Shkurta, Labi, Alba, Benita dhe Dolce u përballën me rrezikun më të lartë për t’u eliminuar sonte.
Ata u dërguan në nominim direkt nga Zarfi i Zi, për shkak të sjelljes së patolerueshme të tyre, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë, nga shtëpia u largua Shkurta Haxhia.
Zarfi i Zi mbyll derën e BBVK-së për Shkurtën
Alba, Labinot Rexha, Shkurta, Dolce dhe Benita kanë qenë sonte nën ethe, pasi “Vëllai i Madh” përmes Zarfit të Zi i çoi në nomimin direkt.
Publiku vendosi që nga ky nomimin, Shkurta të largohet përfundimisht.
Kujtojmë se për shkak të sjelljeve bullizuese, për çka dhe zbarkoi Zarfi i Zi, i eliminuari nuk mund të kthehet as me biletën e fatit. /klankosova.tv
“Kur i lëviz kukat, s’të shoh të aftë për debat”, përplasja e ashpër mes Shkurtës dhe Elijonës (VIDEO)
Këtë Prime, është plasuar edhe klipi me momentet më tensionuese mes Shkurtës dhe Elijonës.
Shkurta kishte ofenduar Elijonën se një femër që lëviz ‘kukat’, nuk është e aftë për debat, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Elijona tha se Shkurta është e mbushur me pakënaqësi dhe hije.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=D0bvDWUfydo
Momentet shpërthyese të Arditit në BBVK (VIDEO)
“Vëllai i Madh” ka prezantuar klipin me momentet më pikante të Arditit.
Shumë shpesh, banori ka shpërthyer dhe ka dalë nga vetja, duke ofenduar edhe banorët e tjerë, transmeton Klankosova.tv.
Për t’i parë këto momente, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=ThWU11AIaXw
Befasitë s’kanë të ndalur, Kushtrimit në vizitë i vjen edhe babai (VIDEO)
Befasitë për Kushtrimin nuk kanë pasur të ndalur sonte.
Pos dajës, atij në vizitë i erdhi edhe babai, të cilin kur e pa Kushtrimi, shpërtheu në vaj, transmeton Klankosova.tv.
Babë e bir, po ashtu performuan me çifteli një këngë tradicionale.
Ndiqni këtë moment të bukur në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=S85YjL5D1do
Porosia në katër sy që daja i Kushtrimit ia dha Labit (VIDEO)
Daja i Kushtrimit, Besimi, pak para se të përfundonte vizitën e tij, la një porosi për Labinot Rexhën.
“Ndonjëherë edhe kërkim-falja nuk është në rregull. Duhet me pas kujdes një fjalë që del nga goja”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni më shumë në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=R7oywb2MbiQ
Momente emocionuese: Kushtrimi surprizohet nga daja i tij, ish-ushtar i UÇK-së (VIDEO)
Pas rrëfimit të jetës së tij, Kushtrimi u surprizua nga daja i tij Besimi, ish-ushtar në brigadën Agim Ramadani.
Kjo befasi solli lot në sytë e Kushtrimit, megjithatë nuk i shpëtuan as momente buzëqeshje, transmeton Klankosova.tv.
Daja i kishte menduar edhe një dhuratë tjetër Kushtrimit, kapelën e luftës.
“Vazhdo kështu i fortë Kushtrim, por ke jetë edhe pas tre muajve”, i tha daja Kushtrimit.
https://www.youtube.com/watch?v=Lf0jeoPgwYU
Kushtrimi hap zemrën, rrëfen sfidat nga jeta! (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani ka rrëfyer te “Vëllai i Madh” gjithë jetën e tij.
Duke u nisur nga kujtimet e lumtura të fëmijërisë në Gjermani, e deri te kthimi në Kosovë.
Ai foli për rrugëtimin e tij në fushën e muzikës, dhe si jeta ia hapi dyert në këtë karrierë, transmeton Klankosova.tv.
Kushtrimi, me lot në sy tregoi edhe lidhshmërinë me familjen e tij.
Ndiqni rrëfimin e tij në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=VGjXVBbMWvI
Era Istrefi flet për dëshirat dhe projektet e reja për vitin 2026 (VIDEO)
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi sonte elektrizoi skenën e Big Brother VIP Kosova.
Pos që ndezi atmosferën, në fund të performancës ajo uroi të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.
Madje, ajo foli edhe për projektet e reja, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo vit dëshira të reja, manifestime të reja, kështu që kemi me i bë realitet në 2026”, tha Era.
https://www.youtube.com/watch?v=zAwPpZfxT3E
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Artistja me famë botërore, Era Istrefi ka qenë surpriza e kësaj nate në Big Brother VIP Kosova.
Para banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, ajo elektrizoi skenën me hitet e saja, transmeton Klankosova.tv.
E konkurrentët nuk kishin si të mos gëzoheshin.
Ndërkohë, Era pati një mesazh të përzemërt për ta, duke ua uruar festat të gjithëve.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=JuOTDcIfvAE
Zarfi i zi trondit shtëpinë e BBVK-së, Vëllai i Madh merr këtë vendim
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përballur me një moment tensioni pas mbërritjes së Zarfit të Zi.
Vëllai i Madh ka marrë një vendim të papritur.
Banorët e përfshirë në debatin që çoi në Zarfin e zi do të shkojnë në nominim dhe njëri nga ta do të dalë nga shtëpia.
“Kjo nuk është hera e parë dhe kjo e bën situatën më serioze. Alba dhe Shkurta ju keni nisur këtë situatë. Ky ishte provokim. Benita ti ke bërë të njëjtin veprim. Dolce, objektet nuk hidhen. Labi sjellja jote ndaj Labinotit janë shkelje të drejtpërdrejta të rregullores. Banorë po gjykoj një model sjellje që po përsëritet. Të gjithë jeni në televotim dhe njëri nga ju do të largohet nga shtëpia me vendim të publikut”, bëri të ditur Vëllai i Madh.
Shtëpia nën tensione të forta, klipi që përmbledh të gjitha veprimet bullizuese! (VIDEO)
Nata nisi zjarr, e po vazhdon të ndizet edhe më shumë.
“Vëllai i Madh” ka prezantuar klipin me situatat më të agravuara në shtëpi, ajo mes vajzave ku Alba spërkati me detergjent disa nga banoret, transmeton Klankosova.tv.
Ky gjest kishte acaruar shumë Dolcen, e cila edhe kishte shtrirë për krevati Albën.
Situatë tjetër aspak e këndshme ishte ajo mes Labinotit dhe Labit, ku ky i fundit ofendoi më fjalë të rënda banorin.
Shihni klipin e përmbledhur në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/hN4njkPuqdQ
Momentet më të bukura të Jasminës në BBVK (VIDEO)
Jasmin Kadriu është banorja që u eliminua sonte nga Big Brother VIP Kosova.
E si çdo të eliminuar, produksioni i përgatitë klip të veçantë secilit banor, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë gjeni momentet më të bukura të ish-konkurrentes në shtëpinë më të madhe në vend:
https://www.youtube.com/watch?v=g026nj2VuqE
Votoi kush votoi – Mbyllet televotimi për të nominuarit (VIDEO)
Është mbyllur televotimi për të nominuarit e kësaj jave, e që është e gjithë shtëpia.
Pra, votoi kush votoi, më publiku nuk ka mundësi të dërgojë asnjë votë, transmeton Klankosova.tv.
Pas pak, merret vesh se kush do ta lë shtëpinë!
https://www.youtube.com/watch?v=TkO9umf14Ew
“Më kanë fut në arkivol”, Dini demanton keq Labin: Ke dashur me hy me kufomë brenda (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit ku tregoheshin qartë ofendimet e rënda dhe akuzat ndërmjet Kushtrimit dhe Labit, ky i fundit u arsyetua se “ka dalë nga vetja” për shkakto një rasti në vitin 2007.
“Më kanë fut në arkivol”, rrëfeu Labi, por ky tregim i tij u demantua keq nga Alaudin Hamiti, prezantues i BBVK, transmeton Klankosova.tv.
“Ti ke kërkuar me hy me kufomë brenda shtëpisë por ne të kemi refuzuar”, shpërtheu Dini.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/0anXFLp0rug
Akuza dhe ofendime të rënda ndërmjet Labit dhe Kushtrimit! – Prezantohet klipi (VIDEO)
Është prezantuar klipi përmbledhës me momentet më pikante nga debatet e përplasjet e ashpra në shtëpi.
Protagonistë ishin Labinot Rexha dhe Kushtrimi, ku Labi ofendoi rëndë banorin, duke përdor edhe fjalor të ndyrë, transmeton Klankosova.tv.
Por jo vetëm Kushtrimin, Labi ofendoi me fjalë të rënda edhe Sasën, duke i thënë “njeri gjysmë-gjysmë”.
Shihni më shumë përmes në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=YW3jO9hs3pY
“Nuk e xhelozoj Elijonën, ajo mua po”, thotë Benita (VIDEO)
Në darkën e të nominuarve, Benita ishte pyetur se pse ka xhelozi karshi Elijonës.
Sonte në Primë, këtë pretendim e mohoi banorja, teksa shtoi se në fakt Elijona shpreh xhelozi ndaj saj, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo hedh kunja ndaj meje”, tha Benita.
Me këtë, nuk u pajtua aspak Elijona, e cila akuzoi Benitën se nëse nuk ka xhelozi, diçka patjetër që ka.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=_BFnuEmFHoE
Momentet më pikante nga darka e të nominuarve! (VIDEO)
Gjatë Prime-it të sotëm, qysh në fillim u prezantuan momentet më pikante nga darka e të nominurave.
Në klip pati çka të tregohet, pasi e gjithë shtëpia është në nominim, dhe secili banor rrezikon të eliminohet, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, produksioni u përkujdes të nxirrte momentet më kulminante, të cilat mund t’i shihni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=JIizI59dlck
“Skena të papranueshme”, opinionistet komentojnë situatat tensionuese në shtëpi (VIDEO)
Opinionistet e BBVK, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi kanë dhënë mendimet e tyre mbi situatat e fundit në shtëpinë më të madhe në vend.
Gixhari thotë se edicioni i katërt i BBVK ka lojtarë të fortë e madje gara është tejet tensionuese, megjithatë, sipas saj, situatat e fundit nuk janë aspak të lakmueshme, transmeton Klankosova.tv.
Derisa sipas Jakupit, skenat e tilla janë të papranueshme.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=OQsL54tT_KI
Sonte eliminim i dyfishtë në BBVK
Prime i sotëm do të jetë tejet i zjarrtë.
Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë bërë të ditur se përpos eliminimit të zakonshëm, do të ketë edhe një eliminim tjetër, atë nga Zarfi i Zi, transmeton Klankosova.tv.
Se kush do ta pësojë, kjo do të merret vesh gjatë natës.
https://www.youtube.com/watch?v=8mNEgOtmCJw