Sonte në palestrën "Minatori" të Mitrovicës luhet ndeshja e dytë e finales së playoff-it të basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Kjo ndeshje, që pritet të jetë po aq e nxehtë sa ndeshja e parë e finales, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.
22:50 - Ylli ia "rrëmben" edhe finalen e dytë Trepçës
Golden Eagle Ylli e ka fituar edhe finalen e dytë përball Trepçës.
Mysafirët nga Suhareka e kanë mposhtur në palestrën "Minatori" skuadrën vendase Trepçën, me rezultat 49:60.
Yllit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t'u shpallur kampion.
Suharekasit kanë fituar përball mitrovicasve edhe në ndeshjen e parë me rezultat 63:62.
22:30 - Nis çereku i fundit i finales së dytë Trepça - Ylli
Në palestrën "Minatori" në Mitrovicë ka nisur çereku i katërt i përballjes në mes të Trepçës dhe Yllit.
Aktualisht Ylli është duke fituar me rezultat 39:50.
Mbetet të shihet nëse skuadra nga Suhareka do të arrijë të fitojë edhe ndeshjen e dytë përball skuadrës mitrovicase.
22:27 - Çereku i tretë: Trepça - Ylli 39:50
Edhe çereku i tretë i ka takuar Golden Eagle Yllit.
10 minutat e treta të ndeshjes u mbyllën me rezultat.
Nëse Ylli arrin sonte të fitojë përball Trepçës, në finalen e dytë do t'i nevojitet vetëm edhe një fitore që të shpallet kampion.
22:00 - Nis pjesa e dytë e finales Trepça - Ylli
Ka nisur pjesa e dytë e finales së dytë në mes të Trepçës dhe Yllit.
Pjesën e parë e dominoi plotësisht skuadra nga Suhareka duke e mbyllur me dyfish më shumë pikë sesa klubi mitrovicas.
20 minutat e para përfunduan me rezultat 18:39 për suharekasit.
21:46 - Pjesa e parë i takon Yllit
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së dytë në mes të Trepçës dhe Yllit.
20 minutat e para i takuan mysafirëve nga Suhareka.
Në "Minatori" pjesën e parë e mbyllen me rezultat 18:39.
21: 24 - Përfundon çereku i parë, Trepça - Ylli 6:22
Ka përfunduar çereku i parë i finales së dytë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Ky çerek i takoi mysafirëve me rezultat 6:22.
21:00 - Nis finalja e dytë mes Trepçës dhe Yllit
Ka filluar ndeshja e dytë e finales së playoff-it mes klubit të basketbollit Trepça dhe Golden Eagle Yllit.
Ndeshja ishte e paraparë që të fillojë nga ora 20:30, por një vonesë e klubit nga Suhareka bëri që takimi të shtyhet për më shumë se gjysmë ore.
Pesëshet e para të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
TREPÇA: Andrew Gordon, Rodney Purvis, Amin Hot, Corban Collins, Drilon Hajrizi.
YLLI: Chris Harris, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Henrik Sirko, Dajuan Graf.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.