Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet
Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit, pasi nuk ka pasur kuorum.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas ndërprerjes u shpreh se kjo seancë mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet.
“Po e ndërpresë këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha ajo.
S’ka kuorum, nuk vazhdohet me votim për Presidentin
Është ndërprerë seanca për votimin e Presidentit, në mungesë të kuorumit.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 66 deputetë me ç’rast kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se me seanca të tjera mund të vazhdohet nëse plotësohen kushtet.
Emërohen anëtarët për Komisionin Zgjedhor për Zgjedhjen e Presidentit
Është votuar në Kuvend për emërimin e Komisionit Zgjedhor për Zgjedhjen e Presidentit.
Të pranishmit kanë votuar pro dhe ky komision është emëruar.
Anëtarë të këtij komisioni janë Sali Syba dhe Emilia Rexhepi.
Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit.
Të nominuar për këtë post janë dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.
Lumir Abdixhiku tregon se a ka vend Vjosa Osmani në LDK?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Presidentit ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit.
Ai këtë deklarim e bëri kur u pyet nga gazetarët se nëse shkoni në zgedhje a e pranoni znj.Osmani në Lidhjen Demokratike e Kosovës.
Abdixhiku me këtë rast deklaroi se:
“Këto çështje gjithmonë diskutohen në një të ardhme shumë të afërt. LDK asnjëherë nuk ka pasur asnjëherë qëndrim refuzues ndaj Osmanit edhe për këtë proces”, tha ai.
Në seancën për votimin e Presidentit nuk po merr pjesë LDK-ja.
Abrashi prezanton kandidaten e dytë për Presidente
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi e ka bërë prezantimin e kandidates së dytë për Presidente.
Bëhet fjalë për deputeten, Fatmire Kollaçaku, e cila siç tha Abrashi është zgjedhur deputete në gjashtë legjislatura të Kuvendit të Kosovës.
“Fatmire Kollaçaku është doktoreshë dhe specialiste epidemiologjisë”, tha ndër të tjera Abrashi.
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, ka prezantuar kandidaturën e Glauk Konjufcës, ministrit aktual të Punëve të Jashtme.
Nagavci lexoi biografinë e Konjufcës dhe rrugëtimin e tij politik.
Nis seanca për Presidentin - Konjufca përballë Kollçakut
Përballë Glauk Konjufcës do të jetë deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollaçaku.
Të pranishëm në sallë janë 66 deputetë derisa 54 nuk po marrin pjesë fare në seancë.
Ka nisur seanca për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.Në sallë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë, kurse mungojnë 54.
Dy kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë të nominuar për këtë pozitë.
Glauk Konjufca dhe Fatmire Kolllçaku janë dy emrat e propozuara nga ky subjekt politik për postin e të parit të shtetit.
Abdixhiku: Presim shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja
Pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, mbajti një konferencë për media.
Abdixhiku tha se Kosova po futet në një proces të ri zgjedhor.
“Në orën 12:00 të mesnatës LDK-ja pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe sa më shpejt caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Abdixhiku.
Ai deklaroi se LDK-ja është angazhuar për gjetjen e një kandidati konsensual për President, por kjo nuk është arritur.
Sipas tij, 15 votat e LDK-së janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=2qqD5TaAGnw●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.