Lajmet e fundit

12:14 - Macron: Samiti, moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Tiranë, deklaroi para gazetarëve se ky është një moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.
“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Është një moment mjaft i rëndësishëm, kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet BE-Ballkan Perëndimor për energjinë dhe integrimin”, tha Macron.
“Do të kemi mundësi që me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë”, shtoi Macron./A2
11:44 - Arrin edhe kancelari Scholz në Tiranë për samitin BE-BP
Në Tiranë është duke u zhvilluar samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë takim i pranishëm është edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njofton Klan Kosova.
Pak para tij ka mbërritur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Të dy ata janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
11:33 - Macron mirëpritet nga Rama për samitin BE-BP
Në Tiranë është duke u zhvilluar samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë takim i pranishëm është edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njofton Klan Kosova.
Ai është mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
11:29 - Borrell: Propozimi final iu është dërguar dje Beogradit dhe sot Prishtinës
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se propozimi final nga Bashkimi Evropian iu është dërguar dje Beogradit dhe sot Prishtinës
“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar. Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrell, njofton Klankosova.tv.
Borrell u shpreh se është optimist për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në vitin e ardhshëm.
10:30 - Michel: E ardhmja e Evropës do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, ka thënë në Tiranë, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë me e sigurt në BE.
Michel theksoi se është i emocinuar që për herë të parë do të mbahet një takim i till në një rajon të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.
“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik, është hera e parë që e mbajmë një samit të BE-së të Ballkanit këtu, në një vend të rajonit. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e sigurt dhe me e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së”, tha Michel.
“Është një moment i rëndësishëm dhe emocionues pasi për herë të parë në rajon kemi këtë takim të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Po e përsërisë jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor”.
10:24 - Michel: E ardhmja e Evropës do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, ka thënë në Tiranë, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë me e sigurt në BE.
Michel theksoi se është i emocinuar që për herë të parë do të mbahet një takim i till në një rajon të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.
“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik, është hera e parë që e mbajmë një samit të BE-së të Ballkanit këtu, në një vend të rajonit. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e sigurt dhe me e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së”, tha Michel.
“Është një moment i rëndësishëm dhe emocionues pasi për herë të parë në rajon kemi këtë takim të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Po e përsërisë jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor”.
09:56 - Osmani në Tiranë: Vuçiqi është vazhdimësi e mendësisë të viteve të 90-ta që çoi në luftë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është vazhdimësi e një mendësie të viteve të 90-ta që çoi Ballkanin në luftë, njofton Klan Kosova.
“Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie e viteve të 90-ta në Serbi dhe kjo mendësi çoi në luftë shkatërrime, vrasje, mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë”, ka thënë ajo.
09:51 - Vuçiq tregon se çka do t’ju thotë liderëve të BE-së në Tiranë për Kosovën (VIDEO)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur para fillimit të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Vuçiq ka treguar se edhe çka do të diskutojë me zyrtarët evropianë në këtë takim, njofton Klankosova.tv.
“Serbia është një vend i pavarur, i dimë detyrime tona, përkundrejt rrugëtimit drejt BE-së, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e BE-së. Kështu kemi një situatë ndryshe, sa i përket integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 1999 dhe në vitin 2008 do ta diskutojmë sot me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiq.
09:50 - Samiti në Tiranë, Osmani: Kosova do ta paraqesë aplikimin për anëtarësim në BE në fund të vitit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka treguar se para udhëheqësve të BE-së do të paralajmërojë se Kosova do ta paraqesë aplikimit për anëtarësim në BE, në fund të këtij viti, njofton Klankosova.tv.
09:44 - Osmani në Tiranë: Do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së t’i heqin vizat për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka thënë se do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të BE-së që ta heqin regjimin e vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra si për liberalizmin e vizave dhe siç e dini dhe siç do të deklarohet sot Kosova do të paraqesë aplikimin në BE në fund të këtij viti dhe shpresoj në mbështetjen e anëtarëve”.
“Nuk është vendi për dialog e negociatat mes Kosovës e Serbisë. Është proces me vete që lehtësohet nga Brukseli, procesi do të bazohet te njohja e ndërsjellë dhe të ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe sistemin kushtetues të Kosovës. Ajo çka ndodh është se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur përpara me anëtarësimin dhe ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së mbështetje të vizave për Kosovën dhe do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve që të votojnë në takimet e këshillit”.
09:36 - Të buzëqeshur, Rama pret Osmanin në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur pritjen e mysafirëve në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Rama ka pritur edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa në fotografitë e bëra publike të dy shfaqen të buzëqeshur, njofton Klankosova.tv.
09:33 - Gjithçka gati për samitin e BE-së në Tiranë
Krerët e Bashkimit Evropian do të takohen do të takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në qendrën e Shqipërisë, Tiranë.
Ky samit do të ketë një rëndësi të madhe, pasi për herë të parë një takim i kësaj përmase mbahet në një vend jashtë bllokut evropian.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të priten nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në Tiranë, do të jetë edhe presidenti francez, Emanuel Macron, që për të është për herë të parë në kryeqytetin shqiptar. /Klankosova.tv.
09:26 - Samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama pret mysafirët (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur të pret mysafirët në kuadër të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Rama shfaqet në humor të mirë teksa pret mysafirët, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në kuadër të këtij samiti do të arrijnë në Tiranë 44 delegacione.