01:33 - “Vëllai i Madh” ua kumton sfidën e fundjavës banorëve për ta rritur çmimin në 100.000 euro (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka përfunduar me një sfidë nga “Vëllai i Madh”, me qëllim të rritjes së çmimit në 100.000 euro.
“Kjo fundjavë nuk do të jetë aspak e zakontë, për të rritur çmimin e madh në 100.000 euro, në çifte ju duhet të rrini të veshur në të njëjtën veshje sportive të pandarë deri të hënën në ‘Prime’. Përjashtim bën vetëm tualeti dhe gjumi, por dyshet duhet edhe që të lahen bashkë”, tha “Vëllai i Madh”.
“Çiftët janë: Ylli dhe Edona, Alba dhe Lumi, Ardi dhe Adri, Kader dhe Iliriana, Blerando dhe Shqipe, Santiana dhe Linda, Mirdon dhe Gani”, përfundoi ai.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=oeffzMQ6-ss
01:28 - Adri – Shqipes: Ti je treguar tradhtare edhe në lojë edhe në shoqëri (VIDEO)
Adri dhe Ilirjana sonte në ‘Prime’ nuk i kanë ndalur akuzat ndaj Shqipes.
Këngëtari në një moment i tha asaj tradhtare, fjalë me të cilën e ka akuzuar Shqipen për disa herë.
“Ti je treguar tradhtare edhe në lojë edhe në shoqëri”, ka thënë Adri./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=e-ZZslStwdc
01:27 - Arta kritikon çiftin për mungesë vigjilence, kurse Shqipen e quan “kontradiktore” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Opinionistja e sotme, ish banorja e BBVK, Arta Selimi e ka komentuar situatën, derisa ka thënë se çifti do duhej të ishte vigjilentë duke parë raportet e Shqipes me banorët e tjerë.
“Çifti prej fillimit e kanë parë Shqipe sesi i ka ajo raportet me të gjithë banorët e tjerë, por janë pak naivë, dhe naiviteti në këtë rast i ka shërbyer Shqipes si karrem për të zhvilluar lojën e saj”, ka thënë ajo pos tjerash.
Po ashtu, Selimi, Shqipen e ka quajtur “kontradiktore”, por pse? Këtë dhe detaje të tjera i kuptoni duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=J01YZ_Td1-k
01:25 - Mane – çiftit: E njohet kush ishte Shqipja, mos i kërkoni llogari asaj por vetes (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, i ka thënë çiftit që të gjejnë vet arysen se pse tani e kanë kuptuar që me Shqipen nuk mund të kenë më një raport si më herët.
Ai në ‘Prime’ sonte deklaroi se ata ia kanë larguar Shqipes maskës.
“Ju çifti tani e njohët Shqipen tani ia hoqët maskën, jeni një vajzë dhe një djalë i rritur që deri dje jepnit jetën për Shqipen, me Shqipen mund të flinit edhe treshe aq shumë e donit”.
“Kjo çfarë thash ishte figurative ishte ironi, sepse askush nuk po iu akuzon për tradhti bashkëshortore, jeni njerëz të ndershëm dhe për këtë ju respektojmë”.
“I dashur çift e njohët kush ishte Shqipja, a e njohët? Atëherë, mos i kërkoni Shqipes llogari, por kërkoni llogari vetes për naivitet”, tha Mane./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Q6ceqzcRFLM
01:22 - Mane e quan Shqipen “princeshë të kakafonisë”, e propozon “t’i bëjë analizë edhe vetes” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Klipin e ka komentuar edhe opinionisti, Bledi Mane, i cili Shqipen e ka quajtur “princeshë të kakafonisë”.
“Shqipe je princesha e kakafonisë. S’ke lënë njeri pa e akuzuar për ‘mashtrues’, ktheje ndonjëherë thikën nga vetja, bëj analizë vetes”, ka thënë Mane pos tjerash.
Për të dëgjuar komentin e tij të plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ovuaibF80ZI
01:16 - Lumbardhi – Shqipes: Të kanë ardhur dy djem e s’po di kë me zgjedh (VIDEO)
Lumbardhi ka qenë i ashpër sonte me kritikat e tij të thëna ndaj Shqipes.
Ai i tha asaj se e ka prishur raportin me çiftin Ilirjana dhe Adri, duke i konsideruar si banorët më të mirë të shtëpisë.
“Ti je shfrytëzuese,iI ke lënë njerëzit më të mirë vet”.
“Të kanë ardhur dy quna e nuk po e di kë të zgjedhësh. Në vend se të luash lojën e Big Brother VIP Kosova 2, me këta dy djemtë je duke luajtur msheftas”, ka thënë Lumbardhi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5tX4VM72vxU
01:16 - Lumbardhi drejtuar Shqipes: Shfrytëzuese, i ke lënë vetëm dy njerëzit më të mirë (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Klipi bëri që në debat të përfshihen plot banorë, edhe Lumbardhi.
“Ti je shfrytëzuese, i ke lënë njerëzit më të mirë vetëm. Në vend se me luajt lojën në BBVK, e ke humbur fokusin, po fshihesh nëpër dhoma”, i ka thënë Lumbardhi asaj.
Shqipja në ndërkohë e ka quajtur atë “person ‘fake’”.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Z2lmpMyfEW8
01:12 - Debat i ashpër mes Adrit e Shqipes pas publikimit të klipit të krisjes së miqësisë mes tyre (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Klipi bëri që debate të forta të lindin përgjatë spektaklit ‘Prime’.
Adri ka vazhduar ta akuzojë Shqipen për “pabesi dhe tradhti”, derisa ka theksuar se “ai kurrë nuk do ta prente në besë atë”.
Derisa, Shqipja i ka mohuar tërësisht akuzat – por për të kuptuar se si replikoi ajo, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=0x2oAM0dzFk
01:12 - Blerando: Shqipja e solli çiftin deri në këtë ditë (VIDEO)
Blerando ka folur për prishjen e raportit të Shqipes me çiftin Ilirjanën dhe Adrin.
Ai sonte në ‘Prime’ tha se Shqipja i ka ndihmuar shumë çiftit që të ec para në lojë deri tani.
“Mendoj pak më ndryshe për këtë situatë, është një kohë e gjatë që Shqipja ka ditur sit ë sillet me çiftin”.
“E komplimentoj shumë Shqipen se si është sjellur me çiftin, ka qenë talenti i saj si ajo i ka afruar te vetja. Shqipja e solli çiftin këtu deri sot”, ka thënë Blerando.
https://www.youtube.com/watch?v=OLZGvvTzAgU
01:08 - Shqipja tregon arsyen se pse e ka prishur raportin me Ilirjanën dhe Adrin (VIDEO)
Shqipja sonte në ‘Prime’ ka folur për arsyen që i janë prishur raportet me çiftin Ilirjana dhe Adri.
Shqipja tha se arsyeja se pse ata kishin filluar të prishin raportin e tyre ishte kur Ilirjana e kishte krahasuar atë me Ganiun.
“Ajo më tha kinse une dhe Ganiu me një rang, dhe për këtë vendosa të ndalem e të mendoj”, ka thënë Shqipja.
Prishja e raportit të tyre ishte kur ata nisën një lojë që të bëjnë se kinse kanë prishur raportet e tyre për banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=3WrzwXXnatY
01:08 - Ganiu thotë se “gati ishte përleshur fizikisht me Adrin për Shqipen” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Lidhur me klipin komente ka pasur edhe Ganiu, i cili ka thënë se gati ishte përleshur fizikisht dhe shkas për këtë ishte pikërisht Shqipja, që ai e quajti “aktore”.
“Pavarësisht që kemi pasur një menaxhment me Adrin dhe kemi respekt nga jashtë, a e dini që unë me Adrin kemi pasur gati një përleshje fizike për Shqipen?”
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iz9gNjSWX38
01:03 - Tensionohet debati mes Shqipes dhe çiftit, implikohet edhe Ardi e Mirdoni (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Brenda klipit janë përfshirë skena që pasqyrojnë krisjen e raporteve të Shqipes dhe çiftit, debate, thumba dhe biseda me banorët e tjerë.
E klipi në fjalë ngjalli debate të nxehta mes banorëve të lartcekur, dhe jo vetëm.
Edhe Mirdoni e Ardi u implikuan në debat, duke treguar versionet e tyre mbi krisjen e miqësisë së treshes.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=tnrSb0FfZAY&t=1s
00:55 - Publikohet klipi që paraqet në detaje “prishjen” e raporteve mes Shqipes dhe çiftit Adri-Iliriana (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Adrin, Ilirianën dhe Shqipen.
Brenda klipit janë përfshirë skena që pasqyrojnë krisjen e raporteve të Shqipes dhe çiftit, debate, thumba dhe biseda me banorët e tjerë.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=B-v6QlG-OQQ
00:48 - Mane thotë se “Edona ka triumfuar ndaj paragjykimeve” (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar rrëfimin e Edonës, të transmetuar përmes një video materiali gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’.
Mane ka thënë se Edona ka triumfuar ndaj paragjykimeve të publikut, dhe po ashtu i ka inkurajuar ndjekësit për përkrahje, derisa ka thënë se diçka e tillë s’do të thotë se “ke dëshirë të bëhesh trans”.
“Edona e ka fituar betejën me paragjykimet, përkrahja nuk nënkupton se edhe ti do bëhesh trans”, ka thënë Mane pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=gQ-mCDwDfW0
00:43 - Jonida-Edonës: Gëzohem që kësaj radhe në Kosovë je kthyer me shumë dashuri, je grua e fortë (VIDEO)
Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi e ka komentuar rrëfimin e Edonës, të transmetuar përmes një video materiali gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’.
Vokshi e ka përgëzuar Edonën për personalitetin që e përfaqëson si grua, derisa ka thënë të ndihet e lumtur që kësaj radhe vizita e saj në Kosovë, u përqafua me dashuri nga njerëzit.
