Trepça është finalistja e dytë e playoff-it të basketbollit.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve mitrovicasit e mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 74:77.
Në finale skuadra “të gjelbrit” do të kenë punë me Pejën.
______________________________________________________________________________________________________
50:57 ka përfunduar çereku i tretë i ndeshjes Sigal Prishtina-Trepça.
Skuadra mitrovicase është në epërsi prej shtatë pikësh kur kanë mbetur edhe 10 minutat e fundit.
Në rast se sonte arrin të fitoj Trepça, do të përballet në finale me skuadrën e Pejës./Klankosova.tv
______________________________________________________________________________________________________
Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së pestë të playoff-it.
Trepça ka arritur t’i mbyll 20 minutat e para me tetë pikë në epërsi ndaj Sigal Prishtinës.
Aktualisht, rezultati në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve është 31:39.
______________________________________________________________________________________________________
Çereku i parë i ndeshjes së pestë gjysmëfinale i takoi plotësisht mysafirëve nga Mitrovica.
Plot 13 pikë është epërsi e Trepçës ndaj Sigal Prishtinës.
Rezultati i 10 minutave të para është 4 me 17/ Klankosova.tv
______________________________________________________________________________________________________
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka nisur klasikja e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina – Trepça.
Cilado skuadër e cila fiton sonte, do ta sigurojë një vend në finalen e playoff-it dhe do të përballet me Pejën.
Në palestër për shkaqe të sigurisë nuk janë tifozët mysafirë “Torcida”.
____________________________________________________________________________________________________
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.