Lajmet e fundit

01:00 - Nominimet sy më sy - kush kë e nominoi?
Për herë të parë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, nominimet janë zhvilluar sy më sy.
Kësisoj, përpos, Ledit, Monikës dhe Linditës, të cilat shkuan automatikisht në nominim pasi që në televotimin e fundjavës rezultuan të ishin më pak të preferuarat e publikut – në nominim shkuan edhe katër konkurrentë.
Bëhet fjalë për, Ganinë, Bucin, Santianën dhe Metin.
Për të parë se kush kë e nominoi, ndiqeni listën si vijon më poshtë.
Çifti, Iliriana dhe Adri kanë nominuar Blerandon dhe Metin.
Meti ka nominuar Shqipen dhe Blernadon.
Azemi ka nominuar Blerandon dhe Ganinë.
Monika ka nominuar Metin dhe Santianën.
Edona ka nominuar Santianën dhe Ganinë .
Alby ka nominuar Bucin dhe Santianën.
Blerando ka nominuar Santianën dhe Azemin .
Santiana ka nominuar Blerandon dhe Albyn.
Blero ka nominuar Bucin dhe Ganinë.
Ledi ka nominuar Bucin dhe Metin.
Shqipja ka nominuar Ganinë dhe Metin.
Lumbardhi ka nominuar Santianën dhe Ganinë.
Vesa ka nominuar Metin dhe Bucin.
Besi ka nominuar Shqipen dhe Metin.
Alba ka nominuar Lumbardhin dhe Alby .
Buci ka nominuar Bleron dhe Albyn.
Lindita ka nominuar Metin dhe Ganinë.
Domeniku ka nominuar Metin dhe Bucin.
Gania ka nominuar Bleron dhe Lumbardhin.
00:56 - Blerando dhe Shqipja, kapitenët e javës, “Vëllai i Madh” si avantazh ia ofron një dhomë të veçantë (VIDEO)
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Shqipja janë shpallur kapitenët e javës.
Ata e kanë kryer me sukses sfidën që kanë pasur, përcjell Klankosova.tv.
“Vëllai i Madh” si avantazh ia ofron një dhomë të veçantë për të banorët.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:44 - "O Meti, çka po bon o djalë", Anita i drejtohet me kritika Metit (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka pasur disa kritika për Metin.
Ajo e ka pyetur se çfarë po bën, përcjell Klankosova.tv.
"O Meti, çka po bon o djalë”, është shprehur ajo.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:42 - Përplasja e ashpër Shqipe-Meti, eskalon debati përfshihen edhe banorët e tjerë (VIDEO)
Pas transmetimit të video materialit prej debateve në mes të Shqipes dhe Metit, situatë e njëjt ka rrjedhur edhe ‘live’ gjatë spektaklit ‘Prime’.
Dyshja, janë përplasur me tone të larta dhe me fjalë thumbuese karshi njëri-tjetrit, derisa për ta qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe nikoqirët e programit.
Madje, pjesë e përplasjes së tyre janë bërë edhe banorët e tjerë, çka bëri që situata të tensionohej akoma më tej.
Por, për t’i parë më në detaje, se për çfarë më konkretisht bëhet fjalë, dhe cilët banorë të tjerë u përfshinë në këtë debat, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
00:35 - Përplasja e Metit dhe Shqipes, klipi shfaq çdo detaj nga konflikti (VIDEO)
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Meti dhe Shqipja gjatë javës kanë pasur disa debate mes njëri-tjetrit.
Sonte në natën “Prime” është shfaqur edhe klipi që tregon çdo detaj nga konflikti i tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Ti nuk ke nivel”, i është drejtuar Shqipja, Metit.
“Ti s’je kërkushi”, i është kthyer Meti, Shqipes.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:21 - Anita: Më vjen keq që Vesa qenka abuzuar nga ish i fejuari dhe familja e tij, i lumtë për guximin (VIDEO)
Opinionistja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e Vesës dhe akuzat e kësaj të fundit ndaj ish të fejuarit, Mërgim Berisha si dhe familjes së tij.
Anita thotë se “ndihet keq” për faktin që sipas historisë së dëgjuar, Vesa ka qenë viktimë e abuzimit.
“Më vjen shumë keq për historinë që e dëgjova, i bie që Vesa qenka abuzuar nga ish i dashuri që është shumë keq. Më bëhet qejfi që ajo e pati guximin të flasë publikisht mbi atë se si është keqtrajtuar”, ka thënë Haradinaj.
“Ajo paska shkuar në Turqi për t’i ndenjur afër atij djali, dhe ata e gjithë familja e kanë marrë dhe e kanë abuzuar apo keqtrajtuar, qoftë psikologjikisht, qoftë verbalisht, e qoftë fizikisht”, ka shtuar ajo.
00:05 - Mesazhi emocional nga nëna e Vesës që e bëri të qajë: Ne do të jemi këtu për ty (VIDEO)
Vesa sonte ka bërë një rrëfim me të cilin i preku të gjithë.
E pas këtij rrëfimi ajo ka marrë një mesazh nga nëna e saj, përcjell Klankosova.tv.
Nëna përmes këtij mesazhi e ka shprehur mbështetjen e familjes për Vesën.
“Asnjëherë mos u ndje që jemi zhgënjyer me ty, sepse ne do të jemi këtu për ty”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e nënës.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:01 - Vesa lëshon bombën: Vëllai i Mërgim Berishës e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa ka bërë një deklaratë të fortë gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
Ajo e ka akuzuar vëllain e futbollistit, Mërgim Berisha, se e ka tradhtuar edhe gruan e tij, si dhe se i ka shkruar edhe vetë Vesës.
“Vëllai i vet normal që fol keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua, ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa pos tjerash.
23:58 - Vesa rrëfen në detaje se si abortoi foshnjën (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu ka ndarë një histori prekëse brenda shtëpisë, duke rrëfyer ndarjen nga ai dhe akuzat për tradhëti.
Ajo gjithashtu e ka rrëfyer edhe një moment shumë të rëndë të humbjes së fëmijës, përcjell Klankosova.tv.
“S’kam dashtë me e mërzit mamin edhe babin, sepse në atë moment kanë qenë në gjendje të bëjnë gjithçka për mua”, është shprehur ndër të tjera ajo.
Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të Vesës:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:45 - Historia e ndarjes me të fejuarin dhe akuzat për tradhti, rrëfimi prekës i Vesës (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu ka ndarë një histori prekëse brenda shtëpisë.
Ajo ka treguar historinë për lidhjen me ish të fejuarin e saj, përcjell Klankosova.tv.
Rrëfimi për ndarjen dhe akuzat për tradhëti, mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:29 - Sipas Anitës, Buci dhe Blero janë liderët e shtëpisë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka treguar se sipas saj kush janë liderët e shtëpisë.
Ajo është shprehur se lider në atë shtëpi janë Buci dhe Blero, përcjell Klankosova.tv.
“Lider ka, n atë shtëpi është Buci për mendimin tim dhe Blero”, është shprehur Anita.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:03 - Rezultatet e televotimit: Të preferuarit; Gania, Edona, Lumbardhi - Më pak të preferuarit; Lindita, Monika dhe Ledi
Ka përfunduar votimi mbi banorët e preferuar të publikut.
Publiku përmes televotimit ka zgjedhur si banorë të preferuar: Gania, Edona dhe Lumbardi.
Në anën tjetër tre banorët më pak të preferuar janë: Lindita, Monika dhe Ledi.
23:01 - "A t'ka thanë majmun", Blero përplaset me Bucin dhe Ganiun (VIDEO)
Në natën “Prime” të sontëm ka pasur debate të ndryshme mes banorëve.
Një përplasje ka ndodhur edhe mas Bleros, Bucit dhe Ganiut, përcjell Klankosova.tv.
"A t'ka thanë majmun", është shprehur Blero, drejtuar Ganisë.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:46 - Alby e revoltuar ndaj Bucit: Sa herë ti e tjerët i shikoni videot e mia, mua më vijnë lekët tek banka (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka reaguar duke i dalë në krah Ledit në përplasjen e kësaj të fundit me Bucin.
Kësisoj, gjatë mbrëmjes së spektaklit ‘Prime’, Alby e ka kritikuar Bucin për qasjen e tij karshi Ledit, dhe kritikave që ia ia jep asaj në vazhdimësi mbi peshën.
Alby po ashtu e ka shpalosur një histori nga ditët e para të hyrjes në BBVK, kur sipas saj, Buci i ka thënë – “T’i kam parë të gjitha videot e tua”.
Aktorja e filmave për të rritu, kishte një përgjigje pikante për Bucin, të cilin mund ta ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
22:45 - "Ta kom fal njëherë, dy herë s'ta fali" - Blero paralajmëron Bucin (VIDEO)
Edhe sonte në natën “Prime” ka pasur një debat mes Bleros dhe Bucit.
Blero është shprehur se Buci e sheh si rival të fortë, përcjell Klankosova.tv.
Ai gjithashtu është shprehur se ia ka falë njëherë, por s’do ta bëjë më.
“Nuk po e kuptoj këtë qasje ndaj meje, sepse unë vetëm respekt i jap Bucit. E kuptoj që Buci më sheh si rival të fortë. Buci, duhet ta marrësh veten me të mirë, kështu që ta kom fal njëherë, dy herë s'ta fali", është shprehur Blero.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:35 - "Nuk është Ledi e para 15 viteve", klipi plot tensione ndërmjet Bucit dhe Ledit (VIDEO)
Gjatë gjithë javës ka pasur tensione të shumta mes Bucit dhe Ledit.
Ledi është shprehur se nuk është ajo që ka qenë 15 vite më parë, përcjell Klankosova.tv.
“Buci ka probleme me vetveten”, është shprehur ndër të tjera ajo.
Më poshtë mund të shihni klipin plot tensione mes Bucit dhe Ledit.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:29 - Çka bëri që Azemi të nervozohet dhe t'ua përmend gratë e familjarët banorëve tjerë? (VIDEO)
Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor, Azemin.
Brenda tij janë grumbulluar momentet që shtynë në eskalimin e Azemit, çka pasoi me përmendje të grave dhe të familjarëve të konkurrentëve të tjerë.
Për të parë më shumë detaje nga kjo histori, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:22 - Mbyllet televotimi për banorin e preferuar
Është mbyllur televotimi për të preferuarin e publikut, përcjell Klankosova.tv.
Deri më tani keni mundur të votoni për banorin që u pëlqen më së shumti.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:08 - "Alba, o thuaj njërit po, ose jo", Nderimi i ashpër me Albën (VIDEO)
Opinionisti, Nderim Neziri ka komentuar raportin e Albës me Lumbardhin dhe Azemin.
Ai i ka thënë Albës që bën mirë që t’a sqarojë situatën me djemët, përcjell Klankosova.tv.
"Alba, o thuaj njërit po, ose jo", është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:07 - Vesa fillon të qajë, thotë se u keqkuptua fjalia "ti nuk ke familje" (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa është mërzitur pafund gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’.
Madje, ajo ia ka plasur vajit derisa po shpjegonte situatën sesi erdhi deri tek debati me Edonën.
Ajo ka thënë se banorët dhe kushdo tjetër, e ka keqkuptuar kur i ka thënë Edonës – “Ti nuk ke familje”.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
22:04 - "Ju betohem, se vetëm Azemi është i dashuruar", Anita komenton relacionin e Albës me Azemin (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj e ka komentuar raportin mes Albës dhe Azemit.
Ajo është shprehur se në këtë histori, vetëm Azemi është i dashuruar, përcjell Klankosova.tv.
“Në gjithë këtë histori dashurie, ju betohem se me gjithë atë që kam parë, vetëm Azemi është me të vërtetë i dashuruar”, u shpreh ajo.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:58 - Santiana thumbon Lumbardhin: Kot me të dashtë krejt Shkodra, kur nuk të do çika, Alba (VIDEO)
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një kunjë pikante ka fluturuar drejt Lumbardhit.
Përderisa ky i fundit po fliste për emocionet që morri pas ardhjes së dronit pak orë para nisjes së natës ‘Prime’, një porosi erdhi nga Santiana.
“Krejt Shkodra me të dashtë, kur s’të do çika”, i ka thënë Santiana, Lumbardhit, pasi ky i fundit tha se u ndje keq që droni i dha atij mbështetje nga Shkodra, vendlindja e Albës.
21:58 - "Mu dhimbë Azemi", Lumbardhi flet për dronin me mesazh mbështetës nga Shkodra (VIDEO)
Një dron mbështetësh ka ardhur nga Shkodra për Lumbardhin.
Ai është shprehur se kur i ka ardhur droni, i është dhimbsur Azemi, përcjell Klankosova.tv.
“Mu dhimë pak Azemi”, është shprehur ndër të tjera Lumbardhi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:49 - Del klipi i përplasjes ndërmjet Vesës dhe Edonës: Nuk kursyen asgjë nga fjalori (VIDEO)
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Edona dhe Vesa gjatë kësaj javë kanë pasur përlasje me njëri-tjetrin.
