Fjala e fundit u tha: Avokati i Selimit këmbëngul për pafajësinë e tij, ky është reagimi i ‘Rexhës’
Mbrojtja e Rexhep Selimit ka përfunduar fjalën e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kundërshtime të fuqishme për akuzat e pabazuara dhe të pabesueshme të Zyrës së Prokurorit Të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Deklarata përmbyllëse e ekipit të Selimit nisi dje, me avokatin kryesor Geoffrey Roberts, i cili i rrëzoi të gjitha pretendimet e zyrës së Kimberly West, për të vazhduar sot me anëtarët e tjerë të mbrojtjes, që u deklaruan sot para trupit gjykues, raporton Klankosova.tv
Në fund, Roberts e mori fjalën sërish dhe ishte i qartë: “Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat e ZPS-së, të cilat janë kontradiktore.”
Ndaj gjykatës, avokati i kishte disa fjalë të prera, që nëse vlerësohen provat me kujdes, trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që Selimi nuk është fajtor.
Gjatë këtyre momenteve të fundit, Rexhep Selimi e shikonte direkt avokatin e tij.
Më poshtë gjeni fjalën e plotë të Roberts:
“Ne nuk jemi fshehur nga trajtimi i pretendimeve të ZPS-së dhe4 provave mbi të cilat mbështetet ZPS. Kjo nuk do të thotë që duke iu referuar pretendimeve të ngritura nga ZPS ndaj Selimit, që këto akuza duhet të marrin ndonjë peshë.
Provat kundër Selimit për të gjitha akuzat janë kontradiktore, nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçanërisht, pretendimet se zoti Selimi ka marrë pjesë në ndonjë krim të pretenduar, nëse bëhet një analizë e kujdesshme e provave që ka parashtruar prokuroria.
Po ashtu, mund të kishim shpresuar të mos e kishit vërejtur ndikimin e dëshmitarëve që Prokuroria as nuk i thirri, ose qëllimisht vendosi ditën e fundit të mos i thërras si dëshmitar. Nga ana tjetër, ne mund të kishim zgjedhur të bënim të njëjtën gjë sikur Prokuroria , por e vërteta është që ne i kemi etiketuar të gjitha provat që janë në kundërshtim me qëndrimin tonë.
E kuptoj që ky proces gjyqësor që ka palë kundërshtare dhe e kuptoj që ZPS-ja duhet t’i parashtrojë provat e vet anë mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se qëllimi i tyre është të tërheq vëmendjen tuaj në ato prova që janë të favorshme ose iu shërbejnë argumenteve të tyre.
Megjithatë, ka një dallim të madh, midis ZPS-së që përqendrohet në pjesët më të forta të provave të saj, sic beson Prokuroria dhe tërësisht duke anashkaluar kontradiktat prej informacionit që paraqet ajo. Mendoj që një gjë e tillë e kalon pragun e palëve kundërshtare në një proces gjyqësor të tillë dhe shkon në keqinterpretim dhe mosveprim.
Të nderuar gjykatës, nëse do t’i vlerësoni me rëndësi provat do të mbërrini në këtë përfundim, që zoti Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që ka ngritur ZPS ndaj tij. Si rezultat, zoti Selimi duhet të lirohet dhe të shkojë në vendin e vet, të familja e vet në Kosovë. Nuk ka asnjë bazueshmëri të akuzave që ZPS-ja ka ngritur për zotin Selimi. Ju falënderoj për vëmendjen.” /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/rexhep-selimi-eshte-i-pafajshem-dhe-duhet-te-lirohet-fjala-e-fundit-e-mbrojtjes-ne-hage/
Përfundon fjala përfundimtare e Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Trupi gjykues është në pauzë të drekës dhe do të rifillojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.
Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet që lidhen me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar si të pabazuara.
Ai po ashtu deklaroi se Selimi është i pafajshëm dhe kërkoi që ai të shpallet i tillë.
Mbrojtja e Selimit: “Duhet të shpallet i pafajshëm, kërkesa për dënim me 45 vjet është dënim me jetë”
Mbrojtja e Rexhep Selimit ka thënë në fjalën përmbyllëse se ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe kërkesa e ZPS-së për 45 vjet burgim është dënim me jetë.
Fortuna Sheremeti, si pjesë e ekipit mbrojtës të tij tha se masa e kërkuar nga Prokuroria është e papranueshme.
“Duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Masa e dënimit që kërkon ZPS është e paranueshme, duhet të shpallet pafajësia, shtoi ajo.
Mair: Shumë ushtarë e komandantë as që e kanë ditur se Shtabi i Përgjithshëm ekziston
Chad Mair nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit ka thënë se në pjesën e parë të vitit 1998 nuk ka pasur strukturë me zinxhir komandues por grumbullim të njësiteve lokale-guerile të cilat kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe horiziontale.
“Kjo nuk është strukturë me zinxhir komandues por grumbullim i njësiteve lokale, njësitet guerile që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe horizontale pa ndonjë kohezion apo unitet”, ka deklaruar Mairi.
“Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë moment kohor nuk kishte pasur strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”.
Mairi madje tha se shumë ushtarë të UÇK-së as që e kanë ditur se Shtabi i Përgjithshëm ekziston, apo për anëtarët e tij.
“Provat dëshmojnë se gjatë pjesës më të madhe të 1998-ës ka pasur pak lidhje midis këtyre njësiteve dhe kishte një lidhje shumë të dobët me Shtabin e Përgjithshëm”.
“Lidhje shumë e dobët…kur e themi këtë është se shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre…”, tha Mairi.
ZPS-ja nuk ka dhënë prova nëse (mos)veprimet e Selimit kanë pasur rol në kryerjen e krimeve, thotë avokati i tij
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully në paraqitjen e fjalës përmbyllëse tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka vërtetuar se veprimet ose mosveprimet e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve në aktakuzë.
Sipas tij, ekziston një mungesë e dokumenteve që mbështesin pretendimet e Prokurorisë Speciale.
“ZPS-ja nuk ka arritur të provojë argumentin e vet përtej dyshimit të arsyeshëm jo vetëm kaq, por ekziston një mungesë e tërë dokumentesh operative të dërguara nga Ministria e Rendit Publik në drejtim të policisë ose e kundërta, e cila nuk e vërteton përfshirjen e Selimit dhe faktin që ai ka pasur kontroll mbi policinë”, ka deklaruar Tully.
“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve në aktakuzë apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me kryerjen e krimeve në aktakuzë”.
Ai shtoi se Prokuroria duket se nuk është e vendosur sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit.
“Në dosjen përfundimtare, Prokuroria duket që nuk është e vendosur për sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit”.
“Në paragrafin 503 të dosjes përfundimtare të Prokurorisë, thuhet se Selimi ka pasur kontroll operativ mbi policinë”.
Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.
Avokati i tij, Eric Tully, deklaroi se Zyra e Prokurorit Special nuk ka paraqitur prova që të vërtetojnë pretendimet kundër klientit të tij.
“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z. Selimi, si ministër i Rendit Publik, kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve të përshkruara në aktakuzë, apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me këto krime”, tha Tully.
Ai njëherësh tha nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së ose e Ministrisë së Rendit Publik që të jetë mbikëqyrur nga Selimi./Klankosova.tv
Avokati Tully: S’kishte polici të UÇK-së nën komandën e Selimit
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully ka thënë në fjalën e fundit në Hagë se Policia Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte në përgjegjësinë e Selimit.
Në fjalën e tij, Tully thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur që t’i vërtetojë pretendimet e veta.
“Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga Selimi”, shtoi Tully.