“Ti je një grua e fortë, e bukur, një grua që ke kaluar plot sfida dhe vështirësi në jetë, por këto të kanë bërë më të fortë, dhe e ke treguar veten, sado që je rrëzuar, je ngritur edhe më e fortë. Më vjen mirë, që këtë herë të dytë që je kthyer në Kosovë, je kthyer me shumë dashuri”, ka thënë Vokshi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=hESyjLyyknM
00:41 - Kunata e inkurajon Edonën në lojë: Mos u dorëzo (VIDEO)
Edona u pa sot se ka një raport të mrekullueshëm me kunatën e saj, Valmiren, gjatë takimit të tyre që e patën sonte në ‘Prime’.
Valmira e inkurajojë Edonën që të vazhdojë para me lojën e të mos dorëzohet.
“Ti jepi gaz mos u dorëzo, mos u dorëzo. Nuk ke nevoj, të kam parë në disa moment që je emocionuar shumë, jam prekur edhe unë kur të kam parë ashtu, mos u dorëzo ka mbetur edhe një muaj, ti e di se për çfarë ke ardhur”, ka thënë Valmira./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=niBtfDKzSzI
https://www.youtube.com/watch?v=CDEyVYwInZI
00:37 - Edona surprizohet në oborr nga kunata e saj, Valmira dhe nipat (VIDEO)
Edona sot e mori një befasi të papritur nga kunata e saj, Valmir dhe dy nipat e saj.
Ata të tre erdhën për ta takuar Edonën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ky takim shkaktoi emocione të mëdha te Edona, nuk munguan asnjë moment bisedat dhe përqafimet mes tyre./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=jPuHTijQF2I&t=1s
00:22 - Edona: Operacioni për transformim ishte 50/50 për jetë, por e kam ditur pse po e bëjë (VIDEO)
Edona James ka thënë se ka qenë e lumtur që e ka ndërruar gjininë.
Ajo është shprehur se ka qenë operacion i rëndë atij që i është nënshtruar për të ndërruar gjininë.
“E kam ditur se operacionin që e kam bërë për të ndërruar gjininë ka qenë 50 me 50 për jetë. Kam thënë edhe me vdek e di se për çfarë po e bëjë, po e bëjë për jetën time”.
“ Por po e bëjë për atë se çfarë dua të jem. E kam ditur se për çfarë e bëjë dhe jam e lumtur”, ka thënë Edona./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=F0LO0G5TVTM
00:21 - Rrëfimi i padëgjuar i Edonës – viktimë e bullizmit dhe dhunës fizike gjatë fëmijërisë dhe detaje të tjera (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka sjellë një sërë surprizash të njëpasnjëshme për banorë të ndryshëm.
Një prej atyre më emocionuese ishte edhe rrëfimi i Edonës – klip i transmetuar sonte, që përfshin sfidat nëpër të cilat ajo ka kaluar përgjatë jetës së saj.
Edona e ka përshkruar fëmijërinë e saj si “zhgënjyese”, për shkak që siç e theksoi ajo, “është ndjerë gjithmonë femër në zemër”.
Bullizimet dhe paragjykimet kanë qenë aq të mëdha, saqë kanë kaluar edhe në dhunë fizike, pasi që sipas Edonës, kur ajo ishte në shkollë ishte viktimë e përleshjes fizike.
Po ashtu, ajo ka treguar një incident që i kishte ndodhur, kur ishte duke u larë, dhe nuk e pranonte dot organin e saj gjenital, të cilin e kishte prerë në gjysmë, duke dashur të bëhej vajzë – po ashtu ajo kishte tentuar të kalonte ylberin bazuar në gojëdhënat që ka dëgjuar, me qëllimin e njëjtë.
Pos tjerash, Edona ka rrëfyer edhe për marrëdhëniet jo të mira me babain e saj, emigrimin në Gjermani, si dhe procesin e operimit e dashuritë e dështuara përgjatë jetës si e rritur.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=FM1fZCwV4kk
00:14 - Edona: Me shanë dhe me kërcënuan se do të me kallin për së gjalli (VIDEO)
Edona James ka treguar se ka pasë frikë që të vie në Kosovë pas dhënies së intervistës së saj për Klan Ksoovën, në emisionin “Prive”, vite më parë.
“Tetë vjet nuk kam qenë në Kosovë më që nga dhënia e intervistës për Klan Kosovoën, më kanë shkruajtur më kanë sharë, më kanë thënë mbyte veten, do të të kallim me benzinë”.
“Kam pasur shumë frikë, menjëherë pas dhënies së intervistës menjëherë kam fluturuar për në Gjermani”, ka thënë Edona./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2dEIhcwcito
23:52 - Alby: Jam lutur që të dal, sepse jam lodhur shumë (VIDEO)
Alby ka thënë se është e lumtur që sot u eleminua nga publiku për të lënë rrugën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka thënë se për të ky rrugëtim ka qenë një eksperiencë e mirë.
“Më pëlqen qetësia shumë, kjo për mua ka qenë një eksperiencë thjeshtë fantastike. Unë kam dashtë të qëndrojë brenda derisa publiku të më qetë jashtë”.
“Edhe pse nuk kam hyrë në shumë debate, thjeshtë nuk kam qejf si njeri të hyjë shumë në debate të tjerë si në shtëpinë e Vëllait të Madh, por edhe jashtë në jetën personale u largohem këtyre gjërave”.
“E kam kërkuar me mendje disa herë, por edhe me zë ndoshta, ishalla unë jam ajo që dalë jashtë, sepse me të vërtetë jam lodhur shumë”, ka thënë Edona.
https://www.youtube.com/watch?v=AI3KXwWUtjw
23:48 - Klipi me momentet më të mira të Albyt në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Alby, tanimë është bërë konkurrentja më e fundit që është eliminuar nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova.
Siç e do tradita, porsa Alby ka arritur në skenën nga ku transmetohet spektakli ‘Prime’, asaj i është publikuar klipi me momentet më të mira të përjetuara përgjatë kësaj aventure televizive.
E për t’i parë edhe ju, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQFR72a86jE
23:46 - Mes shumë emocioneve, banorët përshëndeten me Albyn (VIDEO)
Alby sot është banorja e sapo eleminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 nga televotimi që ishte i hapur për publikun.
Pasi u kumtua ky lajm për banorët aty brenda dhe publikun Alby u ngrit dhe u përshëndet më të gjithë banorët e tjerë aty.
Një pjesë e tyre ishin në emocione të mëdha, Kaderi u përshëndet me të duke qarë./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=lTCkN6Ng0iY
23:42 - Bledi Mane tregon çka e ka penalizuar në lojë Albyn (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka dhënë mendimin e tij për arsyet që e kanë penalizuar Albyn për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka thënë se Alby e ka treguar një person të fortë në BBVK2.
“Alby ka qenë lojëtare me karakter, ajo ka treguar vlera brenda asaj shtëpie, natyrisht se do t’i mungojë shtëpisë sepse ishte unike në llojin e vet”.
“Ajo solli njeriun e fortë që pavarësisht sakrificave dhe pavarësisht paragjykimeve në jetë, tregoi që edhe ka medalje në jetë. Por personalisht isha kundër daljes së Albyt sepse ishte një gur i bukur në mozaikun e asaj shtëpie”, ka thënë Mane.
https://www.youtube.com/watch?v=X2ZzTSalEoM
23:41 - Mane drejtuar Albyt: Ke bërë xheloz showbizin e Shqipërisë, sepse Kosova të mori për vete (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar lojën e Albyt, pas eliminimit të saj nga ky format televiziv.
“Ti tregove karakter të fortë. Ndoshta jeta të ka bërë kështu, ti je njeri plot me jetë dhe je njëri që paragjykimet i more, i përpunove dhe i ktheve në energji dhe në mësime për të tjerët. Dhe ti ke bërë xheloz edhe showbizin e Shqipërisë, sepse Kosova të mori të bëri të veten”, ka thënë Mane.
Ai po ashtu e ka pyetur Albyn nëse ka pasur ndjenja për Lumbardhin.
Por, për të kuptuar përgjigjen e saj dhe detaje të tjera, ndiqni videot në linçet e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=3KwRffctMDs
https://www.youtube.com/watch?v=lEJe29bTAdQ
23:25 - Santiana – Lirimit: Ky është një dhe i vetmi për mua (VIDEO)
Emocione të pafund sonte janë transmetuar për publikun dhe banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 nga takimi i Santianës dhe të dashurit të saj, Lirimit.
Ata të dy ia konfirmuan njëri-tjetrit edhe një herë dashurinë që kanë.
Në pyetjen e prezantueses Jonida Vokshi: “Santi, çfarë ke për t’i thënë dashurisë tënde?”.
Santiana tha: “Që e dua më së shumti në botë, edhe ky e di që është një dhe i vetmi për mua”./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=PG8uPOLjmcs
23:20 - E papritur – Bledi Mane puth në buzë Albyn, porsa vjen në skenë pas eliminimit
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, ka prodhuar një nga skenat më të paprecendenta në këtë edicion të këtij formati televiziv.
Kësisoj, derisa e eliminuara e mbrëmjes, Alby arriti në skenë, Bledi i kërkoi një puthje asaj.
Dyshja u puthën në buzë në sy të publikut dhe kamerave, duke sjellë kështu një moment kulminant në ‘Prime’.
https://www.youtube.com/watch?v=N5wo54sP2fM
23:17 - Lirimi porositë Santianën: Mos i jep vëmendje njerëzve që s’duhet, tregoju se kush je (VIDEO)
Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova, ka sjellë një super surprizë enkas për Santianën.
Asaj në takim nën hije, i erdhi dashuri i saj i përfolur prej shumë kohësh, Lirimi.
I dashuri pos përqafimeve e puthjeve, i dha Santianës edhe disa këshilla.
“Kallxoju që të dua shumë, që e ke përkrahjen time. Tregoju se kush je Santi. Mos u jep vëmendje njerëzve që s’duhet”, i ka thënë Lirimi, Santianës.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=niMXt6Dk1-I
23:13 - Lirimi e pyet Santianën e a di kush je? Ajo ja kthen: Pa ty nuk jam asgjë (VIDEO)
Një takim mes lotësh, përqafimesh e emocionesh të mëdha sot u zhvilluar mes Santianës dhe të dashurit të saj, Lirimit, i cili erdhi për ta takuar në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai e pyeti Santin në një moment: “A e di se kush je? “. Kurse, ajo i tha: “ E di, pa ty nuk jam asgjë!”.
Pas kësaj, Lirimi tha se Santiana për të është një person i kompletuar.
“Unë Santin e njoh shumë mirë, unë i kam dhënë gjithmonë përkrahje të mirë, e di që mundet të gabojë ndonjëherë si çdo person, Santi është një person që i ka disa gjëra që tek shumë pak femra janë, mundem të them se ajo është një person i kompletuar për mua”, ka thënë Lirimi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-w4HiyaHNTU
https://www.youtube.com/watch?v=sGfJThN1OjE
23:10 - Lirimi drejtuar Santianës: Ke bërë lojë jo shumë të mirë, ti e din si shihet në Kosovë (VIDEO)
Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova, ka sjellë një super surprizë enkas për Santianën.
Asaj në takim nën hije, i erdhi dashuri i saj i përfolur prej shumë kohësh, Lirimi.
Porsa, Santiana e ka takuar të dashurin, emocionet e pushtuan dyshen, derisa ajo shpërthej edhe në lot.
“Krejt shqiptaria e kanë parë se kush është Santiana, e kanë parë se kush është, por s’kanë mundur me e vlerësu për shkak se e ke bë një lojë që nuk është shumë e mirë, ti e din siç shihet në Kosovë”, ka thënë Lirimi pos tjerash.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=NqxqK_OiLqI
23:04 - Santiana e ashpër ndaj Bucit: Mos u bo i paftyrë (VIDEO)
Santiana ka folur për raportin e shkëputur tashmë të shoqërisë me Bucin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka thënë se ai asnjëherë asaj nuk i ndihmuar në lojën që e kanë pasë, e as edhe në debatet që kishte me banorët e tjerë.
“Ti ishe dalë në video duke bërë thashetheme, këtë lojë që e ke bërë ti është mbajtur në krah të mi. Ti ishte dalë në video vetëm duke bërë thashetheme dhe ajo loja me mua akoma del nëpër ‘Prime’”.
“Mos u bëjë i pafytyrë asnjëherë nuk më ke ndihmuar në debate”, ka thënë Santiana./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=h0tbfAALm7E
23:03 - Santiana shpërthen në lot, porsa takon të dashurin e saj Lirimin (VIDEO)
Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova, ka sjellë një super surprizë enkas për Santianën.
Asaj në takim nën hije, i erdhi dashuri i saj i përfolur prej shumë kohësh, Lirimi.
Porsa, Santiana e ka takuar të dashurin, emocionet e pushtuan dyshen, derisa ajo shpërthej edhe në lot.
Santianës i dukej e pabesueshme që Lirimi të vinte në BBVK, pas letrës që ai i kishte dërguar kohë më parë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videot në linçet.
https://www.youtube.com/watch?v=4VitH_rnDFU
https://www.youtube.com/watch?v=Aj2VMtO19GU
23:00 - Alby, eliminohet nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 2
Publiku ka vendosur që konkurrentja, e cila duhet që menjëherë ta lë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, është Alby.
Aktorja e filmave me pullë të kuqe ishte bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK, që prej natës së nisjes së kësaj maratone televizive.
Derisa, në javët e fundit, në një nga netët ‘Prime’ ajo rezultoi të dalë banorja më pak e preferuar nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=cWLkv-iMz-A
22:56 - Çka i ndau Bucin dhe Santianën, klipi që shpjegon çdo detaj (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është transmetuar një video material, me protagonistë kryesorë Bucin dhe Santianën.
Brenda klipit janë përfshirë momente nga debatet, dhe thumbat që ata kanë thënë për njëri-tjetrin në biseda me banorët e tjerë.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=uAhB3TAn8s8
22:56 - Buci: E humba besimin tek Santiana ne dy raste (VIDEO)
Buci ka thënë se ka vendosur që të luajë vet në Big Brother VIP Kosova 2, dhe të largohet nga shoqëria me Santianën.
Ai tha se ajo e ka prerë në besë dy herë, duke e cilësuar si arsye tjetër që i është larguar asaj.
“Mundem ta nisë që nga java e dytëdhe të tregoj strategjinë time si e kam pasë, unë kam thënë që muajin e tretë e kam kohën kur duhet të luajë vet”.
“Ka ardhur koha që tani të luajë vet, Santin më nuk e shoh pjesë të krahut tem, edhe kjo duhet të luajë vet edhe për këtë arsye e kamë marrë këtë vendim”.
“E kam provuar Santin me dy raste dhe më nuk i besoj Santin, një ka qenë me Besin që si storje e kam harruar, ka qenë edhe puna me sfidën e Nimi TV e kam provokuar dhe më ka prerë në besë, dhe e ka marrë televizionin”, ka thënë Buci./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=3k4SWCONTG4
22:33 - Gani Gërmia: Arsyeja pse po vazhdoj lojën është familja dhe publiku (VIDEO)
Gani Gërmia, banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, ua ka treguar arsyen se pse ka vendosur të vazhdojë lojën sërish.
“Atëherë desha të japë edhe një përgjigje se njeriu në afekt mund të reagojë”.
“Mirëpo një vendim I tillë mund të dilte edhe kundër atyre që duartrokasin dhe më mbështesin gjthmonë, ju them me plotë bindje vetëm viktimën nuk e luajë”.
“Arsyeja që po e vazhdoj lojën është për familjen dhe publikun”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ajE4F3KMc_M
22:33 - Mane: Emocionet e publikut do ta bëjnë Ganiun më të fortë në lojën tutje (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka komentuar vendimin e Ganiut për tu tërhequr nga kërkesa për të dalë nga ky format televiziv – shkas, për këtë ishte një video material me reagimet e banorëve karshi historisë së tij të rrëfyer në ‘Prime’ të kaluar.
Bledi ka thënë se rol në tërheqjen e Ganiut luajtën edhe duartrokitjet e publikut, derisa ka thënë se i njëjti akt, do t’i jap atij energji për të vazhduar tutje në lojë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=AH7C7Lund-U
22:29 - Bledi Mane – Gani Gërmisë: Dil nga dhoma e rrëfimit dhe vazhdo lojën, respekto publikun (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, i ka bërë thirrje Gani Gërmisë që të mos largohet nga shtëpia më e madhe në vend.
“Ganiu gjithmonë kam menduar se brenda atij trupi të vogël fshihet një fuqi e madhe. Për ty nuk ka rëndësi se çfarë thotë opinionisti apo banori, për ty është rëndësishmja vota e publikut, që nga data 20 tetor e deri sot ti je aty nga votat e publikut”.
“Në radhë të parë duhet të tregosh respekt për miliona njerëz që ti të qëndrosh në shtëpi, ti tani nuk po viktimizohesh, por ti po përkëdhelesh, dil nga dhoma e rrëfimit dhe vazhdo lojën siç e ke vazhduar deri tani”, ka thënë Mane./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Qf1AFYntSRI
22:25 - Shqipja për Ganiun: Nuk besoj asgjë çka thotë ai (VIDEO)
Shqipja ka thënë se nuk beson në asgjë se çfarë thotë Gani Gërmia.
Ajo ka theksuar se në aktrim ai meriton një notë dhjetë, kjo deklaratë e saj vjen pasi Ganiu sot tha se dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por ndryshoi mendim si shpejtë.
“Unë e dija se Ganiu nuk do të dilte, si duket këto i ka skema të vogëla, nuk e di si i ecin me publikun”.
“Nuk e marrë vesh si mundet një njeri të thotë unë do të dalë, megjithëse aktrimin e ka notë dhjetë, nuk jam shqetësuar kurrë me këtë pjesë, nuk besoj çfarëdo lloj gjëje që thotë Ganiu”, ka thënë Shqipja./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=kTrbxDgn97U
22:20 - Edona: Ganiu e ka shpirtin e mirë, por kur pi ofendon ngapak (VIDEO)
Gani Gërmia sot kërkoi që të dalë vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2, por ndërroi mendje pas këshillave të prezantuesit Alaudin Hamiti, dhe opinionistit Bledi Mane.
Pas këtyre zhvillimeve reagoi Edona duke kërkuar nga Ganiu që të mos e lërë lojën.
“Unë i thash mos dil, ai është djalë i mirë në zemër, unë me të nuk kam të keqe asgjë”.
“Nga një herë ai kur pinë reagon ndryshe, por të gjithë bëjmë gabime”, ka thënë Edona./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=v4wpdQnImww
22:10 -Buci për Ganiun: Ky ishte një mashtrim i radhës që e bëri për publikun (VIDEO
Gani Gërmia sot kërkoi që të dalë vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2, por ndërroi mendje pas këshillave të prezantuesit Alaudin Hamiti, dhe opinionistit Bledi Mane.
Pas këtyre zhvillimeve reagoi Buci duke thënë se e këtë gjë Ganiu e bëri vetëm për vëmendje.
“Unë thash ky nuk del nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2. Unë e di se ky kërkon vëmendje në çdo ‘Prime’ në krejt format si kërkon”.
“Ky nuk del sepse pret edhe një muaj që t’i përmirësoj gabimet”, ka thënë Ganiu.
https://www.youtube.com/watch?v=c9Qi1IZZKig
22:08 - Alaudini e Bledi me këshilla për Ganiun, ai bëhet pishman dhe rikthehet sërish tek banorët e tjerë (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Arsye për këtë kërkesë ishin mendimet dhe gjykimet e banorëve brenda një video materiali të shfaqur gjatë spektaklit ‘Prime’, karshi historisë që ai rrëfeu të hënën mbrëma.
Por, nuk vonoi shumë dhe pas disa këshillave nga nikoqiri i spektaklit, Alaudin Hamiti e opinionisti Bledi Mane, Ganiu ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur ta tërheqë kërkesën dhe është rikthyer tek banorët e tjerë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=O9EI00brE1w
22:05 - Të gjithë banorët kundër Gani Gërmisë (VIDEO)
Sonte në një klip janë përmbledhur të gjitha mendimet e banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 pas rrëfimit të Gani Gërmisë për një pjesë të jetës së tij dhe disa sjelljeve të tij ndaj familjes.
Një pjesë e madhe e banorëve nuk e besuan historinë që ndau Ganiu në natën e Vitit të Ri.
Ata thanë se ai është një aktor dhe se të gjitha gjërat që i ka thënë kanë qenë për vëmendje dhe viktimizim./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ubgeGjEAq9o
22:02 - Ganiu pas kërkesës për të dalë nga BBVK: Kurrë në jetën time deri më sot s’e di se çfarë është viktimizimi (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Ai i ka listuar edhe arsyet se pse erdhi deri tek ky vendim.
“Kurrë në jetën time deri më sot nuk e di se çfarë është viktimizimi, dua të tregoj që unë këtu nuk jam për ta fituar çmimin. Komentet ishin shumë të ulëta prej banorëve”, ka thënë ai pos tjerash.
Dëgjojeni deklaratën e tij të plotë duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=jMYN5UeEHA8
21:58 - Arta Selimi i bën një analizë të thellë konfliktit mes Ganiut dhe Ardit & Mirdonit (VIDEO)
Sonte në vendin e Anita Haradinajt si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë Arta Selimi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka folur për debatin që u zhvilluar gjatë javës mes Ganiut, Ardit dhe Mirdonit.
“Sa i përket situatës Ganiu, Mirdoni dhe Ardi, se pari po flet një person që ka qenë brenda edhe vet, dhe e di që brenda se njeriu reagon me raste i ndikuar nga trysnitë. Kisha dashtë që debatet t’i keni pak më të qarta, na lë neve shumë pikëpyetje nëse nuk po vrehet se çfarë po ndodh, se ju nuk po mundeni të shpreheni duke argumentuar ashpër”.
“Gani po mendoj në atë situatën e Vitit të Ri je ndodhur para një farë zgjedhjeje, po besoj e ke zgjedhur opsionin e dytë për të mos u mërzitur se çfarë thojnë banorët, se publiku ka me të gjyku ashtu si po ke qejf. Në anën tjetër ky është çmimi që ke me pagu, kur ndanë diçka aty brenda”, ka thwnw Selimi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=FMt1YenEl6M
21:57 - Ganiu kërkon largim të menjëhershëm nga BBVK, shkas mendimet e banorëve mbi rrëfimin e tij (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Kërkesa e tij erdhi pas shfaqjes së video materialit, ku u shfaqën mendimet e banorëve të tjerë karshi skenave të festës së “Vitit të Ri”, ku Ganiu shpërtheu emocionalisht duke treguar një histori të pathënë më parë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur video materialin në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=_4y_7-U8E_k
21:53 - Mane: Jemi lodhur me viktimizimin tënd Gani, ke qarë më shumë se çdo aktor në Kosovë (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka sjellë një debat super të nxehtë mes Ganiut dhe Mirdonit e Ardit.
Bledi e ka komplimentuar për debatin e sotëm karshi Mirdonit e Ardit, derisa e ka kritikuar për “viktimizim”.
“Loja e jote më ka befasuar sepse ka ardhur drejt rënies, s’je më ai i tre-katër javëve të para, ke ulur ritmin e lojës. Përndryshe, je veshur bukur dhe ke debatuar bukur, dhe uroj që kështu të vazhdosh edhe ditëve tjera, sepse jemi lodhur me viktimizimin tënd, ke qarë më shumë se çdo aktor tjetër në Kosovë”, ka thënë Mane.
Në ndërkohë, Mane ka rezervuar komentet më pozitive për Ardin dhe Mirdonin, të cilët i ka komplimentuar për lojën, sjelljen dhe mënyrën e të debaturit.
Ndiqni videot në linçet e mëposhtme për të kuptuar më shumë detaje nga këto opinione të Manes.
https://www.youtube.com/watch?v=0X8b6bnmt30
21:48 - Spektakli i sotëm ‘Prime’ vazhdon me debate të forta mes Gani Gërmisë dhe Ardit e Mirdonit (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me debate të forta mes Ganiut dhe Adrit e Mirdonit.
Situata u tensionua pas shfaqjes së klipit të përplasjeve dhe debateve mes tre konkurrentëve.
Treshja nuk i kursyen komentet dhe kunjat e drejtpërdrejta, derisa Ganiu u akuzua për “viktimizim ekstrem”.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=D6OTPzJe170
21:46 - Gani Gërmia jep versionin e tij për konfliktin me Ardin dhe Mirdonin (VIDEO)
Gani Gërmia është sqaruar për pjesën e tij sa i përket një debate që e pati me dyshen Mirdoni dhe Ardi, gjatë kësaj jave.
Ai në ‘Prime’ sonte tha se shprehjet që i ka përdorur në atë debat që e pati ishte në ditën më të keqe që ai e pati brenda Big Brother VIP Kosova 2, pasi ka thënë se ndjehej shumë keq.
“Ti e bëre ‘ispat’ me gojë tënde: ‘Kam me ju kap Ganiut?’ Mirëpo te ajo çështje je gabim mundem të të them shoku Mirdon se me gjithë respektin po të them ia ke huqur me te madhe, nëse më ke ofruar ndihmë shumë faleminderit, por për herën tjetër nuk më duhet ndihma nëse e bë veten për ‘Prime’”.
“Dhimbja dhe emocionet më dolën në sipërfaqe, fatkeqësisht në ditën më të gabuar, unë e vlerësoj mbështetjen tënde, e ke marrë shumë gabim por asgjë nuk ka pasë të bëjë me viktimizim”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=92T7sT-c9Fc
21:41 - Ardi: S’dua të njihem si shok i Ganiut, ai ka ofenduar femrat e ka sugjeruar vetëvrasje me domestos (VIDEO)
Sonte, gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar video materiali i parë, protagonistë të së cilit ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi.
Klipin dhe situatat në fjalë i ka komentuar edhe Ardi, i cili pos tjerash ka thënë se nuk dëshiron të njihet si një mik i Ganiut.
“Pos viktimizimit, më ka penguar që Ganiu është prezantuar sikur ne të ishim shokë të ngushtë, dhe në momentin që e ke një shok të ngushtë ti karakterizohesh në një farë mënyre me karakterin e tij. Ganiu këtu është njohur si një person që i ka ofenduar femrat këtu, dhe e ka sugjeruar një person që ka vuajtur nga bullizimi për ta mbytur veten me domestos – prandaj s’dua të identifikohem si shok i tij”, ka thënë ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=aGXCBIQgU14
21:37 - Blerando: Me vjen turp që jam në një dhomë me Gani Gërminë (VIDEO)
Sonte, gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar video materiali i parë, protagonistë të së cilit ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi. Brenda klipit janë përfshirë përplasjet dhe debatet e ashpra që dyshja, Mirdoni e Ardi i kanë pasur me Ganiun përgjatë kësaj jave.
Pas këtij klipi ka folur edhe Blerando, i cili ka qenë me një mori kritikash ndaj komedianit.
“Ganiu është llafazan, është rrenc, nuk ka kurrëfarë niveli edhe mua më vjen turp që jam në një dhomë me të, kaq kam për të thënë”, ka thënë Blerando./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=yBpKoy0ZVRE&t=1s
21:36 - Mirdoni: U surprizova sesi një njeri si Ganiu që viktimizohet tërë kohën të flasë për burrëri (VIDEO)
Sonte, gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar video materiali i parë, protagonistë të së cilit ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi.
Mirdoni ka komentuar situatën në fjalë, derisa ka thënë se Ganiu ka ndryshuar qasje menjëherë pas mos marrjes së dënimit në rastin me Lindën.
Ai ka thënë se është surprizuar nga ai që “si person që është viktimizuar gjatë tërë kohës, të flasë për burrëri”.
Kuptoni më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=A5pGVw0LsAY
21:30 - Publikohet klipi me përplasje të forta mes Gani Gërmisë dhe Ardit e Mirdonit (VIDEO)
Sonte, gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar video materiali i parë, protagonistë të së cilit ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi.
Brenda klipit janë përfshirë përplasjet dhe debatet e ashpra që dyshja, Mirdoni e Ardi i kanë pasur me Ganiun përgjatë kësaj jave.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=GzgmteXjfYo&t=250s
21:17 - Sonte në spektaklin ‘Prime’, Anita Haradinajn e zëvendëson ish-banorja e BBVK – Arta Selimi (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka ardhur me një ndryshim interesant në panelin e opinionistëve.
Kësisoj, si përherë aty është ulur Bledi Mane, por sonte, jo edhe Anita Haradinaj.
E në vend të Anitës, sonte situatat do t’i gjykojë ish-konkurrentja e edicionit të parë të BBVK, Arta Selimi.
Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm, për më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=MEfNxHgrEoU
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e moderatorëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Në panelin e opinionistëve janë, Bledi Mane dhe Arta Selimi.
Kjo mbrëmje ‘Prime’ pritet të jetë e gjatë dhe spektakolare për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.
Gjithashtu do të eleminohet njëri nga banorët e nominuar.
https://www.youtube.com/watch?v=s7-ggJg2U7I
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
- Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
- Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
- Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
- Amerikë: TV Alb