Ato nuk kanë kursyer asgjë nga fjalori me njëra-tjetrën, përcjell Klankosova.tv.
Më poshtë mund të shihni edhe klipin e përplasjes ndërmjet Vesës dhe Edonës.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:48 - Vazhdon përplasja Vesa-Edona, vajzat shfaqen plot me krenari, s'ka as kërkim falje (VIDEO)
Përplasja e ashpër e nisur ditën mes Vesës dhe Edonës ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
Si Vesa, ashtu edhe Edona, kanë mbrojtur veten e tyre, duke e anashkaluar fajet mbi debatin eskalues që shkoi në ofendime.
Por, për t’i parë reagimet e tyre gjatë ‘Prime’, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:44 - Banorët i kundërpërgjigjen Brikendës, pas deklaratave të saja thumbuese (VIDEO)
Brikenda ka qenë banorja e parë e eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka pasur diçka për t’i thënë secilit banorë, ku edhe ata i janë kundërpërgjigjur, përcjell Klankosova.tv.
“Santiana çohu prej gjumit”, kishte qenë një prej mesazheve të Brikendës.
E këtij mesazhi i është përgjigjur Santiana duke thënë se më mirë është të fle edhe pak.
“Kur të çohna unë, kallet krejt shpija, kështuqë më mirë me flejtë edhe pak”, është shprehur Santiana.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:40 - Alba e pavendosur në raport me Azemin: Tu pa, tu bo (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë Albën dhe Azemin.
E kësisoj, Alba është pyetur nikoqirët se ku qëndron në raport me Azemin, por përgjigja e saj ishte përsëri sipërfaqësore.
“Tu pa, tu bo”, ka thënë Alba.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
21:35 - Për dukjen e banorëve, sot është përkujdesur stilisti FLUR IM (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova sonte në natën “Prime” po shkëlqejnë.
Për dukjen e banorëve është përkujdesur stilisti FLUR IM, përcjell Klankosova.tv.
FLUR IM iu mirëpret në të dy pikat shitëse në Prishtinë dhe Prizren.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:32 - Brikenda me porosi pikante: Azem çohu prej gjumit, se Albën po t'a marrin (VIDEO)
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, njëherësh e para e eliminuar në edicionin e dytë të këtij formati televiziv, Brikenda është shfaqur sonte në skenën e spektaklit ‘Prime’.
Për më tepër është shfaqur edhe një video material, brenda të cilit, Brikenda ka thënë nga një porosi për disa prej banorëve, shumë prej të cilave ishin pikante.
“Azem, çohu prej gjumit se po t’a marrin Albën”, ka qenë një ndër to.
Zbuloni të tjerat, përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:06 - Nis spektakli 'Prime' nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit
Ka nisur mbrëmja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Por, ndryshime në spektakël ka pasur që në nisje, më saktësisht tek paneli i opinionistëve.
Kësisoj, sonte në vendin e Bledi Mane është shfaqur opinionisti i Big Talk Kosova, Nderim Neziri.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
18:28 - Nimani: 'Prime' i fundit arriti 21.2 milionë klikime, edhe sonte ju pret një super spektakël (VIDEO)
Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Info Magazine”, ka shpalosur pak nga ngjarjet që priten të sqarohen gjatë natës së sotme ‘Prime’.
Vëmendje e veçantë sipas Nimanit, do t’i kushtohet debatit të ashpër Vesa-Edona, që ishte një nga lajmet më të bujshme gjatë ditës së sotme.
“Temë diskutimi pritet të jetë edhe debati në mes të Edonës dhe Vesës, i cili ka bërë xhiron e rrjetit në të gjitha platformat sociale. Do ta kuptojmë edhe si është ambientuar Domeniku në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’”, ka thënë Nimani.
Po ashtu, edhe sonte pritet të ketë shikueshmëri gjigante, nisur nga shifrat e nxjerra nga spektakli i fundit ‘Prime’.
“Në 24 orëshin e asaj nate, thënë më saktë, nga ora 21:00 e të premtes, deri në orën 21:00 të së shtunës, duke i marrë llogaritë nga të gjitha platformat sociale, përfshirë, kanalet e YouTube, TikTok e Instagram kemi arritur një rekord shikueshmërie me 21.2 milionë klikimesh”, ka shtuar Nimani pos tjerash.
Spektakli ‘Prime’ do të mbahet sonte duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet e KlanKosova dhe ArtMotion.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: