Lajmet e fundit

Prokurori Joshua Hafetz ka lexuar disa prej tyre në seancë.
“Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë”.
“Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle”.Të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç rikonfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra, raporton Klankosova.tv.
Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre.
Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.
Seanca ka nisur me 15 minuta vonesë dhe pritet të vazhdojë deri në 16:00, raporton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë synuar të ndikojnë në rrjedhën e procesit gjyqësor. Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë./Klankosova.tv