Lajmet e fundit

01:40 - Shqipja surprizohet nga vëllai në ditëlindjen e saj (VIDEO)
Shqipja është surprizuar nga vëllau i saj në ditëlindjen e saj.
Në momentin kur e ka parë vëllaun është emocionuar shumë.
Vëllau i saj ka pasur vetëm fjalë të mira për të.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
01:34- Rrëfimi emocional i Shqipes për jetën e saj, gjithçka në detaje (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Shqipja është ftuar në dhomën e rrëfimeve.
Asaj i është shfaqur rrëfimi që e ka bërë, derisa ka shpalosur detaje mbi jetën e saj jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Marrëdhënia me prindërit, relacioni me të vëllain, ëndrrat fëmijërore, si u bë pjesë e televizionit, dhe gjithçka tjetër, u shpjeguan brenda po këtij klipi.
Të njëjtin mund ta ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
01:17 - Banorët komentojnë largimin e Bleros (VIDEO)
Banorët kanë komentuar daljen e Bleros.
Ata janë pyetur nga moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi se “a po iu mungon dhe si e patë vendimin e tij?”.
Të gjithë një zëri janë përgjigjur duke thënë po.
Ndërsa Ylli është përgjigjur duke thënë se “unë e pashë të arsyeshme”.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
01:10 - Blero: Formati i Big Brother kërkon shumë fytyra, e unë veç një e kam (VIDEO)
Pas largimit nga shtëpia, Blero është shprehur se ai nuk e shihte më veten pjesë të Big Brother VIP Kosova 2.
Ai tha se ka qenë në luftë me veten e tij për disa ditë.
“Jam shumë falënderues për formatin, nuk dua ta përsërish ishte deri aty, kisha mendime të tilla para një jave apo dhjetë dite”.
“ Isha në luftë me veten time, e kuptoj që formati Big Brother kërkon shumë fytyra por unë e kam vetëm një”, ka thënë Blero./Klankosova.tv
01:01 - Mane për Bleron: Doli nga shtëpia me shijen e lojtarit të fortë (VIDEO)
Pas daljes nga shtëpia të Bleros, në mënyrë vullnetare, opinionisti Bledi Mane, e dha mendimin e tij mbi këtë vendim të tashmë ish konkurrentit të Big Brother VIP Kosova.
“Doli nga shtëpia me shijen e lojtarit të fortë”, ka thënë Mane për Bleron, pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
01:01 - Kush ia bëri me të vështirë qëndrimin në shtëpi Bleros? Flet këngëtari (VIDEO)
Blero në dhomën e rrëfimeve sot ua ka kumtuar të gjithë vendimin e tij për largimin vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ai u pyet nga prezantuesi Alaudin Hamiti që të kush ia bëri qëndrimin më të vështirë në shtëpinë më të madhe në vend.
“Formati është i tillë që duhet kuptuar kam mbërri në pikën ku me të vërtetë nuk mundem të dalë nga vetja për diçka e cila realisht është shumë e vështurë, nuk mundem të dalë nga vetja ime unë jam ky që jam, nuk ka çmim në këtë botë që i paguan sjelljet dhe edukatën time dhe të familjes sime”, ka thënë Blero./Klankosova.tv
01:00 - Anita: Me vjen keq që Blero vendosi kështu (VIDEO)
Opinionistja Anita Haradinaj ka komentuar daljen e Bleros nga shtëpia.
“Më vjen keq që Blero e vendosi kështu sepse mua më ka pëlqyer mënyra se si është sillur, se si ka qëndruar e ka ruajtur atë maturin atë pjesën e vet të karakterit ka qenë i qetë nuk ka bërë debate ka ndërhyrë ndonjëherë me raste por më duket se Big Brother tani nuk i takon më brezit të gjeneratës time ose Bleros sepse duhet të bëhesh pjesë e shumë intrigave që mbase as unë nuk do e kisha përballu dot”, ka thënë Anita.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:45 - Mes shumë emocionesh, Blero ua kërkon hallallin banorëve para se të largohet (VIDEO)
Blero para se të largohej ka pasur disa fjalë për banorët.
Ai iu ka thënë se ishte knaqësi që ka qenë bashkë me ta dhe ka ndarë këtë eksperiencë, dhe iu ka uruar gjdo të mirë.
Ata me lotë në sy e kanë përshëndetur Bleron.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:41 - Miss Rose: Koha më penalizoi – Ganiu është ai që do duhej të eliminohej sonte (VIDEO)
Miss Rose, dha fjalimin e saj porsa arriti në skenën gjigante nga ku transmetohen netët e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
“Koha më penalizoj, nuk munda t’i bëjë gjërat që kisha menduar”, ka thënë ajo.
Po ashtu, e pyetur se kush e meritonte të dilte në vendin e saj, ajo nuk hezitoi të thoshte – Ganiu.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:38 - Blero e lexon letrën në BBVK2: Jam falënderues përjetësisht për çdo SMS që e keni dërguar për mua (VIDEO)
Blero sot ka marrë vendim vullnetarisht që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Ai sonte e ka lexuar një letër në dhomën e rrëfimeve gjatë këtij ‘Prime’.
Këngëtari u shpreh se nuk mundet të qëndrojë më shumë në BBVK2 sepse nuk ndjehet mirë, ai e ka falënderuar publikun për të gjithë mbështetjen që ia kanë dhënë.
“E kam të pamundur të dalë nga vetja për këtë format, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të njohur veten më thellësisht e ndjej me bindje të plotë që e rrugëtimi në këtë format ka marrë fund”.
“Nëse nuk jam mirë vet atëherë nuk i duhem askujt, besoj se njerëzit që më dojnë kanë dëshirë të më shohin mirë. E unë mirë jam vetëm kur të dalë nga këtu sepse për me mujt me qëndru këtu duhet të ndryshoj sjellje, edukatë, karakter, fytyrë dhe moral”.
“E atë send nuk mundem ta bëjë për asnjë çmim në këtë botë. Do të qëndrojë kështu deri në frymëmarrjen e fundit. Jam falënderues përjetësisht për çdo SMS që e keni dërguar për mua, për çdo lavdatë apo kritikë. Lutem që vendimi im mos të ju zhgënjej sepse më besoni e kam një kohë që po luftoj për këtë vendim”.
“Dua të falënderoj familjen time, të dashurën time, shoqërinë time, njerëzit që më kanë mbajtur brenda kësaj shtëpie duke më mbështetur”, ka thënë Blero në letrën e tij./Klankosova.tv
00:35 - Klipi me momentet me të mira të Miss Rose në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, pas eliminimit të Miss Rose nga ky format televiziv, është transmetuar një video material me momentet e saj më të mira në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Brenda klipi janë përfshirë momentet më gazmore të Miss Rose si dhe sekuenca interesante nga shoqëria që ajo krijoi me disa prej banorëve.
Miss Rose u eliminua sonte nga BBVK, derisa ishte e nominuar bashkë me Shqipen, Bleron, Ganiun, Kaderin dhe Lumbardhin.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:16 - Blero largohet vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
Blero është banori i dytë që eliminohet nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, pas Miss Rose.
Por, për dallim nga Miss Rose, e cila u eliminua përmes votave të publikut – Blero ka zgjedhur që nga shtëpia e “Vëllait të Madh” të dal në mënyrë vullnetare.
Blero ishte bërë pjesë e BBVK që nga nata e parë e nisjes së këtij spektakli gjigant.
00:04 - Dini, Ganiut: Nënës tënde i vjen turp për ty! (VIDEO)
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, ka qenë kritik ndaj Bucit, Besit dhe Ganiut për sharjet që ua kanë bërë disa prej banorëve të shtëpisë, përfshirë Adrin dhe Ardin.
Ai u tha se këto sjellje nuk janë të tolerueshme dhe janë shumë të ulëta.
“Por jo të shani sepse ka njerëz që ofendohen sepse është ofendim në fakt për të gjithë ata. E mira në këtë keqe ka qenë sepse ka ndodhur rreth orës 2 ose 3 të natës, çka nëse kjo do të ndodhte në ora 18:00”.
“Mirë, po çfarë iu patën juve faj Ardi dhe Adri. Nënës tënde Gani ndoshta i vjen më shumë turp se nënës së tyre, ajo nuk është me u ndje rëndë është më i ardh turp, por nënës së Adrit i vjen rëndë”, ka thënë Hamiti./Klankosova.tv
23:58 - Pa alkool, pa komunikim dhe në pranga – Dënimi nga Vëllai i Madh për Bucin, Besin e Ganiun (VIDEO)
“Vëllai i Madh” ka dënuar Yllin, Ganiun dhe Besin për sjelljet e pahishme.
Pas përfundimit të spektaklit deri në prime të radhës ata do të lidhen me pranga me njëri-tjetrin dhe do të bëjnë edhe gjumin bashkë, përveç kësaj ata nuk do të mund të komunikojnë me banorët tjerë dhe kanë shkuar direkt në nominim.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:58 - Banorët porosisin dhuratat për festat e fundvitit nga Foleja.com (VIDEO)
Viti i Ri për banorët e Big Brother VIP Kosova po afron kurse ata – shumica prej tyre, do ta presin vitin 2024 në shtëpinë më të famshme tek shqiptarët për momentin
Por, për të qenë sa më afër familjarëve të tyre atyre i është ofruar një mundësi.
Platforma për blerje online, foleja.com u ka mundësuar atyre që të blejnë dhurata për familjarët nga shtëpia.
Këtë ata e kanë shfrytëzuar më së miri duke bërë blerjet e tyre në këtë platformë, derisa banorët janë shprehur të kënaqur me produktet që ka ofruar Foleja.com.
23:53 - Buci, Besi dhe Ganiu shkojnë në nominim direkt, pas sharjeve (VIDEO)
Buci, Besi dhe Ganiu kanë marrë dënim nga Vëllai i Madh pas sharjeve që ua kanë bërë gjatë kësaj jave disa prej banorëve të Big Brother VIP Kosova 2.
Ata të tre janë në nominim direkt deri të hënën, njëri prej tyre në ‘Prime’-n e radhës do të dalë nga votat e publikut.
Pos kësaj, ata të tre do të jenë të lidhur me pranga në duar të tre me njëri-tjetrin deri të hënën, dhe do të kenë të drejtë t’i largojnë ato vetëm kur të shkojnë në banjo, të tre do të flenë bashkë.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
23:48 - Anita Haradinaj komenton sharjet kundrejt Adrit dhe Ardit (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj e ka komentuar video materialin e transmetuar në spektaklin ‘Prime’, ku u panë sharjet që bënë, Ganiu dhe Buci kundrejt Adrit dhe Ardit.
Por, Haradinaj ka thënë se nuk e kupton se “si një sharje e tillë” mund ta lëjë një person pa gjum, në këtë rast, Adrin.
“Shoqëria në përgjithësi ka disa norma. Por për mua ishte shumë e papranueshme, argumenti me të cilin Adri doli, që tha ‘nuk më ka zënë gjumi tërë natën’”, ka thënë ajo.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:42 - Sharjet e Bucit dhe Ganiut, Blero: Jam i zhgënjyer dhe pa tekst (VIDEO)
Blero është revoltuar me sjelljet e Ganiut dhe Yllit.
Ai ka thënë se pse është larguar nga transmetimi momenti kur ata kanë përdorur fjalë banale.
Gjithashtu ka thënë se jam i zhgënjyer dhe pa tekst.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:41 - Adri: Do ta pyes nanën a me ja fal sharjet që mi bënë Buci e Ganiu
Adrin gjatë kësaj jave e kishin sharë një natë Ganiu dhe Buci.
Ndonëse ata të dy i kërkuan falje ai nuk ua pranoi këtë.
“Unë nuk e pranoj kërkim faljen e tyre, unë e pyes nënën time se a dëshiron me ua falë sharjet Ganiut dhe Bucit”, ka thënë Adri./Klankosova.tv
23:35 - Ardi – Ganiut: Nuk ta ka borxh nana jem mem sha! (VIDEO)
Ardi ka folur për sharjet që ia ka bërë Ganiu atij dhe disa prej banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Ai e ka kritikuar Ganiun për këtë veprim duke i thënë se nuk do të duhej të sillej ashtu me të.
“Sinqerisht më vjen marre që kam qenë pjesë e kësaj edhe pse unë nuk e kam sharë askënd. Prapë se prapë nuk jam këtu vetëm shoku i Ganisë. Raportet I kemi të mira por jo në nivel të tillë siç u panë pamjet”.
“U mundova të kuptoj deri në një masë, lejova diçka të më thonë njerëz që s’kam raport të tillë. Nuk jam shoku i Ganiut brenda Big Brother VIP Kosova 2. Nëna ime nuk ta ka me borxh Gani që ti ta shash atë, as nuk e njeh dhe as nuk ke qëndruar kurrë me të”, tha Ardi./Klankosova.tv
23:35 - Miss Rose, banorja e eliminuar nga Big Brother VIP Kosova
Publiku ka vendosur që banorja, e cila duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Miss Rose.
Miss Rose i ishte bashkëngjitur kastit të Big Brother VIP Kosova, së fundmi, derisa aventura e saj televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, rezultoi të ishte goxha e shkurtër.
Të nominuar këtë javë ishin: Shqipja, Ganiu, Blero, Kaderi, Lumbardhi dhe tashmë e eliminuara, Miss Rose.
22:28 - Anita: Lumbardhi, banori më i guximshëm në BBVK (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur ka komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo e ka treguar mendimin e saj se cili është për të banori më i guximshmi.
“Për mua Lumbardhi është banori më i guximshmi në lojën e Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka provuar me Albën nuk i ka ecur, ka provuar me Edonën dhe Albyn, tani është duke e provuar me Kaderin”.
“Vetëm mund të paragjykoj se a është e vërtetë apo jo kjo lidhja me Kaderin. Por gjithsesi është më I guximshmi aty”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv
23:25 - Adri e shpjegon pse nuk kishte reaguar në momentin kur u sha nga Ganiu dhe Buci (VIDEO)
Adri ka treguar arsyen se pse nuk kishte reaguar kur është shar nga Ganiu.
“Pijen e kanë përdorur për me u mbrojt për atë arsye nuk kam reaguar, këtë me sha dhe pjesën e mikrofonave e kanë mbyll”, ka thënë Adri.
Duke sqaruar Ylli ka reaguar ndaj Adrit.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:17 - Përplasje mes Ganiut dhe Miss Rose në “Prime” (VIDEO)
Ganiu dhe Miss Rose sot e patën një përplasje në ‘Prime’ pas një kërcënimi që Miss Rose ia bëri Ganiut në Darkën e të Nominuarve.
“Nuk kam pasë tendencë askush nuk ka dashtë të nxjerrë nga vetja, ti kam uruar të gjitha të mirat. Nuk pate çka të dhashë në këtë shou e hyre në vallen e Shqipes. Prandaj, kur të vish me burrin tënd në darkë, ti tregoj disa gjëra më mirë”, i tha Ganiu asaj në të njëjtën gjuhë kur ajo ia kishte thënë në darkë atë deklaratë.
Kurse Miss Rose ia ktheu: “Qenke komplet nga A-ja në Zh pa takt”./Klankosova.tv
23:15 - Publikohet klipi me sharjet e Ganiut dhe Bucit kundrejt Adrit dhe Ardit (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material që ka përfshirë sharjet që janë bërë kundrejt Adrit dhe Ardit.
Autorët e sharjes ishin, Buci dhe Ganiu, të cilët kishin një qasje jokorrekte ndaj Adrit dhe Ardit.
E gjithë ngjarja ndodhi në natën e festës nën tingujt e muzikës greke, ku banorët ishin argëtuar goxha shumë.
Por, sigurisht, as ajo natë, nuk shpëtoi pa përplasje dhe drama të krijuara nga banorët.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
23:09 - Pas “kërcënimit” ndaj Ganiut, Anita ia rikujton Miss Rose-s se “në BBVK është e vetme, pa burrë” (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material dedikuar momenteve më të veçanta dhe më voluminoze nga darka e të nominuarve.
Një prej skenave, përfshin përplasjen mes Ganiut dhe Miss Rose.
“Ti që e luan moralisten, kam qenë në ndejat e tua, e di se je e alkoolizuar”, i ka thënë Ganiu asaj, derisa Miss Rose u tregua e ashpër duke ia kthyer – “Për këtë që sapo the, jashtë të pres unë bashkë me burrin tim”.
Lidhur me këtë, Haradinaj ia rikujtoi Miss Rose-s se në BBVK është pa burrë.
“Nuk ka qenë e nevojshme ta fusësh dhe ta përdorësh një person nga jashtë, që ndoshta është njeriu më i afërt i joti, por në këtë lojë ti je vetëm”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.
23:11 - Miss Rose sqarohet për kërcënimin që ia bëri Ganiut në darkë (VIDEO)
Miss Rose ka sqaruar kërcënimin që ia bëri Ganiut në darkën e të nominuarve.
“Për këtë temë unë dua ti jap zero vëmendje ati njeriu mund të jetë ndër njerëzit më të ulët që më ka rastisur jeta përballë, unë jetoj punoj performoj me tim shoq dhe prandaj e kam përmendur”, ka thënë Miss Rose.
Derisa Miss Rose po fliste Ganiu ka bërë disa mimika.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:41 - Prezantohet klipi me momentet më voluminoze nga darka e të nominuarve të kësaj jave (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material dedikuar momenteve më të veçanta dhe më voluminoze nga darka e të nominuarve.
Brenda materialit janë përfshirë pyetjet pikante, që këtë javë ishin të bërë nga publiku, dhe jo në mënyrë anonime nga banorët e tjerë, ashtu siç janë formuluar në vazhdimësi.
Për të parë se çfarë e karakterizoi darkën e të nominuarve këtë javë, ku pjesë e saj ishin, Lumbardhi, Blero, Kaderi, Miss Rose, Ganiu dhe Shqipja – ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:17 - Loja me shishe, del klipi me momente qesharake (VIDEO)
Banorët gjatë kësaj jave e kanë zhvilluar një lojë me shishe e cila kishte disa dënime goxha interesante dhe qesharake.
Besi ishte njëri prej banorëve të shtëpisë i cili nga kjo lojë u detyrua të grimohej e të përdortë një paruke e të dukej si grua.
Kurse pos tij, Kaderi u fut në rolin e një mashkulli duke folur e veshur ashtu.
E Ganiu u detyruar të bëhej një kafshë për ta kuptuar cilën, shikoni videon më poshtë:
22:13 - Mane drejtuar Kaderit: Mendova se do të ishe konkurrente e Albës, por dole të jesh e Albyt (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin dhe Kaderin e Albyn.
Lidhur me këtë situatën e komentoi edhe opinionisti Bledi Mane.
“Në raport me meshkujt e tjerë të shtëpisë, ti me vepra ke treguar që je më i zoti. Më vjen keq që ka dy javë që s’kam dëgjuar asnjë lajm për Yllin për shembull”, ka thënë Mane.
Mane, koment pati edhe për Kaderin.
“Po e rrit lojën tënde. Më vjen keq për Albën, se mendova se ju të dyja do të ishit konkurrente shumë të forta, por mesa po shoh tani ke debate të hapura me Albyn”, ka thënë Mane.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:06 - Kader: Lumi i ka bërë gjestet e njëjta si me mua si me Albyn, ama fjalët jo (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin dhe Kaderin.
Pas këtij materiali, Kaderi ka shprehur publikisht pëlqimin për Lumbardhin, derisa ka komentuar relacionin me Albyn.
“E pashë që Lumi i ka bërë gjestet e njëjta edhe me mu edhe me Albyn, ama fjalët si ka bë. Sepse fjalët kanë qenë krejt ndryshe me Albyn se kam qenë tërë kohën me ta bashkë. Thjesht Lumi më tha ‘po më pëlqen’ edhe i thash ‘edhe ti po më pëlqen’ dhe ia nisi situata me rrjedhë”, ka thënë Kaderi pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:06 - Nisin përplasjet mes Kader dhe Albyt në Prime, “mollë sherri” Lumbardhi (VIDEO)
Debatet me Albyt, Kaderit dhe Lumbardhit sot kanë ndodhur për një kohë të gjatë në ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 2.
Alby u tha atyre të dyve se dëshiron të largohet nga ata që t’iu jap kohë të dyve që të njohin njëri-tjetrin më shumë pasi kanë shprehur pëlqim.
“Këto veprimet e njëjta nuk bëhen afër me qenë me dy femra. Unë këtu edhe kur kam debatuar nuk kam qenë duke dalë kundër juve, unë u kam thënë se të dy iu kam shokë, dhe do të largohem pak që të ju jap kohë”, ka thënë Alby.
Kësaj deklarate i ka reaguar Kaderi duke e akuzuar atë se kishte folur pas shpine te banorët e tjerë.
“Unë i kam raportet e mira, edhe kam prit që këtu do të më tregosh në fytyrë”, ka thënë Kaderi./Klankosova.tv
22:01 - Lumbardhi: Unë kam pëlqim për Kaderin, këtu kam gabuar me Albyn (VIDEO)
Lumbardhi ka treguar për raportin që ka me Albyn dhe Kaderin.
Ai ka thënë për Kaderin se ka pëlqim.
Ndërsa për Albyn ka thënë se kam gabuar.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:00 - Klipi që trazoi ujërat në treshen Lumbardhi, Alby dhe Kader (VIDEO)
Një romancë e ra ka gjasa të ndodh mes Kaderit dhe Lumbardhit brenda shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
Por kjo romancë mund të prish një shoqëri mes tre personave në shtëpi, bëhet fjalë për Albyn, Kaderin dhe Lumbardhin.
Ata të dy kur shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin janë larguar nga afërsia që patën me Albyn që e quajtën mike të ngushtë të dy.
Por pos kësaj, nga Alby konsiderohet se Lumbardhi kishte shprehur afërsi edhe ndaj saj si ndaj Kaderit.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
22:00 - Alby: Gjithmonë në jetë më kanë shfrytëzuar, si në shoqëri ashtu edhe në dashuri (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin dhe Kaderin.
Përgjatë periudhës kur po transmetohej video materiali, Alby jepte mimika interesante të fytyrës – dhe më pas, ajo edhe e komentoi klipin.
“Lidhja me Lumin si shoqëri më ka pëlqyer që në fillim, ia kam thënë edhe atij. Në qoftë se jam distancuar, është thjesht nga bota jashtë, sepse gjithë jetën si në shoqëri si në dashuri më kanë shfrytëzuar gjithmonë, edhe gjithmonë jam më lëndu, dhe njëjtë ndodhi edhe me Lumin”, ka thënë ajo.
“Ia kam dhënë kohën të njihet me Kaderin, sepse nuk dua t’ju pengoj”, ka shtuar ajo.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:53 - Besi për Lumbardhin: Nuk ka mendim të vetin, flet me t’nime (VIDEO)
Besi ka pasur një mendim për Lumbardhin.
“Nuk ka pasur guximin e mjaftueshëm me u tregu arroganti që është deri sot”, ka thënë Besi për Lumbardhin.
Edhe Lumbardhi i është kundërpërgjigjur.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:51 - Kaderi tenton ta mbrojë Lumbardhin, Santiana i thotë asaj “ti boll aty” (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin, ku përfshiheshin përplasjet e tij me banorët e tjerë.
E derisa Lumbardhi përplasej sonte ‘live’ në ‘Prime’ me konkurrentët e tjerë, përfshirë Santianën, në mbrojtje atij i doli Kaderi.
Por, Santiana ishte goxha e ashpër me Kaderin, derisa i ka thënë “ti boll aty”.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
21:47 - Edona: 1 mijë herë e kam thënë Lumbardhi është ‘ice lemon’ dhe me dy fytyra (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin, ku përfshiheshin përplasjet e tij me banorët e tjerë.
Një prej tyre ishte edhe Edona, e cila sonte në ‘Prime’ e ka quajtur Lumbardhin “person me dy fytyra”.
“Kam thënë 1 mijë here që është një ‘ice lemon’, për mua është ‘fake’, pastaj të thotë ‘të dua’”, ka thënë Edona pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:44 - Nisin debatet e forta mes banorëve (VIDEO)
Banorët kanë filluar spektaklin me debate.
Debati është zhvilluar mes Lumbardhit dhe Santianës.
“Lumbardhi nuk din me debatu pa i prek njerëzit në pika të dobëta”, ka thënë Santiana për Lumbardhin.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:40 - Lumbardhi: Porsa nisa të isha i drejtpërdrejt “u bëra mangup”, por unë jam i vërteti (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin.
Lidhur me këtë, Lumbardhi e ka komentuar lojën e tij.
“Kur ia nisa me qenë i drejtpërdrejt, me ua thënë gjërat në fytyrë, u bëra arrogant, u bëra mangup, jam i vërteti dhe kështu do të jem deri në fund, deri sa të ma jep shansin publiku”, ka thënë Lumbardhi pos tjerash.
Por, çfarë thanë banorët e tjerë për Lumbardhin? Këtë dhe detaje të tjera, i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
21:32 - Publikohet materiali që shfaqë përplasjet e Lumbardhit me banorët e tjerë (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor Lumbardhin.
Brenda klipi janë të përfshira momentet nga përplasjet e Lumbardhit me banorët e tjerë.
Blero, Ganiu, Santiana, Edona e Ardi janë disa prej banorëve të përfshirë në këtë klip, e me të cilët Lumbardhi pati debate të ashpra.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:25 - Komunikimi i parë me shtëpinë shoqërohet me plot hare, komplimente e të qeshura (VIDEO)
Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me pozitivitet që në start, derisa shpërthyen komplimentet e të qeshurat në mes të banorëve dhe nikoqirëve të programit.
Hamiti i ka komplimentuar vajzat për sjelljen e ngjyrave të shumta sonte, derisa e ka theksuar edhe Bucin, për këmishën me ngjyrë rozë.
Për tu njoftuar më atmosferën hyrëse, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:00 - Nis spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Në panelin e opinionistëve do të jenë si gjithmonë, Bledi Mane dhe Anita Haradinaj.
Kjo mbrëmje ‘Prime’ pritet të jetë gjatë dhe me shumë të papritura për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: