01:09 - Shkodra Elektronike i siguron vendin e tetë Shqipërisë në Eurovision
Shkodra Elektronike ia ka siguruar Shqipërisë vendin e tetë në finalen e sotme të festivalit më të madh të këngës Eurovision.
Shqipëria i mori 218 pikë, vendi i parë dhe fitues doli Austria me këngën “Wasted Love”.
https://www.youtube.com/watch?v=xPSn888JAFU
01:00 - Austria është fituese e Eurovisionit 2025
Austria është fituese e festivalit më të madh të këngës Eurovision të këtij viti.
Këngëtari JJ është ai që u solli austriakëve fitoren me këngën “Wasted Love”.

Shqipëria me Shkodrën Elektronike janë radhitur të tetët në radhë.
00:53 - Shkodra Elektronike i merr nga publiku 173 pikë, radhitet e katërta deri tani
Shqipëria i mori 173 pikë nga publiku dhe tani i ka të plota 218 pikë bashkë me ato të jurisë kombëtare të të gjitha shteteve.
Shkodra Elektronike deri tani ka marrë 45 vota nga juria. Beatriçe dhe Kola kënduan këngën “Zjerm”. /Klankosova.tv
00:43 - Austria e para, kjo është renditja e shteteve në Eurovision me votat e jurisë
Austria renditet e para me votat e jurisë në finalen e Eurovisionit me 258 vota, pasuar nga Zvicra me 214, Franca që ka marrë 180, Italia radhitet e katërta me 159, pasuar nga Holanda që mori 133 sosh.
Tani janë duke u kumtuar votat e publikut, njofton Klankosova.tv
00:35 - Austria dhe Zvicra kryesojnë, teksa shpallen rezultatet e jurisë në finalen e Eurovision 2025
Austria ka marrë 154 pikë, kurse Zvicra 140, që llogariten me një epërsi të hershme teksa janë duke u shpallur rezultatet e jurisë në finalen e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës.
Rezultatet janë një kombinim i pikëve nga juritë kombëtare dhe votat e shikuesve në vendet pjesëmarrëse – së bashku me një votim të veçantë të “Rest of The World” (Pjesës tjetër të botës)
Shkodra Elektronike e Shqipërisë me këngën “Zjerm”, mori 40 pikë, njofton Klankosova.tv
00:22 - Shqipëria i merr 12 pikët më të larta nga juria e Francës
Franca i ka dhënë Shqipërisë 12 pikët e para që janë më të lartat deri më tani që mori Shkodra Elektronike.
Kurse, “Zjerm” i mori nga tri pikë prej Suedisë dhe Italisë, dhe një pikë nga Holanda deri tani. /Klankosova.tv
23:36 - BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision
Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të ashpra të popit modern.
Kështu shkruan BBC për paraqitjen e Shqipërisë në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit, transmeton Klankosova.tv
“Pikërisht këtë po bën grupi i fundit për sonte, Shkodra Elektronike, me Zjerm, i cili hapet me çiftelinë, një instrument tradicional me dy tela nga Shqipëria, pastaj e shtrembëron atë me një puls elektrik që gumëzhin”.
“Në zhvillim të vazhdueshëm, Zjerm ka për qëllim të evokojë qytetin e lindjes së grupit, Shkodrën – një qendër harmonie fetare, ku gjysma e popullsisë është myslimane dhe gjysma është katolike”.
Në tekstin e këngës, ata e nderojnë atë traditë duke kënduar “Aman misere” – duke kombinuar fjalën arabe për shenjtëroren dhe frazën latine për “ki mëshirë”.
Më tej, media britanike shkruan se në një garë slogani i të cilit është “Të Bashkuar nga Muzika”, nuk mund të kishte një mënyrë më të përsosur për ta përfunduar.
23:21 - Zjermi i Shqipërisë “shkrumbon” skenën e Eurovisionit
Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike.
Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Ata janë të 26-tit dhe të fundit në radhitjen e këngëve që performuan në Eurovision.
Shqipëria elektrizoi skenën me të nisë kënga, ku brohoritjet nga publiku nuk u ndalën për një kohë të gjatë.
Shkodra Elektronike që është përzgjedhur nga CNN si kënga më e vlerësuar nga të gjitha. CNN dje, përmes një artikulli analitik e me humor, të shkruar nga korrespondenti Rob Picheta, i cili e mbulon këtë ngjarje tash e shtatë vite, i ka renditur të gjitha vendet finaliste të këtij edicioni, ku renditjen e ka bërë jo vetëm gjatë performancës në skenë por edhe te ndjesia që çdo këngë e transmeton.
Në këtë artikull, Beatriçe Gjergji tha për CNN-in se kënga “Zjerm” nuk është lloji i tyre i muzikës dhe se nuk janë fansa të mëdhenj të Eurovisionit.
“Për të qenë të sinqertë, kjo mospërfshirje emocionale është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në skenë, dhe për këtë arsye po marrin vëmendjen e merituar nga fansat. Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë”, tha ajo për CNN, transmeton Klankosova.tv.
22:57 - Performojnë në Eurovision artistët e 20 shteteve të para, Shqipëria është e 26-ta në radhë
Tashmë në Eurovision kanë performuar artistët e 20 vendeve që ishin në listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do të performojnë është Shqipëria me grupin Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.
Malta ishte vendi i 20-të që u përfaqësua nga këngëtarja Miriana Conte me këngën “Serving”.
22:28 - Dhjetë shtetet e para që u përfaqësuan në finalen e Eurovizionit
Një mori shtetesh kanë performuar deri tani në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision.
Ndër shtetet e para që e bëri hapjen është Norvegjia me këngën “Lighter”. Artisti që përfaqëson shtetin norvegjez është Kyle Alessandro.
Shteti i dytë që performoi është Luksemburgu me artisten Laura Ton me këngën “La Poupée Monte Le Son” në frëngjisht.
I treti u radhit Estonia me Tony Cash me projektin “Espresso Macchiato”. Juvala është artisja e katërt që doli skenë të Eurovizioni dhe e përfaqësoi Izraelin me këngën “New Day Will Rise”.
Radha e të pestit i erdhi grupit Katarziz të Lituanisë, me “Tavo Akys”. Spanja u prezantua nga këngëtarja Melody me “Esa diva” që është e gjashta në radhë.
Vendi i shtatë i erdhi Ukrainës më grupin Ziferblat me këngën “Bird of prayer”, e të tetit në radhë që performuan janë britanikët, ata u përfaqësuan nga grupi Ziferblat.
Austria ishte e nënta që u përfaqësua nga këngëtari JJ me projektin “Wastesd Love”, e të dhjetit janë islandezët me këngën “Roa” nga grupi “VÆB”
21:56 - Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?
Ka nisur festivali i këngës, Eurovisioni.
Kjo garë muzikore po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Në 2024-ën, nikoqiri i sivjetëm i festivalit fitoi me këngëtarin Nemo dhe këngën “The code”.
Suedia u shpall fituese e Eurovisionit në vitin 2023 me këngën “Tatoo” të këngëtares Loreen, njofton Klankosova.tv.
Kalush Orchestra me Ukrainën fitoi në vitin 2022, kurse në vitin paraprak Italia me grupin Maneskin dhe këngën “Zitti e buoni”.
21:55 - Kështu mund të votohet për “Shkodrën Elektronike” në natën finale
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.
Padyshim që “Zjerm” i nevojitet mbështetja dhe për ta bërë këtë janë disa metoda, ku për “Shkodrën Elektronike” mund të votoni përmes mesazheve telefonike apo votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote.
Në finalen e madhe, votimi është hapur pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë e hapur afro 40 minuta pas prezantimit të këngës së fundit, që do të jetë pikërisht “Zjerm” nga “Shkodra Elektronike”.
Për të gjithë ata që janë në Shqipëri, mund të votojnë me mesazhe telefonike duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës 01 deri në 26 në natën finale.
Ndërsa në vendet si Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia do të mund të votojnë vetëm online në esc.vote.
E, përmes mesazheve telefonike por edhe votimit online në esc.vote do të mund të votojnë nga vendet si Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka
Faqja online esc.vote automatikisht e përshtat metodën e votimit sipas vendndodhjes tuaj, ndërsa mund të votoni deri në 20 herë për një këngë të vetme.
21:43 - A do të paraqitet në finale të Eurovisionit, Celine Dion?
Celine Dion mund të shfaqet edhe sonte në finalen e Eurovisionit sërish, tha për BBC-në, moderatori i njohur britanik, Graham Norton
Ajo bëri një paraqitje të rrallë gjatë gjysmëfinales së parë të konkursit të martën me një mesazh të shkurtër dhe të pararegjistruar.
Të gjithë ju fansa të Eurovisionit e dini se ajo fitoi gjithashtu konkursin për Zvicrën në vitin 1988 dhe ishte përfolur se do të ngjitej në skenë gjatë konkursit të këtij viti.
Asgjë nuk është konfirmuar, por sigurisht që do t’ju mbajmë të informuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
21:38 - Nemo, fituesi i Eurovisionit në 2024-në, edhe në finalen e sivjetme në Bazel theu “kode”
Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese nga viti 2024, The Code.
Arena ishte e mbuluar me dritë të bardhë ndërsa 25-vjeçari performoi një version të përforcuar të këngës, i veshur me një fustan që duket si një fustan nusërie.
Duke folur për BBC përpara konkursit, Nemo tha se fitorja në Eurovision në Malmo vitin e kaluar “e ktheu jetën time përmbys në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Gjëja më e rëndësishme ishte [se] fitova shumë vetëbesim tek vetja si artist”.
“I shton një nivel relaksimi procesit të krijimit, sepse e di që mund t’i besoj intuitës sime kur bëhet fjalë për shkrimin e këngëve dhe performancën”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
21:22 - Norvegjia, shteti i parë që e nis Eurovisionin
Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision.
Artisti që përfaqëson shtetin norvegjez është Kyle Alessandro me këngën “Lighter”.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga kënga “Zjerm” e Shkodrës Elektronike. /Klankosova.tv
09:00 - Nis Eurovisioni, spektakli më i madh i këngës në Evropë
Me temën “Welcome Home” ka nisur finalja e festivalit më të madh të këngës në Evropë, Eurovision.
Kjo garë e muzikës po zhvillohet në Bazel të Zvicrës, njofton Klankosova.tv.
Shqipëria sivjet përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.
20:52 - Si funksionon votimi në Eurovision?
Eurovisioni është rikthyer – këtë herë në Bazel të Zvicrës. Gara evropiane e këngës organizohet nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU).
Tema për edicionin e vitit 2025 është “Welcome Home”, pasi festivali i parë u mbajt në Zvicër në vitin 1956. Këngët duhet të jenë origjinale dhe jo më shumë se tre minuta të gjata. Ato nuk mund të jenë publikuar ose interpretuar publikisht para 1 shtatorit 2024.
Vokalet kryesore duhet të jenë live, pa sinkronizim të buzëve ose akordim automatik dhe një maksimum prej gjashtë këngëtarësh dhe valltarësh.
Në finale, çdo vend pjesëmarrës shpërblehet me dy grupe pikësh – një nga një juri ekspertësh të muzikës dhe një nga fansat në të gjithë Evropën.
Tifozët marrin maksimum 20 vota, të hedhura nëpërmjet telefonatave, SMS-ve ose nëpërmjet aplikacionit zyrtar të Eurovisionit. Ata mund të votojnë për sa më shumë artistë të ndryshëm që dëshirojnë, por votat për vendin tuaj janë të ndaluara.
Pasi të mbyllen linjat, secili vend do të ketë zgjedhur një “Top 10” të këngëve të tyre të preferuara. Kënga më e popullarizuar merr 12 pikë, zgjedhja e dytë merr 10 dhe pjesa tjetër vlerësohet nga tetë në një.
Shikuesit nga vendet që nuk marrin pjesë në Eurovision gjithashtu kanë të drejtë të flasin. Zgjedhjet e tyre janë të grupuara në një bllok të vetëm të njohur si “vota e pjesës tjetër të botës”. /Klankosova.tv
20:48 - A do të “shndrrit” Shqipëria edhe sonte në Eurovision? Edhe pak nis finalja e madhe
Me temën “Welcome Home” sonte do të nisë finalja e madhe e festivalit më të madh të këngës në Evropë, Eurovision.
Edhe sot Bazeli i Zvicrës i mbledh të gjithë dashamirët e këngës evropiane, dhe një numër të madh të publikut që është i pranishëm çdo vit në këtë festival, por një numër i madh i njerëzve është që e ndjekin edhe nga jashtë.
Finalja zhvillohet në St Jakobshalle, një arenë e mbyllur në Bazel, të shtunën më 17 maj. Brenda arenës, mbulimi ndërkombëtar i Eurovisionit do të drejtohet nga prezantuesit Hazel Brugger, Sandra Studer dhe Michelle Hunziker.
Këngëtarja Sophie Ellis-Bextor do të prezantojë drejtpërdrejt rezultatin e jurisë së Mbretërisë së Bashkuar atë natë, pasi aktori Ncuti Gatëa u tërhoq nga roli.
Në skenën e këtij festivali ngjitet sonte “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”. Kënga interepretohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.
Një total prej 37 vendesh po marrin pjesë në Eurovision 2025 – të gjitha përveç njërës morën pjesë në festivalin e vitit të kaluar në Malmö, Suedi.
Mali i Zi kthehet në konkurs këtë vit për herë të parë që nga viti 2022, duke zëvendësuar Moldavinë – e cila u tërhoq për shkak të sfidave financiare dhe logjistike.
Shumica e vendeve të Eurovisionit janë evropiane, por Australia merr pjesë çdo vit, pasi u ftua të bashkohej me festimet e 60-vjetorit të Eurovisionit në vitin 2015. Megjithatë, Australia nuk mund të jetë pritëse nëse fiton ndonjëherë.
Vende të tjera jo-evropiane, përfshirë Izraelin, marrin pjesë sepse janë anëtare të EBU-së.
Rusia është ndaluar që nga viti 2022, pas pushtimit të Ukrainës.
Kualifikimi për finalen e Eurovision:
Këto vende u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:
- Shqipëria: Shkodra Elektronike – Zjerm
- Estoni:a Tommy Cash – Espresso Macchiato
- Islanda: VÆB – RÓA
- Holanda: Claude – C’est La Vie
- Norvegjia: Kyle Alessandro – Lighter
- Polonia: Justyna Steczkowska – GAJA
- Portugalia: NAPA – Deslocado
- San Marino: Gabry Ponte – Tutta L’Italia
- Suedia: KAJ – Bara Bada Bastu
- Ukraina: Ziferblat – Zogu i lutjes
Vendet e mëposhtme u kualifikuan në gjysmëfinalen e dytë:
- Armenia: PARG – SURVIVOR
- Austria JJ – Wasted Love
- Danimarka: Sissal – Halucinacione
- Finlanda: Erika Vikman – ICH KOMME
- Greqia: Klavdia – Asteromáta
- Izraeli: Yuval Raphael – Dita e re do të ngrihet
- Letonia: Tautumeitas – Bur Man Laimi
- Lituani: Katarsis – Tavo Akys
- Luksemburgu: Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son (foto sipër)
- Malta: Miriana Conte – SERVING/Klankosova.tv
19:23 - Festa e muzikës me “Zjerm” në mes, Eurovisioni prek finalen e madhe
Eventi më i madh i muzikës live në botë ka arritur përfundimin e tij të mbushur me shkëlqim me finalen e madhe të sontme të Eurovisionit, një festë e muzikës dhe unitetit e shoqëruar nga mosmarrëveshjet për pjesëmarrjen e Izraelit.
Në skenën e këtij festivali ngjitet sonte “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.
Kënga interepretohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.
Finalja në garën e muzikës evropiane që mbahet në Bazel të Zvicrës nis nga ora 21:00 sipas kohës lokale shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Dean Vuletiq, një ekspert i historisë së Eurovisionit, tha për AP se konkursi është bërë më i larmishëm me kalimin e viteve, si muzikalisht ashtu edhe gjuhësisht. Këtë vit ka këngë në 20 gjuhë, duke përfshirë gjuhën ukrainase, islandeze, shqipe, letoneze dhe malteze.
“Në të kaluarën bëhej fjalë për të pasur një këngë pop tërheqëse dhe të padëmshme, zakonisht në anglisht,” tha ai. Por në dekadën e fundit “kemi parë këngë që bëhen shumë më të angazhuara shoqërisht dhe politikisht, këngë që i paraqesin audiencës një lloj kuptimi”, transmeton Klankosova.tv
“Në vitet e fundit, qasja formulaike ndaj një pjesëmarrjeje në Eurovision nuk ka pasur sukses,” shtoi ai. “Një pjesëmarrje duhet të jetë e paharrueshme dhe duhet të jetë autentike në mënyrë që të ketë sukses këto ditë”
Festivali i këtij viti është trazuar për të dytin vit radhazi nga mosmarrëveshjet mbi pjesëmarrjen e Izraelit. Dhjetëra ish-pjesëmarrës, përfshirë Nemo të Zvicrës, kanë bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet.