01:37 -Anita kërkon paqe, fton Lindën e Ganiun të përqafohen e ta falin njëri-tjetrin (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Ganiun dhe Lindën.
Lidhur me situatën në fjalë opinionistja e formatit, Anita Haradinaj.
Haradinaj, ka kërkuar nga Linda dhe Ganiu që ta përqafohen dhe ta falin njëri – tjetrin. Por, ata kanë refuzuar.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Et2iplcmoHU
01:32 - Hamiti: Bëhuni burra dhe gra e ballafaqohuni deri në fund, ose mos e hapni gojën asnjëherë (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Ganiun dhe Lindën.
Lidhur me situatën në fjalë ka reaguar edhe prezantuesi i këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti.
“Në krejt këtë gjë të tmerrshme e të shëmtuar që po e hasim tek ti Gani e tek të tjerët, e të gjitha këto ankthe e reflektime mund të them bukfalisht se janë të rreme për ta nxjerrë veten nga situata që gjendeni”, ka thënë Hamiti.
“Ju aty jeni për të luajtur, dhe bëhuni lojtarë, e nuk jeni për të ofenduar e ta nxjerrni më të keqen prej juve, saqë po dukeni shëmtira”, ka shtuar Hamiti.
Dëgjojeni deklaratën e plotë përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=DIYLgEMxeCc
01:30 - Momenti kur u kumtohet lajmi banorëve se këtë javë nuk do të ketë eleminim (VIDEO)
Sonte nuk pati eliminim në ‘Prime’ për televotimin që ishte i hapur që nga e hëna e kësaj jave.
Në nominim janë Alba, Alby, Blerando, Santiana dhe Lindita, ata do të jenë në nominim deri në javën tjetër.
Kjo gjë u bë e ditur për publikun më herët në ‘Prime’, por për banorët u kumtua krejt në pjesën e fundit.
Ishte prezantuesja Jonida Vokshi e cila ua kumtoi këtë lajm, duke u thënë “Gëzuar Viti i Ri”.
Banorët të gjithë u ndjenë të lumtur nga ky veprim i Vëllait të Madh për ata./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=TYZ6_dop5rM
01:25 - Mane e detyron Ganiun t’i kërkojë falje Lindës (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka qenë kritikë ndaj sjelljeve dhe debatit që patën Ganiu dhe Lindita gjatë javës, të cilat sonte në ‘Prime’ u shfaqën në një klip.
Mane e ka këshilluar Ganiun që t’i kërkojë Linditës faljes.
“Nga ky ekran mbarë kombëtar në këto kohë festash duhet të dalin mesazhe dashurie dhe paqeje”.
“Jam i sigurt se ju të dy do të përqafoheni me njëri-tjetrin, ti Gani do të kërkosh falje tre herë, ti Lindita duhet të kërkosh një herë falje”, ka thënë Mane./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=XOmFfouQoFs
01:22 - Linda plas në vaj, ndërkohë që Ganiu shfaq pendesë (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Ganiun dhe Lindën.
Klipi përfshin skena teksa Linda shpërthen duke qarë për shkak të ofendimeve të vazhdueshme nga Ganiu.
Pas transmetimit Linda ka shpërthyer në vaj, teksa tha se po preket pasi që është përmendur familja.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Bs_Y1Gkvyfk
01:19 - Përplasja me Lindën, Gani Gërmia: Po më vjen marre (VIDEO)
Njëra prej temave të diskutimeve sonte në ‘Prime’ ka qenë edhe debati i ashpër që gjatë javës u zhvillua mes Ganiut dhe Linditës.
Ganiu kërkoi falje për fjalët që i ka thënë këngëtares, por edhe u shpreh se është duke u ndjerë keq nga epitetet e ndryshme që i kanë vënë banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
“Nuk po ndjehem mirë as unë, po më vjen marre edhe mua. Ajo e përmendi familjen, e përmenda edhe unë”.
“Kush më pak e kush më shumë u pa edhe në video”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=C8pQ2tM41t4
01:17 - Linda: E përjetova të njëjten traum nga Ganiu, siç e kam përjetuar atë nga disa shqiptar (VIDEO)
Linda është prekur shumë nga ato se çfarë i ka thënë Ganiu.
Ajo ka thënë se e ka prekur gjithqka që Ganiu e ka përmendur nga rrëfimi i saj.
“Unë e kam përjetuar të njëjtën traum që e kam përjetuar prej kategoris si Ganiu 13 vite më parë”, ka thënë Linda.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=dqquraqRR18
01:13 - Replika të forta mes Ganiut dhe Lindës në “Prime” (VIDEO)
Edhe sonte është zhvilluar një debat në ‘Prime’ mes Linditës dhe Ganiut, pas debateve të së mërkurës që janë transmetuar me një klip.
Ganiu tha se Lindita e ka ofenduar në edukatën familjare dhe se këtë gjë ai nuk e lejon.
“Unë mbrëmë të rrëfimit nuk kam përdorur asgjë, kujtohu që te sauna ke folur për familje, ma ke përmend për një gotë ujë edukatën familjare, ty nuk ta lejojë të folësh për edukatën time familjare, Lindita familja ime është krenare me mua”, ka thënë Ganiu.
Kurse, Lindita ia ktheu: “Të kam thënë se nuk ke marrë nga edukata familjare, a ke mundësi të ma sjellësh disa ujë si ‘gentelman’ që je? Unë të kam quajtur ‘gentelman’”./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=bjJb6iY9_ko
01:04 - Publikohet klipi – Ganiu i thotë Lindës “pi domestos ta mbysësh veten”, ajo e quan “gay” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Ganiun dhe Lindën.
Klipi përfshin skena teksa Linda shpërthen duke qarë për shkak të ofendimeve të vazhdueshme nga Ganiu.
“Shko pi domestos për ta mbytur veten, ti nuk flet me familjen tënde. Je vajzë, se të ishe djalë ndryshe ishim nda”, kanë qenë disa nga ato se çfarë Ganiu i tha Lindës.
Kuptoni më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=_MM7h0bku5g
00:58 - Santiana: Blerando më vëzhgon në çdo moment, i obsesionuar pas meje (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Santiana, ashtu si në darkën e të nominuarve, e ka ritheksuar “obsesionin” e Blerandos ndaj saj.
“Sa herë që e qes këmbën në tavolinë, si ulem, qa bëj, çdo gjë tjetër, Blerando më vëzhgon në çdo sekond, në çdo veprim që e bëj në shtëpi”, ka thënë Santiana.
“Prej që kam hy, jam t’u të përcjell”, ka thënë Blerando.
Kuptoni më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=RJf58Ndosvw
00:52 - Edona: Shqipja është e ‘kallur’ pas Blerandos (VIDEO)
Edona e ka komentuar raportin e Shqipes dhe Blerandos, duke e akuzuar banoren se ka pëlqim për këngëtarin.
“Shqipja është e kallur për Blerandon, e kallur kaq. Flaka i dek, flaka”.
“Këtë e kam kuptuar nga reagimet e saja, kur debatojë me Blerandon më thotë mos e nguc atë, sepse është gjynah”, ka thënë Edona./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2mRxu-YY6b8
00:51 - Lajm i mirë – sonte nuk do të eliminohet asnjë nga banorët (VIDEO)
Prezantuesja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka dhënë një super lajm sonte.
Sonte, nuk do të ketë eliminim, votimi do të vazhdoj të jetë i hapur deri në javën e ardhshme, kështu që votoni sa më shumë.
Aktualisht në nominim janë: Santiana, Alba, Alby, Linda dhe Blerando.
https://www.youtube.com/watch?v=xxbHd_Yhj34
00:48 - Blerando imiton Shqipen dhe reagimet e saj kur e sheh atë duke bërë dush (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blerando është treguar goxha talent gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’.
Ai e ka imituar Shqipen, sesi ajo bën kur e sheh Blerandon teksa bën dush.
Shikojeni klipin në linkun e mëposhtëm, për të kuptuar mënyrën e imitimit të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=9vSWqIYYTUU&t=2s
00:47 - Linda shfaq dyshimet e saja edhe për raportin Shqipe – Blerando (VIDEO)
Lindita Halimi ka folur për raportin e Blerandos dhe Shqipes.
Ajo sonte në ‘Prime’ ka thënë se mendon që Shqipja ka pëlqim ndaj Blerandos.
“Shqipja ka pëlqim për Blerandon, ka çfarë të shoh është djalë i mirë, i familjes së mirë”, ka thënë Lindita./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=FyS-o53dvOM
00:23 - Cilat ishin momentet më voluminoze gjatë darkës së banorëve të nominuar? (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me momentet më voluminoze nga darka e të nominuarve.
Këtë javë të nominuar ishin: Santiana, Alba, Blerando, Linda dhe Alby.
Përgjatë darkës ata iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme me spec, derisa nuk munguan as përplasjet që lindën aty për aty.
Pos tjerash, Santiana është pyetur mbi relacionin me Bucin, Alba për Blerandon e lojën në vazhdim, Alby mbi ndonjë strategji të mundshme, Linda mbi debatin me Ganiun e Blerando rreth pëlqimit ndaj Albës.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=BVcWu6Kx9S8
00:19 - Lumbardhi pyet motrën për Kaderin, papritur ajo shfaqet në mesin e tyre me ballkava (VIDEO)
Lumbardhi sot e ka marrë një befasi nga dy vëllezërit dhe motra e tij.
Ata të tre erdhën për ta takuar atë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Derisa Lumi ishte nën përqafimin e tyre dhe ishte duke biseduar me ata, i pyeti se çfarë mendimi kanë për lidhjen e tij që ka filluar me Kaderin brenda shtëpisë më të madhe, BBVK2.
Pas kësaj pyetje, Kaderi doli menjëherë për të takuar familjen e Lumbardhit dhe në duar pati bakllava, të cilën ua dha atyre me vete./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nznC4ASJJOY
00:17 - Lumbardhi surprizohet nga vëllëzërit dhe motra – takim emocionues me plot puthje e përqafime (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor e të vetëm – Lumbardhin.
Pas rrëfimit, Lumbardhi është surprizuar nga “Vëllai i Madh” me një takim me motrën dhe dy vëllëzërit e tij.
Familjarët Lumbardhin e pritën në oborrin e shtëpisë, derisa takimi ishte plot emocione, dashuri, përqafime e biseda sipërfaqësore mes tyre.
Motra dhe vëllezërit e tij kanë kërkuar nga Lumbardhi që ta bëj lojën e tij, derisa janë shprehur se mburren me atë se çfarë ka prezantuar ai deri më tani në BBVK.
Gjithashtu, ata e miratuan lidhjen e tij me Kaderin – kuptoni më shumë detaje përmes videove në linçet e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=7c-1UtM-dyI&t=2s
https://www.youtube.com/watch?v=k6GVntxo8eA
00:11 - Rrëfimi i Lumbardhit për jetën, sfidat, dështimet dhe dy dhimbjet e fundit para se të hynte në BBVK (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor e të vetëm – Lumbardhin.
Brenda klipit Lumbardhi ka rrëfyer ecurinë e jetës së tij, sfidat dhe ballafaqimet me të cilat ai ka hasur përgjatë viteve, që prej fëmijërisë.
Ai ka treguar se në vegjëli kushtet ekonomike nuk kanë qenë në nivel, çka bëri që babai i tij ta lëntë atë me familjen në Kosovë, për të emigruar drejt Austrisë.
Gjithashtu, Lumi ka përshkruar lidhjen me gjyshërit dhe llastimet që kishte pasur si fëmijë.
Një lidhje të veçantë ai tha ta ketë me të motrën, që quhet Diellza, derisa ka rrëfyer edhe sfidat e kësaj të fundit.
Lumbardhi ka deklaruar se e motra e tij ka abortuar fëmijën pak javë para hyrjes në BBVK.
Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=PHOizzSt9KQ
00:11 - Lumbardhi rrëfen si përfundoi karriera e tij në futboll (VIDEO)
Lumbardhi sot ka folur për jetën e tij personale, duke u rrëfyer se e pati shumë të vështirë përfundimin e karrierës si futbollist.
“Ekipi jem i fundit ka qenë fatmirësisht në Kosovë, Fc Llapi. Nuk kanë besu edhe shumë njerëz që një djalë do të shkojë në Vjenë e të ketë arritje në futboll”.
“E konsideroj veten se kam më shumë potencial sesa për futboll, për mua nuk ka qenë e lehtë pas futbollistit të ulem e të jem student në fakultet”, ka thënë Lumbardhi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=tH26PImQ4zk
23:50 - Del klipi i festës, atmosferë e zjarrtë në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Të mërkurën e kësaj jave “Zone Club” është bartur në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
“Zone Club” është përkujdesur që të servojë një natë të paharruar për të gjithë banorët e BBVK2.
E kjo është vërejtur në atmosferën që ka mbretëruar, pasi banorët e kanë shijuar tej mase, duke vallëzuar e kënaqur bashkë.
Për muzikën u kujdesën Dj PM dhe Dj Dagz./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=JsgBH02XVsM
23:46 - Anita: Buci dhe Santiana s’kanë ndjenja dhe po e bëjnë vetëm për lojë (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën dhe Bucin.
Situatën e tyre e ka komentuar edhe opinionistja Anita Haradinaj, e cila për dallim prej Manes e banorëve, ka thënë se marrëdhënia e Bucit dhe Santianës është totalisht shoqërore.
“Unë e kam të sinqertë analizën time. Linda saherë që është në nominim zgjedh të hedh ca bomba, kësaj radhe me Bucin e me Santin, sepse po t’i thuash dikujt dy tre herë që ‘je budalla’ do të mendojë që është budalla”, ka thënë Anita.
“Më mirë se ty e se Buci e Santiana e dinë ata të dy, kur të vij momenti janë mbi 18-vjeç dhe nuk ia kanë askujt për të shprehur nëse ndjenjë për njëri-tjetrin. Ata e kanë për lojë, e ju të tjerët po e përdorni për thashethemet tuaja”, ka shtuar ajo.
Kjo deklaratë bëri që Shqipja të reagojë, e për të parë përplasjen Anita-Shqipe, ndiqeni videon në klipin e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=m3aRMcrGnOo&t=51s
23:22 - Santiana: Më pëlqen me nejt me Bucin (VIDEO)
Santiana ka thënë se me Bucin i pëlqen të qëndrojë dhe se nuk ka asgjë më shumë me të.
“Unë jam shumë e përmbushur jashtë , personi që e kam jashtë mua mër përmbushë në krejt mënyrat në krejt format, nuk kam ardhur të gjejë këtu dikë, kuptojeni këtë gjë një herë e mirë”.
“Mund të rri më shumë me Bucin sepse më rrihet me të, dhe nuk është duke m’u dukur diçka gabim”, ka thënë Santiana në ‘Prime’ sonte./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2l_vWuAVVYU
23:17 - Ganiu: Santiana dhe Buci – do ta kthejnë në armiqësi raportin e tyre (VIDEO)
Komediani Gani Gërmia ka thënë se mes Bucit dhe Santianës pas disa javëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 do të ketë një armiqësi.
“Mendoj se në katër javët në vazhdim këtë raportin e tyre do ta kthejnë në një farë armiqësie dhe do ta luftojnë njëri-tjetrin më shumë”.
“Janë duke shkuar në ato hapa që të kthehen kundër njëri-tjetrit. Pavarësisht që po vrehet një afrimitet”.
“Ata do ta luftojnë më shumë njëri-tjetrin”, ka thënë Ganiu në ‘Prime’ sonte./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ghAKNJ63NOg
23:16 - Mane: Shqipëria ka vajza të bukura, por ajo që josh kur ecën dhe gjuan pa folur është Santiana (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën dhe Bucin.
Situatën e tyre e ka komentuar edhe opinionisti Bledi Mane, i cili është shprehur i bindur se mes dyshes ka “ndjenja”.
“Shqipëria ka vajza shumë të bukura, por vajza që kur ecën josh dhe gjuan edhe pa folur është Santiana. Por, mes saj dhe Bucit ka më shumë se shoqëri, se kuptoj pse e mohojnë”, ka thënë Mane pos tjerash.
Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=vZ7l_ezUTng
23:09 - Blerando: Buci dhe Santiana pa njëri tjetrin s’kanë lojë në BBVK2 (VIDEO)
Blerando ka thënë se Santiana dhe Buci nuk munden të kenë lojë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 pa njëri-tjetrin.
“Sinqerisht mendoj se këta të dy pa njëri-tjetrin nuk kanë lojë, nuk e di pse ju pengon banorëve të tjerë se a kanë ndjenja apo nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin”.
“Mua kjo gjë nuk më intereson hiç, vetëm di të them se këta dy pa njëri-tjetrin nuk kanë lojë”, ka thënë Blerando sonte në ‘Prime’./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=cVJAHcproNQ
23:08 - Publikohet klipi ekskluziv me skenat e afrimitetit mes Santianës dhe Bucit (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën dhe Bucin.
Brenda këtij klipi janë përfshirë momentet më me afrimitet mes dyshes, Bucit dhe Santianës, të cilat kanë sjellë dyshime edhe në publik mbi marrëdhënien e tyre.
Kuptoni se për cilat skena bëhet fjalë, duke ndjekur videon në klipin e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=amclQyxjUgY
23:05 - Lumbardhi: Njoh tipa si Buci, ai nuk ka ndjenja për Santianën – e kjo ka (VIDEO)
Lumbardhi ka folur për raportin dhe lojën e Santianës dhe Bucit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.
Ai sonte në ‘Prime’ tha se Santiana ka ndjenja për Bucin, dhe se ky i fundit e përdor atë vetëm për lojë.
“Njoh tipa si Buci, ai nuk ka ndjenja për Santianën, ai po e shfrytëzon atë për lojë”.
“Santiana është duke mësuar shumë nga Buci, Santiana ka shndërruar edhe ndjenja për Bucin, mendoj se Buci nuk ka ndjenja për Santianën”, ka thënë Lumbardhi./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=eRkNiI6NfW4
23:03 - Buci: S’kam ndjenja për Santianën, veç më rrihet me të më së shumti sepse më kupton për gjithçka (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën, Bucin dhe në anën tjetër banorët e dyshimet e tyre mbi relacionin e dyshes.
Por, si Santiana, ashtu edhe Buci e ka mohuar të ketë diçka mes tyre.
“Këta sulmojnë aq keq, prekin njerëz brenda e jashtë sepse është pjesë e lojës së tyre. Unë mendoj se jam shumë mirë në lojë, është pjesë e lojës time. Sa i përket ndjenjave ndaj Santit, nuk kam ndjenja për një muaj, por më rrihet me të më së shumti sepse ajo më kupton për gjithçka”, ka thënë Buci pos tjerash.
Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=3u81ATrs-FY
23:00 - Linda e bindur që Buci dhe Santiana kanë ndjenja për njëri-tjetrin (VIDEO)
Këngëtarja Lindita Halimi ka thënë ses Santianës dhe Bucit ka një pëlqim që po e mohojnë të dy.
“Është e qartë e dukshme, ju e hani me sy njëri-tjetrin kudo që jeni”.
“E dyta është mungesë reflektimi në qoftë se keni marrë mesazhe nga jashtë se janë të dëshpëruar me lojën tuaj dhe u kanë thënë bëjeni lojën vet”, ka thënë Lindita sonte në ‘Prime’./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Od5DUFfTy9w
22:58 - Publikohet klipi me dyshimet e banorëve mbi marrëdhënien Buci – Santiana (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën, Bucin si dhe Lindën.
Kjo e fundit gjatë tërë javës ka diskutuar mbi “ndjenjat” ashtu siç ajo i referohet raportit Buci-Santiana, derisa pos që është përpjekur të nxjerrë deklarata nga dyshja në fjalë, ajo e ka shtjelluar temën e tyre edhe me pjesën e tjetër të shtëpisë.
Por, përgjatë tërë klipit, Buci e ka mohuar të ketë diçka mes tij dhe Santianës – njëjtë edhe kjo e fundit.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=xRC2u24DQSs
22:56 - Santiana: S’më interesojnë se çfarë mendojnë banorët, me Bucin jemi vetëm shokë (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Santianën, Bucin dhe në anën tjetër banorët e dyshimet e tyre mbi relacionin e dyshes.
Por, Santiana e ka mohuar të ketë diçka mes saj dhe Bucit – “asgjë më shumë se shoqëri”, ka thënë ajo.
“Le të mendojnë çka do, nuk më intereson. Jam ndjerë keq ditët e para, më nuk më intereson as edhe një pikë se çfarë mendojnë banorët, e as Linda apo zonja Meri”, ka thënë ajo.
Dëgjojeni deklaratën e plotë përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=R7wUNLig5SQ&t=90s
22:31 - Mane e thotë sërish: Iliriana pa Adrin do të ishte ekselente (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka thënë se Adri në lojën e BBVK2 është nën hijen e Shqipes, e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij se Ilirjana pa Adrin do të ishte një lojëtare e shkëlqyer.
Ndërsa, për dyshen tjetër të shtëpisë, Mirdoni dhe Ardi, u tha se kanë një lojë të mirë deri tani.
“Ti nuk ke për ta bërë kurrë kundërshtare Shqipen, ti ke nevojë për hijen e Shqipes, për lojën prej tutoreje të Shqipes, e them edhe një herë siç e thash edhe herën e parë Ilirjana do të ishte një lojëtare ekselente pa ty në atë shtëpi”.
“Ndërsa, djemve u them se loja e tyre është përmirësuar dhe vazhdoni me këtë ritëm”, ka thënë Mane./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=FiXLQgwCvh8
22:24 - Porosia e Anitës për Ilirjanën dhe Adrin: Kapuni me më të fortin (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur për lojën e çifteve të BBVK2, Ilirjanës dhe Adrit, si dhe Ardit e Mirdonit.
Ajo në ‘Prime’ sonte është shprehur se Ardi dhe Mirdoni ndonëse brenda shtëpisë më të madhe në vend janë për një muaj, ata kanë hyrë me intensitet të madh.
Kurse, për Ilirjanën dhe Adrin është shprehur se në lojë janë kapur me Shqipen, pasi është banore më e fortë.
“Nuk e di çka të them, Ardi dhe Mirdoni edhe mund të jenë aty brenda lojës për një muaj, se si na duken nga jashtë të paktën mua, më duken sikur ka një kohë të gjatë që janë aty sikurse me banorët e tjerë, ata e kanë kapur shumë shpejt sensin e lojës”.
“Adri dhe Ilirjana më vjen mirë që e ndjekin lojës e Shqipes, duke qenë një banore e fortë, ia vlen të ndjekësh lojën e Shqipes. Unë kam një parim kapu me më të fortin, e mos u kap me të dobëtin, kështu që Adri dhe Ilirjana të kapen me më të fortin, dhe për rruge mund ta gjejnë vetën se a janë duke u dobësuar apo duke u forcuar”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Rh00AribsL8
22:02 - Debat i nxehtë në mes të Ardit e Mirdonit kundrejt Adrit e Ilirianës (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material kushtuar xhelozive të dy çifteve të banorëve – Adrit e Ilirianës kundrejt Mirdonit e Ardit.
E pas këtij klipi, duke i komentuar skenat në fjalë, ka lindur edhe një debat i nxehtë mes banorëve të lartcekur, përfshirë edhe Shqipes.
Kjo e fundit u cilësua edhe “mollë sherri”. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Swj1gBdycAI
22:00 - Shqipja ‘mollë sherri’ mes dy çifteve (VIDEO)
Mes dy çifteve të banorëve që janë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Ilirjana dhe Adri, si dhe Mirdoni e Adri.
Sonte në ‘Prime’ është shfaqur një klip me momente të debateve mes dy çifteve të Big Brother VIP Kosova 2.
Pas kësaj, Adri ka thënë se shkak i këtyre debateve mes çifteve është Shqipja.
“Shkak i kësaj është Shqipja, unë u kam thënë edhe atyre Ardit dhe Mirdonit, se kanë hyrë me strategji dhe kanë qëndruar të dy menjëherë me të”, ka thënë Adri./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Ppm1wSnWeTs
21:54 - Adri – Iliriana kundrejt Ardit e Mirdonit – xhelozia mes ‘çifteve’ brenda një klipi (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material kushtuar xhelozive të dy çifteve të banorëve.
Bëhet fjalë për Adrin dhe Shqipen si dhe Ardin e Mirdonin, të cilët së fundmi kanë dhënë nuanca xhelozie – njëra palë kundër palës tjetër.
Protagoniste kryesore përpos katërshes në fjalë ishte edhe Shqipja.
Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=yseZGjxve2k
21:46 - Momentet më interesante përgjatë “Sfidës së Comoditës” (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material kushtuar “Sfidës së Comoditës”.
Brenda klipi janë përmbledhur momentet më interesante nga zhvillimi i kësaj sfide prej banorëve të BBVK, derisa e gjitha u zhvillua me dyshekë dhe jastëkë të markës Comodita Home.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=xKCqQPw0kj8&t=136s
21:39 - Reagimi i Shqipes, kur i thuhet se Bledi Mane nuk ka ardhur sonte sepse është lënduar nga ti (VIDEO)
Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, dhe Jonida Vokshi, i kanë ngacmuar banorët e shtëpisë më të madhe në vend sonte në ‘Prime’.
Ata u thanë se opinionisti i BBVK2, Bledi Mane, nuk është i pranishëm.
“Shqipe, Bledi nuk është sonte këti për shkak tëndin se është lënduar”, ka thënë Vokshi.
E pas kësaj, Shqipja e pati një reagim goxha interesant.
“Uauuuu, mos Bledi kështu, mos”, tha Shqipja./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5HYQPnj-BQI
21:35 - Atmosfera shkon në nivel tjetër kur Labi interpreton këngën “Mora fjalë” kushtuar Adem Jasharit (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me një super performancë të këngëtarit Labinot Tahiri – Labi.
Ndër plot këngë që ai i interpretoi pranë banorëve, ajo që e zhvendosi atmosferën në një nivel tjetër ishte padyshim perla “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës kushtuar Komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.
Bashkë me Labin, këtë këngë emblematike e kanë kënduar që të gjithë banorët e tjerë – shijojeni të tërë ngjarjen duke ndjekur videon në klipin e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=o2ylypyC3fY
21:27 - Labi sjellë atmosferë super festive në spektaklin e fundit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Atmosferë festive ka mbretëruar sonte në spektaklin e fundit ‘Prime’ për vitin 2023. E kjo falë performancës elektrizuese të këngëtarit Labinot Tahiri.
Labi ka performuar disa prej këngëve të tij më ikonike ndër vite, derisa banorët janë argëtuar pafund.
Të gjithë duke vallëzuar e duke kënduar bashkë me Labin, e kanë shndërruar oborrin e shtëpisë në një aheng madhështor.
Kuptoni më shumë detaje, përmes videove në linçet e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=mmDkFEGhOnI
21:17 - Labinot Tahiri – Labi, e djegë atmosferën që në nisje të spektaklit ‘Prime’ (VIDEO)
Spektakli i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me një super surprizë në nder të ‘Prime’ të fundit për vitin 2023.
“Vëllai i Madh” u ka sjellë banorëve në oborrin e shtëpisë, këngëtarin Labinot Tahirin, të njohur për hitet e shumta në repertuarin e tij.
Banorët i janë gëzuar pafund kësaj befasie, në veçanti Iliriana, e cila e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të.
https://www.youtube.com/watch?v=Rm0yqe_Xz3Q
21:04 - Nis spektakli 'Prime' i Big Brother VIP Kosova
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova – si gjithmonë nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit.
Të ulur në panelin e opinionistëve sërish janë ulur Bledi Mane e Anita Haradinaj.
Sonte, pritet të jetë një natë e gjatë spektakolare me surpriza nga më të ndryshmet, të cilat do të zbulohen në mënyrë kronologjike.
Ndiqeni ‘Prime’ – kësaj here ‘live’ edhe në platformën YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=fDOaLAJOQzk
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
- Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
- Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
- Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
- Amerikë: TV Alb