Lajmet e fundit

Ka nisur ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Guineas.
Ndeshja po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Kosova nga katër ndeshjet miqësore sa i ka të planifikuara për muajin qershor i ka fituar dy prej tyre.
Ndaj San Marinos 4:1 dhe ndaj Maltës 1:2, ndërsa kjo është ndeshja e tretë miqësore.
Kosova-Guinea, transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
17:17 Kante i Guinesë ka rrezikuar portën e Kosovës prej një harkimi nga ana e djathtë, mirëpo gol nuk pati pasi goditja shkoi anash portës.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
17: 12 - Pas një ndërhyrje në Loshaj nga një lojtar i Guinesë, nisi një konfrontim verbal dhe fizik. Për shkak të ndërhyrjes Kosovës iu dha një gjuajtje e lirë, mirëpo goditja ishte në qendër të portës dhe nuk rezultoi me gol.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
17:08 - Fillon pjesa e dytë ne mes të Kosovës dhe Guinesë
Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Guines. Rezultati momental është 0:0.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
16:45 - Përfundon pa gola pjesa e parë e lojës Kosova – Guinea
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Guinesë.
45 minutat e para nuk dhanë raste të theksuara të shumta për gola.
Në përgjithësi loja ishte e barabartë dhe pa raste shënimi.
17:23 - Guinea kalon në epërsi kundër Kosovës
Guinea është në epërsi prej 1:0 kundër Kosovës.
Goli u shënua në minutën e 60-të, nga Kouate.
17:27 -Guinea e shënon edhe golin e dytë kundër Kosovës
Është dhënë penalti në favor të Guines, pas prekjes me dorë nga Hajrullahu.
Kante i Guines ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e thelluar rezultatin në 0:2, njofton Klankosova.tv.
17:55 - Kosova ngushton epërsinë ndaj Guinesë
Kosova e ka shënuar golin e nderit në miqësoren kundër Guinesë.
Në minutën e fundit të takimit për 1:2 realizoi Arb Manaj.