12.01.2024 · përditësuar para 910 dite23 min lexim
01:47 - “Meridian Kitchen” shtron darkë për banorët pas spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova
Pas përfundimit të spektaklit ‘Prime’ banorët kanë nisur të shijojnë një super darkë të përgatitur nga “Meridian Kitchen”.
‘Nysave’ darka u është sërvirur në oborrin e shtëpisë, derisa ushqimet i kanë shijuar pafund.
Spektakli i radhës ‘Prime’ i BBVK, mbahet të hënën e ardhshme duke nisur nga ora 21:00.
01:45 - Ardi pritet në përqafim nga të gjithë banorët, pas takimit emocional me nënën e tij (VIDEO)
Ardi sonte ishte njëri prej banorëve që për publikun e Big Brother VIP Kosova 2 me një rrëfim interesant e ka ndarë jetën e tij jashtë shtëpisë më të madhe në vend.
Pas krejt këtyre që u shfaqën atij i erdhi një befasi nga Vëllai i Madh, atij i erdhi nëna për ta takuar.
Takimi i tyre shfaqi plotë emocione e përqafime mes nënë e bir. Më vonë atyre iu bashkangjit edhe Mirdoni.
E pas krejt kësaj kur Ardi erdhi në dhomën e ndejës atë e përqafuan pjesa tjetër e banorëve./Klankosova.tv
01:41 - Mesazhet që Ardi i mori nga nëna e tij në takimin në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Ardi është takuar me nënën dhe është emocionuar shumë, por edhe nëna e tij pati një mesazh për të.
Mesazhi i nënës së Ardit ishte që ta vazhdoj lojën me qetësi dhe butësi siq është vetë Ardi.
Në fund ai e ka përshëndetur nënën e tij duke i thënë se e do shumë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
01:32 - Mirdoni kaplohet nga emocionet në takimin me nënën e Ardit (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është transmetuar një video material nga rrëfimi i Ardit rreth jetës së tij.
Siç e do tradita, “Vëllai i Madh” i solli Ardit një super surprizë, duke i mundësuar takimin me nënën e tij, zonjën Hidajete.
E zonjën Hidajete, pos Ardit, e ka takuar edhe Mirdoni, pasi që vetë ajo kërkoi një gjë të tillë, duke nisur nga relacioni i djemve që edhe në këtë format janë futur si një banor i vetëm.
I shpejt në kaplim të emocioneve ka qenë edhe Mirdoni, i cili ka shpërthyer në vaj porsa e ka takuar të ëmën e Ardit.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
01:30 - “Sulltani i nanës” – takimi me përplotë emocione i Ardit me nënën e tij (VIDEO)
Ardi sonte ishte njëri prej banorëve që për publikun e Big Brother VIP Kosova 2 me një rrëfim interesant e ka ndarë jetën e tij jashtë shtëpisë më të madhe në vend.
Ai ka treguar se është një djalë i vetëm dhe i ka katër motra, pos kësaj këngëtari u foli për eksperiencën e pjesëmarrjes në “The Voice”, e deri te vështirësitë për të pasë suksesin që e ka tani në karrierën e tij si këngëtar.
Pas krejt këtyre që u shfaqën atij i erdhi një befasi nga Vëllai i Madh, pasi erdhi nëna e tij për ta takuar.
E ky takim zgjon emocione të shumta nga marrëdhënia që e kanë nënë e bir. Njëra prej fjalëve që nëna e Ardit iu drejtua atij ishte “Sulltani i nanës”./Klankosova.tv
01:30 - Ardi përfshihet nga emocionet në Prime, pasi pytet për raportet me motrat (VIDEO)
Pas rrëfimit shumë emocional të Ardit, moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi ia ka bërë disa pyetje Ardit.
Ku e ka pyetur edhe për raportin me motrat e tij, derisa ai po fliste për motrat nuk i kanë munguar as lotët.
Gjithashtu ka treguar që e kanë dalluar gjithmonë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
01:27 - Ardi surprizohet nga e ëma – nënë e bir pushtohen nga lotët e emocionet (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ është transmetuar një video material nga rrëfimi i Ardit rreth jetës së tij.
Siç e do tradita, “Vëllai i Madh” i solli Ardit një super surprizë, duke i mundësuar takimin me nënën e tij, zonjën Hidajete.
Takimi ishte tejet emocional, derisa lotët i pushtuan nënë e bir.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
01:22 - Rrëfimi i jetës së Ardit, fëmijëria e muzika – gjithçka brenda një klipi (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Ardin.
Materiali ka paraqitur rrëfimin jetësor të Ardit, fëmijërinë, dhe gjithçka tjetër.
Ai ka zbuluar se është djali i vetëm në familje, derisa ka katër motra, teksa ka shtuar se edhe pse “hastret”, atë nuk e kanë llastuar.
Më tej, ai ka rrëfyer eksperiencën e pjesëmarrjes në “The Voice”, përzgjedhjen dhe emocionet e para që e patën pushtuar atë aso kohe.
Gjithashtu, Ardi ka zbuluar më shumë rreth profesionit të tij prej gazetarit të një radioje, për çka tha, se është punë që e bën me zemër, dhe shprehu fjalët më të mira për stafin atje.
Edhe muzika, vështirësitë e gjithçka tjetër ishte pjesë e këtij rrëfimi, të cilin mund ta ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
01:18 - Ardi: Nëse nuk isha taku me Mirdonin, karriera ime në muzikë nuk do të vazhdonte (VIDEO)
Sonte në ‘Prime’ është transmetuar një klip me rrëfimin e historisë së Ardit për jetën e tij.
Ai pas klipit e falënderoi publikisht Mirdonin, shokun e tij që e ka ndihmuar në rrugën e tij si këngëtar dhe sukseset që i ka arritur në karrierë.
“Muzika nuk është vetëm bekim është edhe një farë ‘mallkimi’ në thonjëza që nuk mundesh të qëndrosh pa të”.
“E falënderoj Mirdonin, pa të nuk mund të isha marrë me muzikë, pa u takuar me Mirdonin nuk e besoj se do të vazhdoja në muzikë, ka qenë shumë e vështirë të vazhdoj të punoj me vëllanë tim, Mirdonin, që e kam edhe shok”, ka thënë Ardi./Klankosova.tv
01:06 - Debat i ashpër mes Edonës dhe Albës në ‘Prime’: E ulët je ti (VIDEO)
Alba dhe Edona edhe sonte në ‘Prime’ si gjatë javës e patën një super debat.
Alba tha se Edona për të thotë deklarata që nuk janë të vërteta aspak.
“Degradimesh debatesh dhe të ulëta, është duke u treguar njeri i ulët, kjo më ngjitet mua sepse i vjen inati që e kam mbrojtur Blerandon me disa raste”, tha Alba.
Pas kësaj deklarate reagoi me tone të ashpra edhe Edona, e cila e quajtu Albën “rrence” dhe njeri të ulët./Klankosova.tv
01:00 - “Vëllai i Madh” e sfidon Edonën, gjatë fundjavës ajo duhet t’u dhurojë komplimente Albës e Blerandos (VIDEO)
Pas përplasjes dhe shprehjeve jo të hijshme të Edonës karshi banorëve të tjerë, posaçërisht ndaj Albës dhe Blerandos, në Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” i ka dhënë një sfidë interesante asaj.
Kësisoj, gjatë tërë fundjavës, Edona do të duhet që Blerandos dhe Albës t’i jap vetëm komplimente.
E nisur nga karakteri interesant e unik i Edonës, pritet që ajo të sjellë një sërë situatash qesharake.
00:53 - Mane – Edonës: Populli në Peqinë ka protestuar kundër teje (VIDEO)
Pas situatë së krijuar mes Edonës dhe Blerandos, edhe Bledi ka pasur një koment.
“Para një jave të ndoqa dhe kishe një dëshirë doje të shkoje të jetoje në qytetin e Peqinit, doje të blije një banesë dhe të jetoje në Peqinë, mirëpo çfarë ndodh populli i Peqinit ka protestuar ata thonë nuk e duam Edonën në Peqin sepse Edona nuk di të debatoj, Edona ofendon Edona e humb kontrollin, në Peqin duan Edonën gazmore”, ka thënë Mane.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:53 - Përplasje e ashpër në ‘Prime’, Alba e quan Edonën “të paedukatë” (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka pasur një debat super të ashpër me Edonën.
Madje, në debat dyshja s’i kursyen as kunjat më pikante drejt njëra-tjetrës.
Alba e ka quajtur Edonën “të paedukatë”.
Por, çfarë tha ajo më saktësisht, dhe si ia ktheu Edona? Këtë dhe detaje të tjera i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
00:45 - Blerando e jep versionin e tij për përplasjen me Edonën (VIDEO)
Blerando ka dhënë versionin e tij në lidhje me përplasjen me Edonën.
