën (VIDEO)
Shqipja mezi i ka mbajtur lotët sonte në ‘Prime’ teksa ka folur për një histori të saj.
Ajo ka treguar se ka vuajtur nga një person që ka pirë, përcjell Klankosova.tv.
“Unë kam vuajtur një person që ka pasë pirë më përpara, nuk dua ta tregojë historinë, nuk do ta tregojë kurrë”, është shprehur ajo.
00:07 - Gani Gërmia për Shqipen: Më vjen turp për të (VIDEO)
Gani Gërmia ka komentuar për Shqipen, dhe nuk kishte aq fjalë të mira për të.
Ai është shprehur se për herë të parë ë jetën e tij ka takuar njeriun më negativ, dhe nuk ka besuar që është shqiptare.
“Më vjen turp për të”, ka thënë ndër të tjera Ganiu.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:05 - Shqipja, banorja e preferuar e publikut – DJ Miss Rose, konkurrentja më pak e preferuar
Publiku ka vendosur që në bazë të votave të tyre, banorja e preferuar në Big Brother VIP Kosova është Shqipja.
Ndërkohë, në anën tjetër, DJ Miss Rose është shpallur konkurrentja më pak e preferuar në Big Brother VIP Kosova.
Gjithsesi, Shqipja vazhdon të mbetet në nominim, vendim ky që u morr nga “Vëllai i Madh” javën e kaluar si shkas i veprimeve të saj të papërshtatshme, bashkë me Ganiun.
00:00 - Tensione në ‘Prime’, Santiana e quan Shqipen “femër të prishtë” (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një përplasje e ashpër ka ndodhur edhe mes Shqipes dhe Santianës.
Santiana i ka reaguar ashpër Shqipes, pasi kjo e fundit ia kishte përmendur historinë e të dashurit të saj.
Ndërkaq, duke reaguar kundër përdorimit të personave të jashtëm, Santiana e ka quajtur Shqipen “femër të prishtë”.
Por, kuptoni më shumë nga kjo përplasje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
23:48 - Del klipi i përplasjes me Shqipes dhe Santianës (VIDEO)
Gjatë ditëve të fundit, ka qenë Shqipja ajo që ka pasur debate e përplasje me disa nga banorët.
Një përplasje të fortë ajo e ka pasur edhe me Santianën, të cilës ia ka përmendur edhe situatën me Bucin, përcjell Klankosova.tv.
E sonte në ‘Prime’ është shfaqur klipi i përplasjes së Shqipes me Santianën:
23:45 - Miss Rose për Shqipen: Është e paaftë (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Miss Rose gjatë javës ka pasur disa debate me Shqipen.
Ajo është shprehur se Shqipja është e paaftë dhe e papërgatitur me këtë format, përcjell Klankosova.tv.
“Sinqerisht mendoj se është e paaftë për këtë format, është e papërgatitur mendërisht dhe emocionalisht për këtë format, eskalon në gjëra që duket komplet si dragua”, është shprehur ajo.
22:33 - Alba: Shqipja është manipuluese (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba pas prezantimit të klipit të Shqipes, dhe pas shfaqjes së skenave të përplasjeve mes saj dhe Shqipes, ajo ka reaguar.
“Shqipja është manipuluese, ndonjëherë mendoj që e ka edhe natyrë të saj”, është shprehur ajo.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mposhtëm.
22:32 - Publikohet klipi i përplasjes së Shqipes me banorët tjerë në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
E vetme kundër të gjithëve – kjo ndoshta mund të jetë fjalia që e përkufizon lojën e Shqipes në Big Brother VIP Kosova.
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, ku Shqipja shihet duke u përplasur me pothuajse të gjithë banorët nga pak.
Përplasjet e saj ishin nga më të ndryshmet, derisa më pikantet ishin me Santianën, Bucin e DJ Miss Rose.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:31 - Shqipja: Nuk më vlerësuan si njeri (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të Shqipes, ajo është sqaruar se pse i ka provokuar banorët e tjerë.
Ajo tha se përmes ngacmimeve ajo i ka njohur edhe më shumë ata.
Nuk më vlerësuar si njeri në muajin e parë, nuk më vlerësuan as për mirësi”, është shprehur Shqipja.
Për shkak të kësaj, ajo tha se u mundua t’i njohë në mënyrë tjetër, me një Shqipe tjetër para tyre.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:30 - Blerando: Sjelljet e Shqipes ishin të neveritshme (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka folur në lidhje me sjelljet e Shqipës.
Ajo ka treguar se pse është distancuar me të dhe sjellet e saj i ka quajtur të neverishme, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk më është dukur mirë si është qasur me mua, sjelljet e saj më janë dukur të neveritshme dhe prej asaj e kam ditur se nuk po luan lojë, por është e tillë”, është shprehur ajo.
23:25 - “Epi Honey” furnizon banorët e Big Brother VIP Kosova me mjaltë (VIDEO)
Kompania vendore “Epi Honey”, e cila bën prodhimin e produkteve nga mjalti ka furnizuar së fundmi banorët e Big Brother VIP Kosova me mjaltë.
Produktet e “Epi Honey” mund t’i gjeni në Prishtina Mall si dhe në shumicën e barnatoreve në Kosovë.
Kështu që, kjo është një arsye më shumë për banorët, për të qëndruar të shëndetshëm me mjaltë.
23:14 - E bojkotoi sfidën, Blerando: Kam dashur ta kalojmë një javë veç me bukë e kryp (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të sfidës së buxhetit, Blerando ka ndarë mendimin e tij rreth bojkotimit të lojës që e bëri ai.
Blerando është shprehur se ka pasur dëshirë që të gjithë banorët për një javë të ushqehen vetëm me bukë dhe kripë.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:13 - Klipi i sfidës së buxhetit, për të gjetur shkronjat e “ARTMOTION” (VIDEO)
Banorët e shtëpisë së BBVK-së edhe këtë javë e kanë pasur sfidën e buxhetit.
Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë lëshuar mbi 2 mijë balona, ku nëntë prej tyre kanë pasur nga një shkronjë, ku së bashku formonin fjalën “ARTMOTION”.
Balonat me shkronja dalloheshin nga të tjerët në momentin që ata shpërthenin, përcjell Klankosova.tv.
Për të parë se si e kanë kaluar banorët këtë sfidë, shikoni klipin e mëposhtëm i cili u shfaq sontë në natën ‘Prime’.
23:12 - Shkenda Dubova për 7 ditë ofron seanca për dobësimi për banorët e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Në fund të kësaj jave banorët e Big Brother VIP Kosova do të dalin edhe më të shëndetshëm falë “Kenda Center”.
Shkenda Dubova bashkë me ekipin e saj profesional “Kenda Center” për shtatë ditë do të ofrojnë seanca për dobësim dhe detoks varësisht sipas nevojës së banorëve.
“Kenda Center” e gjeni në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan.
22:53 - Takimi emocional i Bleros me Tarën, interesohet edhe për Teutën e Adonisin (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” i ka mundësuar konkurrentit të këtij formati televiziv, Bleros një takim të veçantë.
Në oborrin e shtëpisë Bleron e ka pritur vajza e tij Tara, derisa bashkë kanë pasur një takim shumë emocional.
Madje, Blero me plot edukatë e ka pyetur Tarën edhe nënën e saj, njëherësh ish gruan e tij, aktoren, Teuta Krasniqi, si dhe bashkëshortin e saj aktual, Adonisin e vajzën e tyre.
“A po e ki ftohtë? Si është mami, Adonisi, gjyshi e gjyshja, krejt?”, e ka pyetur pos tjerash Blero, Tarën.
Kjo e fundit është takuar edhe me banorët e tjerë, të cilët i dhuruan përqafime të ngrohta.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:51 - Blero flet më tepër rreth të dashurës së tij të re, zbulon shumë detaje (VIDEO)
Pas rrëfimit prekës dhe emocional që bëri sonte në Big Brother VIP Kosova, Blero ka folur edhe për të dashurën e tij.
Ai është shprehur se pavarësisht përjetimeve, asgjë nuk ka kuptim pa të, përcjell Klankosova.tv.
“E ndjejë më gjithë qenien që e kam gjetur shpirtin tim binjak. Ajo e di shumë mirë se unë me të vërtetë e vlerësojë”, është shprehur ai.
22:49 - Rrëfimi i padëgjuar i Bleros për sfidat që ia solli jeta (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero ka ndarë shumë nga jeta e tij në një rrëfim në shtëpinë më të famshme në vend.
Ai ka treguar në pak minuta, shumë nga jeta e tij.
Blero ka rrëfyer se si ishte jeta e tij në Suedi, si ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.
“Kam shku në Suedi në moshën 11 vjeçare, ka qenë një kohë shumë e vështirësi, sidomos për babën tem që ka qenë i ndjekur prej regjimit serb”, është shprehur Blero.
“Është pjesë ku nuk kisha pas qejf me ndodh ndonjë herë se ka qenë presion shumë i madh. Ka ndikuar shumë, jam munduar me qenë shumë i fort. Dikun para tri vjete mu ka deshtë me shku në trajtim, jashtë vendit, se ka ditë kush ku jam, më ka bo shumë mirë. Si tip i mbyllur edhe mu ka desht me shku ne një trajtim për gjendje emocionale, jam shku nja dy muaj në trajtim, për depresion, ankth edhe më ka bë shume mirë”, është rrëfyer Blero.
Blero ka folur edhe për të dashurën e tij, i cili ndjehet i bekuar që ka takuar atë.
Dhe nuk ka munguar as shprehja e dashurisë për vajzën e tij, Tarën, i cili gjithmonë ka treguar dashuri të madhe për të.
22:45 - Për herë të parë Blero pranon problemet me depresionin (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero sonte ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij.
Madje, ai për herë të parë ai ka pranuar problemet që ka pasur me depresionin, përcjell Klankosova.tv.
“Si çdo njeri që e njeh veten, fizikisht dhe emocionalisht e kuptova që ka ardhë koha për një trajtim”, është shprehur ndër të tjera ai.
Për të dëgjuar këtë rrëfim të plotë të tij, klikoni videon e mëposhtme:
22:15 - Mane – Azemit: Ke nevojë për terapi klinike, as ti e as Blerando s’keni ndjenja për Albën (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, u shfaq një video material me protagonist kryesor, Azemin, ku u pasqyrua xhelozia e tij ndaj Albës.
Pas këtij video materiali, një mendim i Blendi Manes nuk shënoi mungesë.
Ai e ka sugjeruar Azemin të ndjekë një “terapi klinike”, derisa për të dhe Blerandon ka thënë se asnjëri nga ta nuk kanë ndjenja për Albën.
Kuptoni më shumë detaje nga opinioni i Bledi Manes mbi këtë histori, përmes videos në linkun e mëposhtëm.
22:10 - “Kemi Shoes” sjellë dhurata për vajzat e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Sonte dhurata për vajzat e Big Brother VIP Kosova ka sjellë rrjeti më i madh i dyqaneve të këpucëve ne Kosovë, “Kemi Shoes”.
Këpucët e prodhuara me kujdes dhe cilësi të lartë të lëkurës mund t’i gjeni në nëntë pika shitëse dhe online.
Dhuratat për vajzat ishin në “Make up room”, të cilat mezi pritën që t’i merrnin.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:10 - Santiana për Azemin: Është më mirë për të që të del nga shtëpia (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë vazhduar të komentojnë rreth Azemit.
Kësaj here Santina ishte ajo që ka ndarë mendimin e saj për të.
Ajo është shprehur se edhe pse ai e do Albën, është mirë të mos e obligojë atë ta pëlqejë me zor.
Përndryshe ajo tha se nëse Azemi dëshiron të largohet nga shtëpia, është më mirë të dalë tani.
Por për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:07 - Anita – Azemit: Në këtë shekull mendoni se “gjuajtja” ndaj femrës bëhet përmes puthjes në faqe (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, u shfaq një video material me protagonist kryesor, Azemin, ku u pasqyrua xhelozia e tij ndaj Albës.
Ndaj kësaj, opinionistja e BBVK, Anita Haradinaj, e ka kritikuar Azemin për presionin ndaj Albës, derisa e ka sugjeruar ta vazhdojë lojën i vetëm.
“Alba mund të ketë pasur pëlqim për ty, por mund t’i ketë ikur të ka njohur më mirë. Pastaj, në këtë shekull mendoni se ‘gjujtja’ bëhet përmes puthjes në faqe”, ka thënë Haradinaj.
Kuptoni më shumë detaje nga opinioni i Anitës mbi këtë histori, përmes videos në linkun e mëposhtëm.
21:52 - Blerando ka disa fjalë për Azemin, pasi ia hodhi jorganin dhe jastëkun në dysheme (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të Azemit, banorët kanë komentuar rreth situatës.
Po ashtu sjelljet e tij ndaj Blerandos, pasi ai ia hodhi jorganin dhe jastëkun në dysheme,Blerando është shprehur se nuk e gjykon.
“Ai po fle që tri javë pa çarçafë, nuk e gjykojë”, ka thënë Blerando.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:51 - Aktivizohet Azemi, ndryshon lojën në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Azemi është aktivizuar tani më shumë se asnjëherë më parë.
Ai është shprehur se do ta ndryshojë lojën në Big Brother VIP Kosova 2, përcjell Klankosova.tv.
“Kam me ndryshu prej nesër”, është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:49 - Edona rreshtohet në krahun e Albës, thotë se “Azemi po i bën shumë presion” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, pas shfaqjes së një video materiali me protagonist kryesor, Azemin, ku u pasqyrua xhelozia e tij ndaj Albës, ka pasur reagime nga banorët.
Një prej tyre që i ka dalë në krah Albës, është Edona James.
Edona, ka thënë se “Alba s’është gruaja e Azemit”, prandaj presioni i tij nuk arsyetohet.
Kuptoni më shumë detaje nga opinioni i Edonës mbi këtë histori, përmes videos në linkun e mëposhtëm.
21:40 - Alba flet me emocione, thotë se ndihet nën presion të madh nga Azemi (VIDEO)
Alba edhe njëherë ka reaguar pas sjelljeve të fundit me Azemin.
Ajo është shprehur se ka të drejtë të qëndrojë me të gjithë në shtëpi, përcjell Klankosova.tv.
Alba tutje është shprehur se nga xhelozia e Azemit, ajo po ndihet në presion.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21 : 38 - “150 mijë fjalë për me rrëzu për toke” – Çka paralajmëroi Azemi për Albën? (VIDEO)
Ky ‘Prime’ ka filluar fuqishëm me shfaqjen e xhelozisë së Azemit ndaj Albës.
Ai ka paralajmëruar Albën edhe për diçka.
Derisa në klipin prezantues u dëgjua Azemi teska i thoshte Albës “150 mijë fjalë me rrëzu për toke”, ai këtë e justifikoi se kanë qenë fjalë jo të duhura për tu shprehur të Alba.
Por gjëja kryesore për të, ai thotë se është të mos e lëndojë Albën.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:37 - Shfaqet klipi i Azemit me plotë xhelozi ndaj Albës, kërkon edhe largimin nga BBVK (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është shfaqur një video material me protagonist kryesor, Azemin.
Brenda sekuencave të klipit është shfaqur Azemi me një dozë të lartë të xhelozisë mbi raportet e Albës me banorët e tjerë.
Mllefi i tij ishte aq i madh sa që ai kishte arritur të kërkojë largimin nga shtëpia.
Mësoni më shumë detaje, duke ndjekur video materialin në linkun e mëposhtëm.
21:21 - Melinda Ademi elektrizon atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Rep artistja Melinda Ademi e ka elektrizuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ylli i hiteve të shumta është shfaqur surprizë për banorët në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, derisa ka performuar disa prej këngëve të saj ikonike, përfshirë edhe këngën e porsa publikuar “Mos ma prish”, të cilën e solli ditë më parë në bashkëpunim me Bardhin.
Pos, “Mos ma prish”, ajo ka interpretuar edhe hitet si “Melodia” e “A m’ke dasht”.
Po ashtu, Melinda u ka uruar banorëve rrugëtim të mbarë në aventurën televizive që kanë nisur tash e sa kohë.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:05 - Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Në panelin e opinionistëve janë ulur, Bledi Mane e Anita Haradinaj.
Derisa, në hyrjen e spektaklit të sotëm banorët dhe publikut do t’i presë një performancë nga rep artistja, Melinda Ademi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
18:43 - Çfarë do sjellë spektakli 'Prime' i Big Brother VIP Kosova, sonte? (VIDEO)
Sonte, pritet që spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova të jetë zjarr i vërtetë.
Një fundjavë mes xhelozisë dhe zemërimit për Azemin në shtëpi.
Çfarë kahje po merr raporti i tij me Albën?
Rrëmuja e Shqipes, e vetme kundër të gjithëve.
Një rrëfim i pathënë dhe surprizë plot emocione.
Big Brother VIP Kosova, sonte ora 21:00.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: