Të brendshmet e Elijonës brenda dollapit të Toney kanë nxitur debat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ishte Elijona ajo që mohoi se ka provokuar, derisa Toney tha se thjesht ka dashur shpjegim se si rrobat e banores përfunduan në pjesën e rezervuar për të.
https://www.youtube.com/watch?v=aupSkz_rJow
Përveç Toneyt, edhe gjashtë banorë të tjerë u nominuan.
Me tre nominime, Labi dhe Labinoti i bashkëngjiten Toneyt.
Me katër nominime, shkojnë Sasa dhe Arditi.
Gjashtë nominime mori Alba dhe shtatë, Bia.
Toney, Bia, Alba, Arditi, Labinoti, Labi dhe Sasa janë të nominuarit e kësaj jave. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/disa-ne-dhome-te-rrefimeve-e-disa-jo-kush-ke-e-nominoi/
Labi merr mesazh nga motra: Mos u merr me ofendimet (VIDEO)
Motra e Labit, Vlora ka pasur një mesazh për vëllaun e saj, duke e këshilluar që të mos merret me ofendimet.
Pasi mori mesazhin nga motra, Labi nuk përmbajti lotët.
“Jam shumë e lumtur që kamë mundësi të të shkruaj këtë letër. Dua të dish që të gjithë jemi mirë dhe të përkrahium.Mos ndrysho, por mos u merr me ofendimet. Ka ardhur koha që publiku ta shoh Labin e vërtetë, si prind, si vëlla, e si bashkëshort. Të fala. Vazhdo i fortë deri në finale”,
Labi me mesazh: Dëgjoni zemrat e motrave, hapeni derën për to (VIDEO)
Pasi rrëfeu historinë me motrën e tij, të cilës nuk i kishte folur për pesë vite pasi ishte martuar me një person që ishte nga Afrika, Labi pati një thirrje për shqiptarët.
Ai tha se për të nuk ndikon ngjyra apo feja më.
“I bëj apel të gjithë shqiptarëve të mos e kenë mllefin pasi vajzat e tyre të martohen, por ta dëgjojnë lumturinë dhe ndjenjat e një vajze”, tha Labi.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=v-wMRNu0flg
“Motra t’u martua me afrikan” – Rrëfimi i trishtë i Labit, si refuzoi kontaktin me të 5 vite (VIDEO)
Banori i shtëpisë më të famshme në vend Big Brother Vip Kosova 4, Labinot Rexha në rrëfimin e tij ka folur lidhur me raportin e tij me motrën e tij.
Ai është shprehur i penduar që për pesë vite nuk kishte pasur kontakt me motrën, për arsye se ajo kishte zgjedhur të martohej me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare.
“Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam mujt me taku. Dhe një vajzë me lëkurë të bardhë martohet me një djalë me lëkurë të zezë. Më kanë thënë motra t’u ka martu me “zezak”. Ajo shpesh më ka shkru por unë s’ia kam kthy. Kam pasë qejf që motrën me përcjell me duvak.
Labi ka rrëfyer se si e kishte takuar motrën dhe mbesën e tij pas pesë vitesh.
“Ishte aq e bukur, dhe më tha e ndjeva aromën e babit. U pendova që s’e kam takuar për pesë vite, mungesa e saj në shtëpinë tonë ka qenë e madhe”.
“Ajo tani është e lumtur dhe unë jam edhe më i lumtur. Nuk ia fali vetës që nuk e kam pranuar motrën ato vite”, përfundoi ai.
Ndiqeni videon nga rrëfimi për më shumë:
Alba pyet Arditin a po fsheh diçka për homoseksualitetin, ja reagimi i tij
Alba ka pyetur Arditin lidhur me seksualitetin e tij.
“Për ditën kam një respekt dhe pavarësisht që kemi këto debatet, ne e duam njëri-tjetrin. A ka diçka që fsheh Diti, apo ka diçka kundër seksualitetit”, tha Alba.
https://www.youtube.com/watch?v=Wv91a2HTuqU&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Arditi i jep fund miqësisë me Fjollën
Një debat i ashpër mes Arditit dhe Fjollës ka ndodhur sonte në Prime.
Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura, transmeton Klankosova.tv.
Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën.
https://www.youtube.com/watch?v=A2ohAejA7Lo&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Elijona shpërthen ndaj Toneyt, pasi u deklarua i provokuar nga të brendshmet e saj
“Vëllai i Madh” ka prezantuar klipin ku Toney u deklarua i provokuar për gjetjen e të brendshmeve të Elijonës brenda dollapi të tij.
Për këtë, Elijona ka shpërthyer ndaj Toneyt gjatë Prime-it, transmeton Klankosova.tv.
“Bëhu bre real, bëhu një herë real në jetën tënde. Mu po më vjen marre me dal në Prime e me fol për atë pjesë”, u shpreh Elijona.
https://www.youtube.com/watch?v=Zpzk7x78Gl0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Nëse për ty nëna jote s’ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës
Një përplasje e ashpër ka ngjarë sonte në Prime-in e 13-të ndërmjet Albës dhe Benitës.
Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.
“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.
https://www.youtube.com/watch?v=myS3jqC7R30&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim për të
Pas prezantimit të klipit, ku disa banorë vandalizojnë arushin e Albës, kjo e fundit bëri një deklaratë bombastike.
Londrimi, Klodi dhe Labinoti ishin disa nga banorët që shkatërruan “Stitchin”, e për ta, Alba tha se që të tre kanë shprehur pëlqim për të, transmeton Klankosova.tv.
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura mes banorëve, derisa tre djemtë vetëm ‘tallën’ Albën.
https://www.youtube.com/watch?v=ROOxiyR8Ldk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Leonora Jakupi ndez skenën e BBVK-së, performon hitin e saj më të ri
Këngëtarja Leonora Jakupi, njëkohësisht opinioniste e Big Brother VIP Kosova rezervoi një surprizë sonte për këtë spektakël.
Live në Prime-in e 13-të, ajo performoi hitin e saj më të ri, “A je gjallë”, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni këtë paraqitje përmes videos së mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=NbJBt8PT-ss&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
I mbushur me ari, Edi ka një porosi për nënën: Ke bo djalë dukat
Edi, në fillim të këtij Prime, pati një përshëndetje për nënën e tij.
I mbushur me ari, ai tha se nëna e tij ka bërë një djalë dukat, transmeton Klankosova.tv.
“Desha me përshëndet nënën time,me i thanë që ka bo djalë dukat”, u shpreh banori.
https://www.youtube.com/watch?v=7t6uA6CC0zM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
●●●
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.