“E hapa raftin dhe në atë moment isha pa mikrofon edhe kjo tha ky është rafti im dhe i Kaderit dhe nuk ishte asnjë ngacmim aty, në mëngjes Edona tha Blerando e ka hapur raftin dhe më ka sharë”, ishte ky versioni i Blerandos.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=FXIIeTK9wd8
00:36 - Përplasje mes Edonës, Blerandos dhe Albës, nuk kursyen as ofendime (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm është transmetuar edhe një video material me protagoniste kryesore Edonën.
Në video material janë shfaqur momentet ku Edona ka debatuar me Blerandon.
Përveç debateve me Blerandon janë shfaqur edhe momentet kur ka debatuar me Albën.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:34 - Edona shpjegon motivin e përplasjes me Albën dhe Blerandon (VIDEO)
Në ‘Prime’ sonte është shfaqur një klip kur janë përmbledhur disa prej momenteve të një debati të ashpër që patën gjatë javës Edona me Albën dhe Blerandon.
Ajo sonte e ka sqaruar të gjithë gjenezën e debatit që e pati me ata të dy.
Edona tha se ajo ishte nervozuar pasi mendonte që për disa momente Alba dhe Blerandon nuk e kanë dëgjuar Vëllain e Madh.
Pos kësaj ajo u shpreh se Alba nuk e pranon që ka pëlqim ndaj Blerandos dhe se mundohet që deklaratat e Edonës për këtë çështje t’i hedh poshtë e t’i konsiderojë s’i të pa baza./Klankosova.tv
00:27 - Linda Halimi këndon live këngën e re pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Pas eliminimit në formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, Linda ka kënduar edhe një herë ‘live’ në sallën nga ku transmetohet spektakli ‘Prime’.
Si përherë, Linda ka emocionuar spektatorët me zërin e saj unik dhe vokalin e fuqishëm, që e ka karakterizuar që prej kur është ngjitur në skenën e muzikës shqipe.
Shijojeni pjesën në fjalë, duke e ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
00:27 - Linda tregon kush duhet të fitojë Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Pasi Linda ka lënë shtëpinë më të famshme në vend, është pyetur nga moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi se sipas saj kush e meriton të fitoj.
“Ma ndrroj pak mendimin Blerando sepse e kam parë shumë si fitues, por në qoftë se e kishte meritu dikush me fitu kishte me qenë Kaderi, sepse pavarësisht që e kam gjykuar jam gjykuar edhe vetë, kam eskaluar në shumë deklarata që nuk i kam menduar personalisht por ka tregu shumë mirësjellje shumë dashuri”, ka thënë Linda.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:18 - Del klipi më momentet më të mira të Lindës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Debate, përplasje, humor e këndim ishin disa prej pikave që u shfaqën në klipin që përmbante disa prej momenteve më kulminante të Lindita Halimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo derisa e shikonte këtë video-klip me të gjitha zhvillimet gjatë këtij rrugëtimi të sajin, qeshte dhe ishte nën lot gjatë tërë kohës nga emocionet e mëdha që i mori.
Lindita është banorja e fundit që e lë shtëpinë pas nominimit që pati./Klankosova.tv
00:16 - Linda zotohet se në BBVK s’ka hyrë për çmimin e madh, por për t’u rikthyer në skenë (VIDEO)
Menjëherë pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Kosova, Linda ka pasur tërë vëmendjen, porsa ka arritur në skenën gjigante të spektaklit ‘Prime’.
Ajo është zotuar se pjesë e edicionit të dytë, nuk ishte bërë me qëllim të fitimit të çmimit të madh, por të rikthimit në skenë.
Përndryshe, Linda është e eliminuara e javës, derisa në nominim ishte bashkë me Bucin, Shqipen dhe çiftin, Adri-Iliriana.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
00:14 - Mes lotëve, banorët përshëndesin Lindën nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Pasi Linda ka qenë ajo që ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova, banorët e kanë përshëndetur mes lotësh.
Edhe vetë Linda është emocionuar shumë ku iu ka uruar suksese të gjithëve.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:14 - Linda hap kutin e fatit, a e kishte biletën e kthimit? (VIDEO)
Debate, përplasje, humor e këndim ishin disa prej pikave që u shfaqën në klipin që përmbante disa prej momenteve më kulminante të Lindita Halimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo derisa e shikonte këtë video-klip me të gjitha zhvillimet gjatë këtij rrugëtimi të sajin, qeshte dhe ishte nën lot gjatë tërë kohës nga emocionet e mëdha që i mori.
Lindita është banorja e fundit që e lë shtëpinë pas nominimit që pati./Klankosova.tv
23:54 - Linda, konkurrentja e radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Publiku ka vendosur që konkurrentja që menjëherë duhet ta ndalojë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, është Linda.
Nominimet e kësaj jave kanë përfshirë katër banorë: Lindën, Bucin, Shqipen dhe çiftin, Adri-Iliriana.
Ndërkaq, Linda ishte bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK, që prej natës së startimit të këtij formati televiziv më 20 tetor.
23:48 - Del klipi i darkës së të nominuarve me momentet më interesante (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar një video material, brenda të cilit janë përmbledhur përplasjet dhe akuzat e banorëve.
Sekuencat janë marrë në darkën e banorëve të nominuar, ku pati disa përplasje mes konkurrentëve.
Të nominuar janë Lindita, çifti Ilirjana dhe Adri, Shqipja dhe Buci.
Por, cilat ishin ato? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
23:28 - Linda i kërkon falje Shqipes, thotë se “edhe vetë është besimtare në Zot, veçse nuk i kryen ritualet” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Linda i ka kërkuar falje Shqipes mbi situatën e përzierjes së religjionit.
Ajo ka thënë se arsyeja ka qenë veç që situata të tingëllonte më dramatike.
“Nuk dua kurrë ta prek dikë në gjëra personale, ndoshta kam desht ta bëj diçka më dramatike, por unë nuk dua të prek në këto pjesë sepse jam person që besoj shumë, e di lidhjen time që kam me zotin, edhe pse ndoshta nuk i bëj ritualet që i bën Shqipja. I kërkoj falje sepse kurrë s’dua të prek në tema të nxehta siç është feja e raca e të tjerë”, ka thënë Linda.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
23:27 - Shqipja e humb durimin ndaj Lindës: Mos ma përmend fenë sepse largohem tani! (VIDEO)
Shqipja dhe Lindita sonte në ‘Prime’ e patën një super debat me njëra-tjetrën.
Shqipja tha se Lindita po ta kishte një shoqe si i thotë, ajo nuk do t’ia përmendte asaj fenë dhe besimin që e ka në lojën e Big Brother VIP Kosova 2.
“Lindita ka përdorur fenë në tre raste, fenë nuk mundesh të ma përmendësh sepse për Zotin unë qohem dhe dalë aty”.
“Aty prapë e ke përmendur, unë jam si jam mos më fut gjëra të tjera në mes, prandaj kjo ka qenë një nga arsyet, në prank nuk futet feja”, ka thënë Lindita./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:23 - “Shqipja ka pëlqim për mua” – A ishte prank ajo që zbuloi Linda? (VIDEO)
Është transmetuar një video material me protagonist kryesor Shqipen dhe Linditën.
Në klip është shfaqur prank-u që e ka bërë Lindita ndaj Shqipes, dhe reagimet e banorëve pasi e kanë dëgjuar atë se çfarë e ka thënë Lindita.
Gjithashtu është shfaqur edhe momenti kur Shqipja e ka dëgjuar atë se çfarë Lindita ka thënë një gjë që Shqipja nuk e ka pritur fare mirë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:16 - Alaudin Hamiti zbulon se finalja e madhe e edicionit të dytë të BBVK do të mbahet më 2 shkurt (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, nikoqiri i këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti ka paralajmëruar finalen e madhe.
Hamiti ka zbuluar se finalja e madhe e edicionit të dytë të BBVK do të mbahet më 2 shkurt.
Kuptoni më tepër detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
23:12 - Anita drejtuar Kaderit: Ti nuk je zëdhënësja e Lumbardhit, mos u përfshij në debatet e tij pa nevojë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ ka kërkuar nga Kader që të mos përfshihet në debatet e Lumit.
“Ti nuk je zëdhënësja e Lumbardhit, sepse në shumë debate që ka ai t’i përfshihesh pa nevojë, sepse ju jeni dy banorë të ndryshëm, pavarësisht se jeni çift”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.
Kuptoni më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:07 - Kader i del në mbrotje Lumbardhit: Po dëshirojnë me nxjerr të keq, kur nuk është (VIDEO)
Kaderi i ka dalë në mbështetje me deklaratën e saj Lumbardhit pas debatit që e pati me Santianën sonte se kinse e ka quajtur grua të pavlerë.
Ajo tha se Santiana gjatë tërë kohës është munduar që mos ta lejojë Lumbardhin që të sqarohet për kontekstin e deklaratës së tij.
“Atë ditë kur ndodhi kjo menjëherë dolën jashtë dhe lumi 500 milionë herë u mundua t’ia sqarojë Santianës që çështja e lojës se demek nuk ka sjellë asgjë në lojë, e Santiana u mundua 100 herë t’i thotë se i ka thënë femër e pavlerë”.
“Edhe banorët e tjerë pas kësaj gjatë tërë kohës u munduan që Lumin ta sulmojnë edhe në raport me mua, ata u munduan që ata t’ia vënë në pah ndonjë anë të keqe të tij, që nuk e ka aspak”, ka thënë Kaderi./Klankosova.tv
23:03 - Santiana – Lumbardhit: Ti je frikacak, ti fshehesh pas femrave (VIDEO)
Pas transmetimit të video materialit Lumbardhi ka diskutuar me Santianën.
Santiana ka thënë se nuk është në rregull ti thuhet dikujt që është plakur.
“Ti nuk ki respekt për mua, ti je i pa edukatë ti je frikacak”, i ka thënë Santiana Lumbardhit.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:59 - Lumbardhi bëhet pishman për fjalën e pavlerë që ja tha Santianës (VIDEO)
Lumbardhi është sqaruar sonte në ‘Prime’ për deklaratën e tij se për Santianën ka thënë se është grua e pa vlerë.
Ai tha se nuk e ka pasur në qëllim që deklarata e tij të dalë si e tillë karshi Santianës dhe nuk duhet të mendojë askush se i ka thënë që është grua e pavlerë.
“Santiana si njeri nuk është e pavlerë, secili e ka vlerën e vet, unë nuk e njoh nga jashtë nuk mundem ta konsideroj si njeri të pavlerë nuk e njoh jashtë, unë vetëm ia bëra pyetjet se çfarë vlera ka sjellë në lojë”.
“Për ata ndoshta është termi i gabuar që kam thënë femër i pavlerë. Ti nuk mundesh me thënë se unë të kam që je femër e pa vlerë”, ka thënë Lumbardhi./Klankosova.tv
22:59 - Linda shpjegon gjendjen në të cilën ndodhej Lumbardhi kur i tha Santianës “e pavlerë” (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda i ka dalë në mbrojtje Lumbardhit, në lidhje me përplasjen e këtij të fundit me Santianën.
Lumbardhi e ka quajtur Santianën “femër e pavlerë”, e për këtë Linda tha, se ai është ndjerë shumë keq.
Sipas saj, Lumbardhi ka shkuar tek Linda dhe i ka thënë se po “ndihej keq” për përplasjen me Santianën, dhe planifikonte që t’ia shpjegonte situatën.
Kuptoni më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:56 - Klipi me përplasjet e Lumbardhit me banorët (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin.
Në klip janë shfaqur situatat e krijuara nga vetë Lumbardhi me banorët, e në veçanti debatet me Blerandon dhe Santianën.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:44 - Shqipja e humb durimin me Blerandon: Mashtrues, frikacak dhe intrigues (VIDEO)
Derisa Blerando e shprehte qëndrimin e tij sonte në 'Prime' në raport me Shqipen dhe nëse ka ndjenja për të, ajo i tha mashtrues, frikacak dhe intrigant.
Më tej, Shqipja theksoi se Blerando është një njeri i poshtër të thotë se kishte aktrim pjesën se kishte pëlqim ndaj Shqipes.
"Më vjen më shumë akoma gjynah për ty. Ti je një thëngjill i mbuluar, kur kemi hyrë në dhomën e rrëfimit, unë isha për jo se nuk kisha komunikim të mirë me të".
"Nuk e besoj ka qenë lojë, unë mendoj më tepër e lojë e mundohet të surrollasi Albën dhe mua nuk afrohet dot ashtu sepse unë e dërgoj mbrapa që të largohet, mendoj se nëse ka aktruar, nëse unë kam ndjenja për Blerandon atëherë i bie që është një njëri i poshtër", ka thënë Shqipja./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=XCWaPZ5gJYw
22:40 - Shqipja drejtuar Blerandos: Je njeri i poshtër dhe i ndyrë, do ta shohësh se çfarë do të të bëj (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon dhe Shqipen.
Brenda klipit është pasqyruar relacioni mes Shqipes dhe Blernados, në detaje.
“Ti vazhdon të pohosh se nuk ke ndjenja, vazhdon të thuash se s’ke pëlqim edhe sonte. Ti je një njëri i poshtër, një njëri i ndyrë, dhe unë më nuk kam për të pasur më as respekt në lojë, dhe që sonte e tutje do ta shohësh se çfarë do të të bëj, do ta marrësh atë që meriton”, i ka thënë Shqipja, Blerandos.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
22:35 - Blerando: Shqipja është aktore fantastike, nuk kam luajtur me ndenja të askujt (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova Blerando ka thënë se Shqipja i manipulon situatat dhe i kthen në mënyrën se si i pëlqejnë asaj.
“Shqipja është një aktore fantastike dhe atë ditë është munduar ta manipuloj situatën, prej lotëve që i ka qitur që do të dalë nga Bigu, se iu ka frikësuaar zarfit të zi”, ka thënë Blerando.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:18 - Klipi që zbulon shumë gjëra mbi relacionin Shqipe - Blerando (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon dhe Shqipen.
Brenda klipit është pasqyruar relacioni mes Shqipes dhe Blernados, në detaje.
Po ashtu në video material janë përfshirë edhe opinionet e konkurrentëve mbi marrëdhënien, Shqipe – Blerando, disa prej të cilëve që kanë besuar se mes tyre mund të ketë diçka, dhe disa të tjerë që e kanë mohuar një gjë të tillë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=LBIb-nY6cVw
22:16 - Shpërthejnë të qeshurat në Prime, çfarë gabimi bëri Buci? (VIDEO)
Gjatë spektaklit banorët kanë filluar të qeshnin, ku moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti i ka pyetur se pse po qeshnin.
Santiana e ka treguar arsyen se pse kanë qeshur, ajo ka thënë se ishte muhabeti për Blerandon dhe Shqipen dhe se kishte përmendur fjalën ironizim ku banorët ia kishin kthyer duke i thënë injorizim por Santiana kishte thënë se kjo fjalë nuk ekziston kjo ishte arsyeja se pse kishin qeshur.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:07 - Blerando: Për të krijuar lidhje duhet të ketë dashuri, këtu s’mund t’i besosh askujt në atë nivel (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon.
Brenda klipit janë përfshirë edhe skena nga afërsia e tij me Albën, por Blerando ka surprizuar me një deklaratë të tij, derisa ka thënë se në këtë format ka ardhur për çmimin e madh, dhe jo për të krijuar romancë të re.
“Kam thënë nga fillimi që s’kam hy për me bë lidhje dhe as s’do bëj. Për më bë lidhje duhet me pas dashuri, dhe mendoj që këtu brenda, s’mund t’i besosh dikujt në atë nivel”, ka thënë ai pos tjerash.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=loE7yGnSmQU
22:06 - Bledi: Blerando po tregohet hipokrit, është i dashuruar në vetën (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova Bledi Mane, ka dhënë opinionin e tij për raportin e Blerandos me Albën.
“I lindur në kohën e lirisë në kohën e teknologjisë dhe gjashtë ditë në javë ne shikojmë flirtime, prekje, përkëledhje, letra, fikje mikrofonash, shprehje dashurie dhe vjen dita e premte ose e hënë dhe Blerando na gënjen Blerando tregohet hipokrit”, ka thënë Mane.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=09HWYhHyrTs
21:58 - Lumbardhi shfaq dyshime mbi afërsinë e Albës me Blerandon (VIDEO)
Lumbardhi ka dhënë një koment në lidhje me Blerandon dhe Albën, ku ai ka shfaqur dyshime në afërsin e tyre.
Lumbardhi ka thënë se Blerando ose mundet të jetë si Azemi dhe i shkon Albës mbrapa ose është duke bërë lojë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YGhuOyUoajw
21:56 - Alba zotohet se mes saj dhe Blerandos “nuk do të ketë asgjë” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon.
Lidhur me klipin, në një deklaratë të sajën, Alba ka rikonfirmuar qëndrimin e saj prej kohësh.
“Me Blerandon nuk do të ketë asgjë, ia kam sqaruar edhe atij”, ka thënë ajo.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=kIf0V0E54vo
21:53 - Pyetja që e vendosi në siklet Blerandon (VIDEO)
Blerando është pyetur sërish se çfarë pyetje i ka bërë ai Albës, mirëpo ai është përgjigjur duke thënë se është sekret.
Mirëpo Shqipja ka thënë se Blerando dëshiron që të luaj me dy anë.
Në fund ai ka thënë më pare le të më penalizoj publiku se Alba.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=kfwm6O71JrM
21:51 - Alba thotë se me Blerandon “kuptohet edhe veç me sy” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon.
Brenda klipit janë paraqitur situata nga më të ndryshmet, përfshirë edhe disa me Albën – kjo e fundit ka pasur diçka për të thënë.
“E besoj. Po kemi ‘eye contact’, merremi shpesh veç me sy”, ka thënë Alba duke folur mbi raportin me Blerandon.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=0gH-Hrv_xsM
21:46 - Blerando: Po të mos ishte Alba, nuk e di a do të qëndroja kaq gjatë (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova Blerando i pyetur nga moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi se a po e përqendron Alba, ai është përgjigjur duke thënë se Alba ia ka lehtësuar qëndrimin në Big Brother dhe se është falënderues ndaj Albës.
Alba po e dëgjonte me shumë vëmendje Blerandon derisa po fliste.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=zKiU5YeA_Wc
21:45 - Klipi që e paraqet Blerandon si kontradiktor në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Blerandon.
Brenda klipit janë paraqitur situata nga më të ndryshmet, që atë e bëjnë të jetë një kontradiktor, duke nisur nga zotimet e caktuara, të cilat i shkelë në raste të ndryshme të ballafaqimit.
Gjithsesi, për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij klipi, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Suv2IXS5FBM
21:36 - Haradinaj: Me mos prezencën e tij sonte Ganiu s’e respekton as veten e vetë, ia ka borxh publikut (VIDEO)
Pas transmetimit të video materialit rreth Ganiut në spektaklin e sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një opinion rreth tij erdhi edhe nga Anita Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Ganiu ka treguar mungesë respekti edhe për veten e saj me mos prezencën e sotme.
“E mirëkuptoj Ganiun që nuk ka ardhë sonte sepse Ganiu nuk e respekton as veten e vet dhe prandaj ka zgjedhur të mos jetë këtu sonte e t’i japi një përgjigje audiencës dhe atyre që e kanë mbështetur”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=JyMdv1QxQLY
21:36 - Bledi Mane zbulon çka kishte planifikuar të bënte sonte me Gani Gërminë në studio (VIDEO)
Opinionisti Bledi Mane ka treguar se çfarë do të bënte sonte po të ishte i pranishëm Ganiu në studio.
Ai ka thënë se po mendonte kur të hynte Ganiu në studio të qante si Iliriana apo ta puthte sikur Albyn.
“Ganiu duhej të ishte një dajlë më i çiltër më transparent dhe të vinte këtu përballë nesh dhe të fliste hapur se ku i ka mbetur qefi me ne me produksionin me publikun sepse janë mija e mijra vota që njerëzit i kanë shpenzuar për Ganiun dhe në fund të ditës ti ketë detyrim përballë këtij publiku, Ganiu u tregua si një fëmijë i përkëledhur”, ka thënë Mane.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=kKy4oIEZ3tQ
21:25 - Si i kaloi Ganiu çastet e fundit në BBVK dhe cilat ishin opinionet e konkurrentëve rreth daljes së tij? (VIDEO)
Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka sjellë një video material me protagonist kryesor, ish banorin e këtij formati televiziv, Ganiun.
Brenda klipit, janë përfshirë opinionet e konkurrentëve rreth kërkesës së Ganiut për të dalë nga BBVK, dhe jo vetëm.
Në video materialin e publikuar u shfaqen edhe momentet e fundit të Ganiut në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=QhF7MKOmVIY
21:03 - Nis spektakli 'Prime' i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Ka nisur transmetimi i spektaklit ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.
Nikoqirët Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi e kanë hapur spektaklin, derisa në panelin e opinionistëve si përherë, edhe sonte vendet e tyre i kanë zënë, Anita Haradinaj e Bledi Mane.
Sonte, pritet të shpalosen plot surpriza – kështu që na ndiqni!
https://www.youtube.com/watch?v=_y0mKHeJrJ8
https://www.youtube.com/watch?v=wxyxVS09t2E
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: